Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para fermerëve shkodranë në njësinë Ana e Malit, deklaroi sot se me fushatën e nisur “duam t’u japim këtu në Shkodër, në Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë.”
“Nëse fermerët shqiptarë kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë, Ju vazhdimisht më keni dëgjuar se Edi Rama e ka diskriminuar veriun dhe e them me bindjen më të plotë, por me ju, me fermerët, ai i ka diskriminuar fermerët kudo që janë. Ai u ka hequr mbështetjen, në një psikologji absolutisht të mbrapshtë dhe totalitare”, tha Berisha.
“Në psikologjinë atërore, “privati është privat dhe nuk ka punë me të për shtetin”, por privati është themeli i shtetit, por jo në psikologjinë e një hajduti, të një njeriu që vjedh. Natyrisht mbështetjet individuale për fermerët, subvencionet, grantet nuk janë shuma të mëdha që mund të mbushësh valixhen siç i mbush me koncesionet, me tenderat e mëdhenj dhe në këtë mënyrë ai i ka hequr nga llogaria e ndihmës, duke ua bërë fermerëve shqiptarë shumë të vështirë konkurrencën me tregun përreth dhe tregun evropian.
Në këtë kontekst, kjo fushatë është e përgjithshme edhe për ju, sepse ne duam të japim këtu në Shkodër, në Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë”.
Berisha me fermerët: Pse kjo fushatë është më shumë kombëtare
Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në takimin me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit. Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja aktuale e bashkisë, Voltana Ademi.
Në fjalën e tij, Berisha tha ndër të tjera: “Kam shumë kënaqësi të bisedoj me ju, të shpreh nderimin më të madh. Njerëzit e tokës janë njerëzit më punëtorë dhe ju jeni njerëzit që punoni tokën”.
“Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë. Sepse njeriu fals, opozita false, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qeveri, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve…”, tha Berisha.
“Ne përballemi me qeverinë e Edi Ramës që nuk njeh asnjë rregull, por edhe me Lul Bravën, të cilit Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani është votim i humbur, sepse ia ka dhënë Edi Ramës Lul Brava. Ju bëj të qartë se logoja që duhet votuar është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati Bardh Spahia”, tha Berisha. syri.net
Komentet