( Mbi romanin “Unikale” të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, botim i Sh.B.Nacional, Tiranë, 2015)
Për lexuesin e nderuar !
Jashtë Tirane është dhe një Zonjë e Madhe e Letërsisë Shqiptare, e cila është
Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe e penës”F.M
“Unikale është një roman i zonjës Vrana, që jep portretin e gruas së vërtetë, etalonin që duhet ta shohin e ta imitojnë shumë gra…” F.Minguli
“ Atje një dritë llambe drithëron,
Dhomën e sime Zonje ajo ndriçon,
Përse vallë shkëlqen dhoma e hyinisë,
Në këtë orë mesnate të vetmisë?
Baladë e vjetër skoceze
Në librin e fundit të Ismail Kadaresë, ” Mëngjeset në kafe Rostand”, shkrimtari i kushton një kapitull disa shkrimtareve, kapitull që titullohet “Zonjat e vogla të letërsisë shqiptare”. Pa aluduar aspak për kontekstin e këtij titulli, mendoja se jashtë Tirane është dhe një zonjë e madhe e letërsisë shqiptare e cila është Vilhelme Vranari Haxhiraj.
Pa folur për krijimtarinë e kësaj gruaje shkrimtare, mjafton të përmend se krijimtarisë së saj i takojnë të paktën njëzet romane dhe dhjetra libra të tjerë me zhanre nga më të ndryshmit. Romani i fundit i botuar është ai i titulluar lakonisht ” Unikale“, roman që prek problemet më themelore të jetës së shqiptarëve, jo vetëm në të kaluarën por edhe për ditët e sotme.
Drama e romanit bazohet në jetën e një gruaje shqiptare jo nga kryeqyteti, një gruaje me botë të madhe që krahas burrit, dy vajzave dhe të afërmit, dashuron dhe artin e të shkruarit. Në faqet e kësaj drame, ajo është duke shkruar romanin e tretë.
Subjekti i librit të Vilhelme Vranari Haxhiraj, është i thjeshtë por plot komplikime psikologjike dhe jetësore ku protagonisten e vendos në epiqendër duke shpalosur shpirtin e dlirë të një femre dinjitoze.
Duhet theksuar se Vilhelme Vranari Haxhiraj është larg subjekteve me shumë dashurira e me shumë tradhëtira bashkëshortore, siç ndodh në shumë romane të kohëve të sotme, madje shkruar edhe nga shkrimtare femra. Në romanin “Unikale” njihesh me familjen e ndershme shqiptare, familje që trashëgon virtutet më të mira të shqiptarëve të sjella nga shekujt e largët.
Romani hapet me një monolog ekzistencialist të autores, një monlog meditues me bazament filozofik, një kombinim perfekt i ideve që ajo do të shpalosë gjatë gjithë romanit duke kërkuar t’i japë përgjigje pyetjes që ajo bën: “…se cila është dashuria më e madhe në univers”.
Duke ndjekur narracionin e rrjedhshëm të këtij romani mësojmë se protagonistja ka probleme shëndetësore të cilat me kalimin e kohës përkeqësohen deri sa në fund të romanit ajo nuk jeton më. Eshtë një rast i dhimbshëm për lexuesin i cili ndjen një simpati të natyrshme për këtë grua e cila qëndron si një gur shkëlqyes në faqet e romanit dhe që emeton dashurinë universale të femrës.
Vilhelme Vranari Haxhiraj në këtë roman përcjell mesazhe të rëndësishme për popullin shqiptar, pra del jashtë kornizave të një romani të zakonshëm. Narracioni i saj i ndërtuar me dialogjet psiko-analitike jo vetëm me redaktoren e shtëpisë botuese, Valbonën, njëkohësisht shoqe e saj, por dhe me të shoqin Edionin, e me nënën e saj, nuk përbëjnë vetëm rrjedhën e jetës por tek- tuk duket shqetësimi për të të ardhme të pakuptueshme. E sotmja duket e sigurtë, po e nesërmja…?
Kjo shoqërohet me kapërcimin në kohë të ngjarjeve, çka i jep romanit vlerat e një narracioni modern në ndërtimin e subjektit, ku autorja ruan një ekuilibër të madh në raportet e meditimeve filozofike dhe ngjarjeve konkrete. Ajo konkludon me shumë mprehtësi konkluzione të tilla si.
“ Duke u nisur nga të gjitha kundërshtitë mes njeriut dhe fasadës së tij, ku, mes formimit të tij intelektual dhe dukurisë së jashtme, që nuk puqen me njera tjetrën, mendoj se ana sipërfaqësore pa asnjë lloj personaliteti, vjen si rezultat i nivelit të ulët kulturor që trashëgon nga familja apo mosevluimi individual.”
Më bukur s’ka se si thuhet për sa shohim e dëgjojmë nëpër Shqipëri. Por kur protagonistja bën këto konstatime asaj i dhemb shpirti dhe mua më kujtohen fjalët e Niçes “Më pëlqen njeriu që ka shpirtin më të thellë se plagën e tij”.
Romani brenda monologjeve dhe meditimeve, brenda dialogjeve, na jep të kuptojmë se në thellësi ndjehet një lloj autobiografi e vetë autore Vilhelme Vranari Haxhiraj. Eshtë vendi këtu të them se te trupi i saj jetojnë dy gra, gruaja e vërtetë shqiptare plot shpirt dhe dashuri njerëzore dhe gruaja shkrimtare.
Mesazhet e shkrimtares Vilhelme janë të shumta. Një nga këto mesazhe është patjetër ai me rëndësi sociale, shumë delikat, mesazhi që flet për humbjet e vazhdueshme të trashëgiminisë të familjes së fisme shqiptare. Autorja pasi e bën skanerin e të dy kohëve që kaluam, atë të monizmit dhe këtë të demokracisë së sotme, me shumë të drejtë shkruan:” Sepse humbën si sëpata pa bisht pikërisht të gjithë ata shqiptarë të mirë që ishin të padëshirueshëm për sistemin komunist.”
Dhe komentet në roman nuk mungojnë për të shprehur në gojën e personazheve shprehje të tilla që pasqyrojnë ato që ndodhin sot e kësaj dite:
“ Duhet ta pranojmë me dhëmbje se lëvizja demografike e pakontrolluar nga fshati drejt qytetit, ka sjellë regres në kulturë dhe në qytetari e shoqëruar me vrazhdësi në të folurën e përditshme si dhe në mënyrën e të jetuarit, e të menduarit dhe perceptimit të jetës.”
Ndonëse janë të shprehur në një roman, artistikisht, ato në të vërtetë qëndrojnë dhe autorja ngulmon me shpirt të lënduar për të bërë diçka, për të dhënë një piskamë për çfarë po ndodh.
Ky mesazh reflektohet në disa pjesë të romanit, me shëtitjet që Ardita, protagonistja e romanit, bën me Edionin në Voskopojë duke evokuar historitë e lavdishme të saj, në malin e Dajtit duke paralelizuar pastërtinë e ajrit me dashurinë e tyre dhe me dëlirësinë e shpirtit. Ky mesazh jepet bukur edhe në tregimet që i shoqi bën për të kaluarën intelektuale të prindërve të tij, për një fis dinjitoz shqiptar të qytetit të Elbasanit, e kështu me radhë jepen pasazhe nga liqeni I Ohrit etj.
Por vizita në Egjipt, në piramidet e saj, kulmon haptazi për një rate të trashëguar nga shumë popuj e që për fat të keq, në Shqipëri as që ndihen fare këto regëtime të së kaluarës njerëzore. Këto pasazhe përbëjnë parabola të fuqishme dhe therëse për gjë!ndjen e tanishme të rates sonë, një moskulturë e përhapur si amebë e pakufishme.
Mesazhi tjetër që ka të bëjë me shpirtin e gruas është patjetër dhe sëmundja e Arditës. Kjo sëmundje është një paralele me jetën sociale të shqiptarëve, është një iktus letrar që autorja e përdor me shumë art, duke e vendosur sëmundjen te gruaja dhe rate burri sepse gruaja është vazhdueshmëria e jetës. Ajo, autorja di të manovrojë dhe të ndërtojë ekuilibra të narracionit duke I dhënë ngjyra optimiste edhe rastit të Arditës. Ajo humbi jetën rate jetë doli romani I saj I tretë dhe ajo që trondit lexuesin është porosia për Valbonën që të martohet me Edionin, një veprim që ndodh vetëm te rate me shpirt të madh.
Ja porosia e gruas së madhe që ajo jep në fund të romanit:
“E di që ato( vajzat e saj ) janë të bindura se si nëna nuk ka. E ndiejnë se nëna qëndron mbi të gjithë, sepse është unikale. Vetëm nga një nënë lind jeta e çdo fëmije. Sa shumë kam dashur që t’ua provoja këtë gjë me dashurinë, përkëdhelitë dhe me vetëmohimin tim, por fati im tashmë është vendosur…”
Duhet të theksoj se shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj përdor një stil të veçantë në romanin e saj. Të kujton Robert Musilin përsa i përket perceptimeve psikologjike, në rastin e saj në mardhëniet e gruas me gjithçka që e rethon, nëpërmjet kthimeve në kohë, ajo ndërton një roman me narracion të veçantë, ku çdo kthim mbrapa në kohë është në unison me të tanishmen. Pjesmarrja e pak personazheve në romanin “Unikale” është veti e romaneve të mëdhenj.
Me këtë roman, Vilhelme Vranari Haxhiraj zë një vend të posaçëm në letërsinë shqiptare, aq më tepër që është shkruar nga shpirti i një gruaje të fuqishme e të papërkulur nga dallgët e jetës. Eshtë një roman që jep portretin e gruas së vërtetë, etalonin që duhet ta shohin e ta imitojnë shumë gra…
Eshtë romani që i thur himne gruas dhe shpirtit të saj dhe për këtë jehona e tij do të jetë shumë e gjatë dhe do të mbesë e pashlyeshme në mendjet e shqiptarëve. Letërsia shqipe e kishte të nevojshme një temë të tillë të shprehur kaq artistikisht në”Unikalen” shqiptare.
Durrës 3 mars 2018
Komentet