Nuk janë të shumta mesazhet e fundit të Raffaella Carra-së, monumentit të televizionit italian, pa asnjë trashëgimtare që t’i afrohet –
pasi Zoti tek ajo kishte derdhur të gjitha mrekullitë për të qenë një ikonë e skenës, spaktaklit apo ekranit të vogël.
Mesazhi i fundit në Twitter – ka qenë një tweet më 18 qershor për të falenderuar të gjithë fansat e saj që e uruan për ditëlindjen,
Raffa ka me miliona e miliona fansa jo vetëm në Itali, por në gjithë Europën e botën.
“Ju faleminderit të gjithëve! Ju më mbuluat me urime, afeksioni juaj më prek, ju përqafoj dhe ju uroj një verë me kthimin në normalitet.”
Tweet-i i parafundit ka qenë një ngushëllim më 18 maj, me rastin e largimit nga jeta të të madhit Franco Battiato.
“Jam duke provuar një dhimbje të madhe dhe jam duke të shoqëruar me lutjet e mia”. #francobattiato
Këto janë gjithë mesazhet e vitit 2021, vetëm dy.
Ndërkohë që ka uruar Krishtlindjet më 24 dhjetor në disa gjuhë të botës dhe me një kartolinë të shkruar me dorën e saj.
Më përpara ka ngushëlluar për largimin nga jeta të mikut të saj Armando Maradona, të aktorit të shquar Gigi Proietti-t,
ka uruar Carlo Verdonen. Pastaj i ka dërguar një mesazh të çmendur dashurie Juventusit, skuadrës të zemrës,
duke përsëritur “më pëlqen”, “më pëlqen”, “më pëlqen” nga e fashmja e saj “Tuca -Tuca”i, më 26 korrik 2020 dhe pastaj falenderimet për ditëlindjen më 18 qershor 2020.
Ndërkohë në shtypin italian lexoj se ka shprehur deshirën që përcjellja të bëhet në një arkivol të thjeshtë druri dhe në një urnë të qendrojë hiri i saj.
Kjo do të jetë vera e parë italiane pa Raffaella Carra! Tërmet i vërtetë në botën e kulturës!
Raffaella ishte një Kolosé më vete!
Nëse do të kërkonte dikush që ta përkufizonte të gjitha arritjet e televizionit italian me një fjalë të vetme,
kjo fjalë është Raffaela Carra, e vetmja, por vetëm Raffaella Carra./Elida Buçpapaj