“Kur Neroni dhe Kaligula qëndronin në fron, lindi paradoksi, sipas të cilit, njeriu i ulët, kishte më shumë vlerë se njeriu i lartë”
FRIEDRICH NIETSCHE
1
Pas shpalljes së dënimit me vdekje të Sokratit, nxënësit dhe miqtë e tij i propozuan të arratisej, filozofi i famshëm refuzon: “Mua më duhet të respektoj vendimin e gjyqit, paçka se i padrejtë. Nuk respektoj gjykatësit e mi dhe gjyqtarët amatorë, por institucionin e drejtësisë të vendit tim. Më mirë të pësoj mbi kurrizin tim padrejtësi se sa të bëj vetë padrejtësi duke shkelur ligjin”
2
Ky mesazh i flet edhe kryeministrit Rama, shkelës arrogant e brutal i ligjit ekzistues dhe mashtrues e akrobat në krijimin e ligjeve të reja nga specialistët e tij të politizuar. Ndryshe nga Sokrati që thoshte nuk respektoj gjykatësit e mi, por institucionin e drejtësisë, kryeministri – Lalë Kros Vetë shkruaj e Vetë Vulos, Lufton me çdo mënyrë e mjet të shkatërrojë nga themelet sistemin e drejtësise dhe prokurorët e gjykatësit e korruptuar e të pakorruptuar t’i burgos, që të shpëtojë nga përballja me gjyqin bashkë mëkatarët bashkëpunërorë e në të njejtën kohë të trillojë ligje me kleçka, që të realizojë ëndrrën e kuqe: Partia mbi të gjitha, Unë mbi partinë dhe Ligjin, çka të kujton babain shpirtëror Qoftëlargu, siç e thëriste profesori i shquar i filozofisë Isuf Luzaj.
3
Sokrati do të vazhdonte më tej: Ju nuk më dënuat se shkela ligjin, por sepse nuk e shkela atë që të bëhesha si ju!. Ju doni bashkëpunëtorë … Ata që s’mendojnë e s’veprojnë si ju, i bëni armiq”. Dhe filloi t’i ironizojë e stigmatizojë… Gjyqi i Lartë i dha dënimin me vdekje. Nga mënyrat e ndryshme të vdekjes zgjodhi atë me helm…. Nuk dihet çfarë do të zgjedhte Rama që e dhunon dhe masakron ligjin, por di se aktin e flijimit tragjik të Sokratit për të mos dhunuar ligjin, bota e qyteërëruar e ka vlerësuar si tragjizëm heroik në raport me drejtësinë, ligjin dhe moralin dhe, Sokratin hero.
4
Në mënyrë tropologjike mesazhi sokratian i flet në tërësi edhe realitetit tonë të sotëm, ku alibia e drejtësisë shitet si drejtësi nga deliromania e kryeministrit pushtuar nga madhështia e marrëzizsë Shkrimtari dhe filozofi gjerman Vilhelm Rajhu e ka quajtur njeriun delirant “njeriuc” dhe e depersonalizon: “Njeriuc qelbesh era pordhë dhe ti pandeh se të vjen era violet”.
***
Kryeministrin Rama e shoh si “Njeriuc i madh” në shkeljen e ligjit, Vartësi i tij “njeriuc i vogël” e, kështu me radhë nga vartësi në vartës sipas shkallëve të pushtetit ekzekutiv, nga maja e gjer te portrjeri “mininjeriuc”.
5
Thuhet se, si të jetë i pari i pushtetit (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqsorit), ashtu janë edhe vartësit e tyre, E me që në fokus të kritikës sime kësaj here kam kryeministrin, ai i pari duhet laguar nga pushteti e pastaj me radhë cilindo që ka shkelur ligjin: i mjatë apo i djathtë, i kuq, blu apo laaman, duke aplikuar të gjitha mjetet demokratike që ata të përballen me drejtësinë për bëmat dhe gjëmat e tyre.
Në situatën dramatike dhe tragjike ku ndodhet Shqipëria sot, kjo është alternativa emergjente për të shpëtuar vendin nga katastrofa e gjithanshme që na pret.
6
Askush mos të tutet se Rama do vrasë veten apo të pijë helimin. As ndërmend nuk i shkon ta bëjë këtë, jo vetëm se është fobist dhe i pa zoti, por sepse helmin e ruan për kundërshtarët: së pari për opozitën “armike”, pastan për plangprishësit e LSI-së dhe “tradhëtarët” brenda PS , po edhe për të tjerë që i ka futur në rreth të kuq për t’i burgosur sipas yrnekut enverist.
***
Ndryshe është sjellja me bashkëpunëtorët më të zellshëm, ndarë në skuadra, që veprojnë sipas urdhërave të tij (si skuadra ushtarake në rreshtore): Paraa-marsh.. Prapaa-ktheu.. Majtas.. Djathtas… Në vend numro: Një dy, një dy…(siç thoshte Martin Camaj per shkrimtarët e realizmit socialist). Përr merita të larta si besnik të tij, u shpërndan çertifikata me lavdërime superlative, në salla madhështore mbushur me ligjvënës kukulla, pushtettarë mëkatarë, me hajna, të inkriminuar, ministra dhe deputë e biznesmenë zhytur në batakun e pisllëqeve të aferave korruptive. Kurse çertifikatat e “arta” ua jep atyre të hurit e litarit që të vrasin ditën për diell dhe largohen pa u hyrë ferrë në këmbë në drejtime të paditura, shoqëruar nga makinat e kryepolicit Saimir banditi, i cili kohë më parë duhej të jepte dorëheqje….
***
Urtaku shkodran me buzëqeshje ironike do të thoshte: ky të japë dorëheqje!…Me kë e ke…Një kryeolic shkelës brutal i ligjit si ky që kërcënon edhe prokurorët, të japë dorëheqje… as mos të shkojë ndërmend… E, a derëzi, do të thoshte labi, nuk është trim, hiqet i tilë se kështu e do Dymetroshi, pa lot të fortin Saimirziu me policinë, po dhe Veliu i Bashkisë. Të dy “trimoshat” me arrogancë, inekstremis, refuzojnë e sfidojnë edhe Gjykatën Kushtetetuese. Madje bëjnë edhe demonstrate në dyert e tyre!
O, Zot! Pse s’gjuan me rrufe?!…
7
Pa hyrë në historine e arritjes së konsesusit, falë kryeparlamenarit Ilir Meta dhe kryetarit te opozitës Lulëzim Basha, ku arrit votimi maksimal prej 140 deputetëve, – do të theksoj se, Dymetroshit nuk i skuqet as i nxihet faqja: tani thotë po, pas një ore thotë jo. Pas një dite vë në punë fantazinë e paarsyeshme që pjell përbindhsha, dhe hedh një gurë në ujë, që as njëqind të mençur s’e nxjerrin dot.
***
E, që ta ngas fjalën siç thotë rrëfimtari popullor, Rama është deklauar se nuk është politikan, paçka se me mafiozitete dhe makinacione politike u ngjitet në krye të PS e pastaj në krye të pushtetit ekzekutiv, ndonëse faktor kryesor ishte Ilir Meta… po bukëshkali Rama si shpërblim e ka futur në listën e zezë… Hakmarrja primitive e tij është e frikshmem, ashtu si dhe ëndrra e parealizueshme Ligji jam unë shteti jam unë.
***
I sëmuri për mend dhe pushtet është i nbushur me urreje, dashuria njerëzore është arratisur prej tij, Ndezës e provokator konfiktesh si ai nuk gjen të dytë; përçarës i shqiptarëve Veri-Jug; diskriminues i popullatës së Veriut. Kryeministër i gjysmës së Shqipnisë, njera e nënës tjera e njerkës.
I mjeri kryeministër! Nuk di të bëj gjë tjetër. Gjynah… Nuk është specialist në asnjë fushë, as në ekonomi as në financë as në politikë as në diplomaci as në kulturë, madje as në art… megjithatë është i guzimshëm, lot rolin e të diturit për gjithçka.
O fat i zi i popullit tim!
Sokrati do të th,oshte: “Diferfenca midis njeriut te ditur dhe atij injorant është se i dituri njeh mangësitë e dijes së fij dhe mëson nga gabimet, ndërsa injoranti nuk i njjeh gabmet, e di veten të aftë dhe jep opinione për gjithçka”.
8
Pas dështimit të refuzimit të tij për konsensesu, që u detyrua ta pranojë, i tronditur edhe nga supër-vlerësimet e larta për Bashën dhe Metën nga Venecia, SHBA dhe BE – thonë se gjithë natën mbështillte kokën me peshqir të lagur dhe nxirrte gulçime e ofshama sa tromhaksi edhe Zahon i cili ia krisi të qarit sikur të ndjenjte diçka ogurzezë…
***
Një telefonatë e papritur në mesnatëe bëri që Fatmir Xhafa të flutoronte si zog nate drejt e në vilën e Ramës. Askush nuk e di se çllafosën me njeri-tjetrin. Megjithatë çdo njeri me dy para mend në kokë kupton se diçka është trilluar që të miratohen të shtatë ligjet e rekomnduar nga Venecia, SHBA dhe BE. Mendohet për ndonjë kleçkë që të përifotjë kryeministri i cili për fronin e tij i ka bërë rrush e kumbulla paratë taksapaguesve, po edhe ato që merren nga droga, korrupsioni e punët e ndyra, pa e vrarë mendjen se, të varëfërit po zvarriten me rrasën e varrit mbi shpinë, pensionistët po i çon para kohe në varr, të rinjtë e papunë po arratisen nga vendlinja, ndërsa ekonomia po rrokulliset drejt gremëinës bashkë me Shqipërinë….
9
Ndryshimet në kushtetutë ku përpara ligjit të gjithë të jemi të barabartë, nëse pengohen nga kryeministri apo kushdo tjetër, këtyre duhet t’u priten këmbët e fronit, që filozofia e rrotacionit të pushtetit të realizohet me çdo mjet. Nëse shoqëria jonë nuk vetëdijësohet për këtë, është bashkëfajtore, kope dhish që shko:n pas cjapit me brirë. Sokrati në një situatë unike, kishte thënë: “Turma: qen i zgjebosur i madh, i lidhur me hu mes diellit. Gjithë kohën flë; kruan zgjeben e vet dhe sulet i tërbuar mbi këdo që do ta zgjojë e t’i zgjidh zingjirët”.
10
E përfundoj kritikën time me perifraziimin e sentencës së Epiktetit “Nuk ndodh kurrë që diktatori dhe tirani të respektojnë vullnetin e lirisë”, prej së cilës formuloj togfjlët: Nuk ndodh kurrë që diktatori dhe tirani të respektojnë ligjin, drejtësinë, moralin dhe të vërtetën.
Komentet