Në dhomë fort e ngula lopatën përsëri
Dhe jashtë frynte era, dhe jashtë binte shi.
E kam groposur dhomën nën tokë menjëherë
Dhe jashtë binte shi dhe jashtë frynte erë.
Prej gropës e kam hedhur krejt dheun nga dritarja, –
E zezë ishte toka, ngjyrë alabastri perdja.
Deri në xham arriti ky dhé që peshën mbante.
Sa bota lartësohej, në kreshtë Krishti qante.
Tokën duke gërmuar u thye kjo lopatë,
Se vetë Perëndia e theu, me uratë.
Mes kohrave u ktheva nga kisha udhëtuar,
Në dhomë krejt të zbrazur kam mbetur i trishtuar.
Desha t’i ngjitem majës, të rri aty gjithmonë,
Një yll në qiell shkëlqente. Në qiell ishte vonë.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet