Policia merr në mbrojtje familjen e Mikel Shallarit, i cili akuzohet si vrasësi i ish-kryekomisarit Artan Cukut.
Ditën e djeshme 24-vjeçari kërkoi garanci për familjen me kusht që të bashkëpunonte me organet e drejtësisë dhe zbardhjen e vrasjes së Cukut.
Ditën e sotme, kur pritet të merret edhe masa e sigurisë për 24-vjeçarin nga Kuçova policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij, të përbërë nga prindërit dhe motra e Mikelit.
Ata kishin ardhur në Tiranë prej 3 muajsh, duke ndërruar shtëpinë ku ata banonin deri tani.
Komentet