Merkel theksoi se për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duhet të plotësohen disa parakushte dhe tha se do të shqyrtojnë se si Gjermania mund të ndihmojë për krijimin e këtyre kushteve
BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke theksuar se Komisioni Evropian (KE) ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), tha se çështjen do ta shqyrtojnë në mbledhjen e KE-së që do të mbahet në fund të muajit qershor.
Merkel para takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kryeqytetin Berlin zhvilloi një konferencë shtypi të përbashkët me Ramën. Ajo theksoi se për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duhet të plotësohen disa parakushte dhe tha se do të shqyrtojnë se si Gjermania mund të ndihmojë për krijimin e këtyre kushteve.
Kancelarja gjermane theksoi se në takim do të trajtojnë të ardhmen politike të Shqipërisë si dhe çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Me Shqipërinë do të bisedojmë për çështjen rreth fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Merkel.
Ajo gjithashtu tha se temë e bisedës me homologun e saj do të jenë edhe reformat në fushën e drejtësisë në Shqipëri. Merkel shtoi se mes tjerash do të bisedojnë për zhvillimet në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, duke theksuar se reformat në drejtësi janë vlerësuar nga vendet fqinje të Shqipërisë, tha se presin që Gjermania të vazhdojë t’i mbështesë ata edhe në mbledhjen e KE-së në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Rama theksoi se fillimi i negociatave për anëtarësim nuk është fundi i një procesi të rëndësishëm dhe se janë të vetëdijshëm se është fillimi i një periudhe të re. “Procesi i ardhshëm do të kërkojë shumë reforma, testime dhe sakrifica”, tha kryeministri Rama.
Ai më tej tërhoqi vëmendjen në atë se pavarësisht se në Shqipëri jetojnë myslimanë gjenden edhe shumë të krishterë, tha se besimi i përbashkët i njerëzve është Evropa.
Kujtojmë se disa ditë më parë Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. aa
Komentet