Merkel ka ripohuar se pa kompromise Evropa dështon “dhe këtë ne nuk e duam”. Megjithatë, deklaroi kancelarja gjermane, “nëse pas referendumit qeveria greke do të kërkonte të bashkëbisedojmë, ne nuk do ta refuzojmë”.

“Nuk ka asnjë bazë juridike që Greqia të marrë një financim kalimtar midis progamit në skadim dhe një programi të ri të mundshëm,” shpjegoi Merkel. Të gjitha gjërat janë shumë të qarta, shtoi ajo.

Merkel ka nënvizuar se nuk shikon ndonjë arsye për çfarëdo takimi special evropian para referendumit dhe se “askush nuk dëshiron të ndikojë në rezultatin” e votës në Greqi.

sda-ats