Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe vjen pak ditë para se të vijë në Shqipëri, kancelarja Angela Merkel.
Mendohet se pikërisht kjo vizitë e rëndësishme e kancelares gjermane në 14 shtator, në kuadër të procesit të Berlinit, të jetë temë e diskutimit mes Zingraf dhe Bashës.
Kandelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën.
Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.
Komentet