Nuk dihet nëse Merkel do të përsërisë rezultatet e para dy viteve kur fitoi 96.7% të votave të delegatëve
BERLIN – Pasi javën e kaluar konfirmoi se do të kërkon edhe një mandat të ri në postin e kancelares gjermane, Angela Merkel do të kandidojë edhe për një mandat të ri dy-vjeçar në krye të partisë së saj.
Unioni Kristiano-Demokratik (CDU) sot do të mbajë kongresin e tij në Essen, ku në vitin 2000 për herë të parë u zgjodh për kryetare Merkel, në krye të së cilës qëndron akoma.
Gjatë vitit të kaluar partia ka përjetuar trazira të shpeshta për shkak të qasjes së Merkel ndaj krizës së emigrantëve, e cila rezultoi me rezultat të dobët zgjedhor të partisë.
Nuk dihet nëse Merkel do të përsërisë rezultatet e para dy viteve kur fitoi 96.7 përqind të votave të delegatëve.
Për mediat gjermane, ka thënë se pret “rezultat korrekt”.
CDU gjithmonë ka rrëzuar popullaritetin e partisë së djathtë Alternativa për Gjermani (AFD), e cila mbështet politikat anti-emigrante.
Në “konfrontimin politik” me AFD Merkel ka propozuar rregulla më të rrepta për azil, por duke mbetur në qëndrimin se Gjermania duhet të jetë e hapur për refugjatët. aa
Komentet