Intervistë me ish kryetaren e këshillit Botues të gazetës Tribuna Demokratike themeluar me 6 shkurt 1992
Merita Shkupi: “Këtë peridudhë e kujtoj gjithmonë me shumë emocione. Gazeta Tribuna Demokratike ishte organ i Partisë Demokratike, Dega Tiranë dhe u krijua me një vendim të PDSH dhe kryetarit të saj Sali Berisha. Gazeta doli 12 muaj pas themelimit të gazetës RD dhe dy muaj para zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Mua më caktuan kryetare të Këshillit drejtues dhe gazetarin dhe poetin e ri Mujë Buçpapaj kryeredaktor. Në këshillin drejtues ishin edhe Dylber Vrioni dhe Dashamir Shehu, ndërsa kryetar i Degës së PD-së ishte prof. Ylli Vejsiu. Bashkë me Mujon dhe Ardian Haçin atëherë student përgatitëm numrin e parë. Kishim një zyrë në katin e parë të ndertesës së PDSH-së, e cila gjendej në rrugën e Kavajës.”
1.Merita, me 6 shkurt 1992 doli numri i parë i gazetës Tribuna Demokratike, një gazetë fillmisht javore, e degës së Partisë Demokratike Dega e Tiranës. Si e kujton këtë periudhë sot pas 33 vjetësh, stafin e saj dhe grupin mbështetës?
-Merita Shkupi: Këtë peridudhë e kujtoj gjithmonë me shumë emocione. Gazeta Tribuna Demokratike ishte organ i Partisë Demokratike, Dega Tiranë dhe u krijua me një vendim të PDSH dhe kryetarit të saj Sali Berisha. Gazeta doli 12 muaj pas themelimit të gazetës RD dhe dy muaj para zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Mua më caktuan kryetare të Këshillit drejtues dhe gazetarin dhe poetin e ri Mujë Buçpapaj kryeredaktor. Në këshillin drejtues ishin edhe Dylber Vrioni dhe Dashamir Shehu, ndërsa kryetar i Degës së PD-së ishte prof. Ylli Vejsiu. Bashkë me Mujon dhe Ardian Haçin atëherë student përgatitëm numrin e parë. Kishim një zyrë në katin e parë të ndertesës së PDSH-së, e cila gjendej në rrugën e Kavajës.
Mua me caktuan të merrja lejën e gazetës. Në atë kohe ishte zevendes minister i qeverisë teknike Ylli Pango( qe ishte shoku im i klases) dhe Alfred Pema qe kishte qene profesori im. Ata me ndihmuan mua te marr lejen e gazetes.
Mujo megjithëse i ri (ishte student pasuniversitar), kishte aftësi krijuese, organizative, komunikimi dhe aftësi për të punuar si skuadër. Ai aktivizoi gjithë publicitët e rinj dhe sidomos studentët rreth gazetës. Dalja e saj me 6 shkurt 1992 ishte një ngjarje e rëndësishme. Ajo u bë qysh në numrin e parë zëdhënëëse e shumicës së demokratrëve shqiptarë, sidomos i krahut radikal dhe ish të përndjekurve politik dhe popullit të Tiranës.
2. Cilat mendoni ju ishin rrethanat që e detyruan Partinë Demokratike të Shqipërisë të krijonte një gazetë të dytë , rreth 12 muaj pas krijimit të gazetës RD dy muaj para zgjedhjeve të 22marsit 1992?
-Merita Shkupi: Së pari mendoj se e mjata, PPSH-ja e quajtur PS, kishte shumë më tepër gazeta në treg. PD kishte vetëm RD dy herë në javë. Pra duhej bërë një balancë aq sa të ishte e mundur. Po kështu RD-ja mbante një qëndrim më të moderuar dhe shumë ish-të përndjekur, sindikatat dhe sidomos populli i Tiranës dhe intelektualët e papërlyer të saj, kërkonim një qëndrim më të ashpër ndaj regjimit komunist që po rezistonte. Tribuna dhe stafi i saj e luajten këtë rol në mënyrë të shkelqyer dhe bënë fushatën e 22 marsit më shumë kreativitet.
3.Siç e thatë edhe Ju, gazeta e filloi punën me një staf të vogël si Merita Shkupi kryetare e këshillit Botues, Mujë Buçpapaj kryeredaktor dhe studenti Ardian Haçi gazetar, ndërsa zyri vend vend të menjëhershëm dhe me shumë bujë në tregun e shtypit të kohës? Çfarë mendoni ju e bënte të veçantë këtë gazetë?
-Merita Shkupi: Gazeta zuri vend mënjëherë në treg. Vetëm në Tiranë deri në orën 12.00 të ditës shiteshin 7 mijë kopje. Së pari thoshte të vertetat e mëdha, së dyti ishte shumë profesionale dhe së treti shprehte interesat e popullit të Tiranës dhe Shqipërisë.
4. Edhe pse gazeta ishte zyrtarisht organ i Degës së PD-së Tiranë, ajo në fakt u bë organi më i dashur i elektoratit të djathatë në vend.Ndërsa RD-ja kishte një politikë editoriale më të butë, Tribuna Demokratike, në kontrast me të, ishte një gazetë radikale, e stilit amerikan e drejpërdrejtë dhe fishkulluese ndaj kundërshtarëve politikë, duke u bërë kështu zëdhënëse e vertetë e aspiratave të popullit të Tiranës dhe të vendit, për ndryshim të shpejtë dhe ndarje nga e kaluara komuniste. A i kujtoni çastet se si pritej kjo gazetë në Tiranë dhe vend ndërsa shkoi me një tirash deri në 80 apo 90 mijë kopje në numër?
-Merita Shkupi: Kur dilte numri i gazetës në Tiranë kishte interesim të paparë. Socialistët tërboheshin kur dilte Tribuna, pasi ishte fishkulluese ndaj tyre. Mujo dhe gjithë njerëzit që I aktivizoi për shkrime punonin pa ndërprerje. Nuk kishim kushte. Të gjitha shkrimet shkonin me shkrim dore drejt në shtypshkronjë. Gazeta shkoi gjate shkurt-marsit 1992 deri në 90 mije kopje. Meqënëse gazeta e kishte letren falas nga miqtë e Sali Berishës në SHBA, unë dhe Mujo vendosëm ta rrisnim tirazhin, i cili po shitej komplet.
5.Dega e Partisë Demokratike Tiranë, organ i së cilës ishte edhe Tribuna, ishte një për vijën e ashpër politike. Kjo politikë e vinte atë shpesh në konflikt me disa prej drejtuesve të lëkundër të PDSH, të cilët kishin qënë në qeverinë e Stabilitetit me kryeministër socialistin Ylli Bufi.Kjo ndarje vizionesh brenda partisë, reflektohej edhe në gazetë dhe sidomos në pengesat që i nxirrnin Tribunës Demokratike në pagesat e shtypshkronjës, pasi për ne stafin as që bëhëj fjalë për pagesë pasi ishim vullnetarë! A të kujtohen ato tensione që kalonim në çdo numër!
-Merita Shkupi: Edhe brenda PD-së pritej shumë mirë, por nga ana tjetër në atë kohë krahu i moderuar i ish-ministrave të PD-së në qeverinë e Stabilitetit ishin për bashkëqeverisje me PS-së dhe sic dihet mezi dolen nga qeveria Bufi me 4 dhjetor 1991. Ky krah i vogël ishin të pakënaqur me radikalizmin e Tribunës. Megjithë presionet e brendshme dhe atyre komuniste, Mujo nuk u lëkund nga politika editoriale e gazetës, një frymë radikale dhe e drejtë.
6. Radikalizmi i Tribunës Demokratike, ne si staf na vuri në shenjestër të sulmeve dhe kërcënimeve të veglave të ish-sigurimit të shtetit dhe sulemeve edhe fizike të militantëve radikalë të majtë. Kërcënimet ishin bërë të përditshme por ne nuk u trembën , biles as që në shkoi ndërmend të frikësoheshim. Me guximin e ideve tona ne i mundëm mbeturinat e regjimit komunist me forcën e të vertetave që shkruanim dhe mbronim. Si e kujtoni këto situate jo shumë të këndshme?
-Merita Shkupi: Nuk i harroj kurrë këto situata. Kishim kërcënime në rrugë dhe kudo. Militantët e majtë e blinin gazetën dhe e grisnin publikisht, ish-sigurimi ishte akoma i fortë dhe me shtrirje kudo, dhe bëri cmos që Tribuna të mos dilte, por punëtorët e shtypshkronjës si Astrit Muça e fillonin gazetën në orën 12.00 të natës dhe në orën katër të mëngjesit gazeta ishte prodhuar. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Mujo dhe stafi i tij e gdhinin në shtypshkronjë.
6. Ndërsa kujtoj Tribunën dhe numrat e saj të parë, ndër mend me vinë prof. Ylli Vejsiu kryetar i Degës së PD-së Tiranë, Sotir Qirjaqi shef i administratës së degës së PD-së, Dylber Vrioni anëtar të Këshillit Botues, por edhe prof. Skënder Shkupi që na qendronte pranë si redaksi. A ju kujtohen vështirësitë e transportit të letëres, të radhitjes së shkrimeve dhe përgatitjes së numrit të ri?
-Merita Shkupi: Për gazetën interesohej direkt Sali Berisha, por fuqia e transportit ishte zero në PDSH. Nuk kishim kamioncinë për të marrë letrën në Lundër dhe sjellë në shtypshkronjë. Sotiri ishte shef i administrates së Tiranës dhe bashkë me Mujon dilnin në rrugë dhe prisnin deri sa vinte ndonjë makinë rasti dhe që pranonte ta merrte letrën pa pagesë vetëm për shoqëni si I thone fjalës dhe ta sillte në Tiranë. Kishte shumë vështirësi burokratike, por ja dolëm mbanë me idealizëm, guxim dhe përkushtim. Gazeta Tribuna Demokratike dilte dy herë në javë, po aq sa edhe gazeta “RD”, por stafi ynë ishte vetëm dy vetë, ndërsa RD i kishte 12 vetë. Megjtihatë ne e përballuam volumin e punës duke punuar 16 orë në ditë dhe me punë vullnetare që bënin të rinjtë.
7. Kur shikon koleksionin e e numrave të parë të gazetës Tribuna Demokratike, aty gjen emrat e gazetarëve të rinj të cilat do ta mbain shtypin shqiptar për 33 vjet me radhë. A mendoni se duke ju dhënë këtë mundësi për promovim shumë të rinjë studnetë apo publicist të rinj, Tribuna krijoi edhe një shkollë të shtypit të djathtë në vend?
-Merita Shkupi: Është e vertetë. Në Tribunën Demokratike përvec Mujos si kryeredaktor atëherë 26 vjec, ishin edhe të gjithë djem dhe vajza të rinj, studentë apo publicistë të rinj të papërlyer me regjimin e vjetër dhe komunizmin, që punoin vullnetarisht për gazetën me shkrime, analizia, komente reportazhe, fejtone dhe përkthime. Këto firma për 33 vjet kanë dominuar shtypin shqiptar dhe vijojnë ende. Pra, Tribuna u shndërrue edhe në një shkollë gazetarie për të rinjtë.
8. Pas 33 vjetësh shtypi i shkruar i PDSH-së nuk ekziston prej më shumë se një dekade. Shumica e mediave vizive janë ose nën kontrollin e qeverisë, ose nën kontrollin e oligarkëve të kësaj qeverie, që është po kaq e dëmshme në një demorkaci për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Tani ka gazetarë të studiove televizive që marrin nga 10 mijë euro deri në 22 mijë euro në muaj. Si e shpejgon këtë degradim, të lirisë së shprehjes dhe kontroll të kësaj lirie deri në poshtrim, ndërsa unë dhe ti bënim një gazetë deri në 90 mijë kopje në numër pa pagesë në mënyrë vullnetare? Si publiciste dhe intelektuale çfarë sygjeron për të dalë nga kjo situatë e mjerushme e shtypit dhe medias?
-Merita Shkupi: Sot pas 33 vjetësh nga koha kur e nxorëm TD ndiej trishtim dhe dhimbje. Shtypi, mediat në tërësi kontrollohen nga qeveria e majtë, dhe pjesa tjetër e tyre nga oligarkë të shkrirë me qeverinë. Shumë gazeta të përditshme vetëm këta 12 vjetëtë e fundit kanë falimentuar përfshirë edhe disa gazeta të djathta kritike ndaj abuzimeve të qeverisë. Shumë analistë marrin rroga të çuditshme të fryra, cfarë lë të nënkuptosh se janë argatë të qeverisë . Fjala e lirë është tronditur nga klanet, tarafat, oligarkët dhe vetë qeveria. Po kështu është rikthyer censura dhe autocensura, servilizmi ndaj qverisë dhe regjimit. Pra media e ka humbur rolin e saj si rojtare e interesit publik.
9. Çfarë do t’u thuash të gjithë atyre gazetarëve, poetëve, shkrimtarëve, përkthyesve dhe intelektualëve që ishin pjesë e Tribunës Demokratike qysh në numrat e parë të kësaj gazete dhe luajtën rol për nxjerrjen e frikës, demaskimin e regjimit që po ikte dhe vegalve të tij duke thënë të vertetat dhe më zë të lartë dhe pa frikë?
-Merita Shkupi: I falenderoj nga zemra për rolin që patën dhe mundin që hoqën për botimin e gazetës TD. I ftoj ata që të luajne përsëri këtë rol në mënyrë që vendi të mos rreshqasë në autoritarizëm dhe censurë të plotë.
10. Merita, dua që në këtë intervistë të të falenderoj me shpirt ty dhe familjen tënde për ndihmën që më keni dhënë për përgatitjen e çdo numri të gazetës Tribuna Demokratike. Si shpjegohet që as PDSH-ja as PD dega e Tiranës, nuk është kujtuar kurrë të kremtojë lindjen e kësaj gazetë që në fakt bëri fushatën fituese të PDSH-së më 22 mars 1992?
-Merita Shkupi: Po, unë isha shumë e përkushtuar. Më ndihmonte edhe im atë Ndriçimi dhe im shoq Skënderi. Ata ma lehtësuan punën time. Gazeta Tribuna Demokratike disa muaj pas fitores së 22 marsit 1997 u mbyll. Dikush nuk donte të ishte në treg si media e pakompromis kundër komunizmit. Tribuna kërkonte që krimet e komunizmit të ndeshkoheshin, që ish zyrtarët e sigurimit të shkonin në burg, që vendi të ndahej nga trashëgimia komuniste si dhe për bashkimin kombëtar. Mbaj mend që nje artikull i babait tim Ndricimit shkruante: ” ti varim komunistet ne litar,ashtu si na varen dhe tu themi ashtu ishte koha.” Gazeta doli disa herë ma vonë në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Jam e cuditur pse PD nuk e ka kujtuar!
10. Çfarë dëshironi të thoni tjetër?
-Merita Shkupi: Sot pas 33 vjetësh jam krenar që kam luajtur një rol për fitoren e demokraicsë, por edhe e dëshpëruar që demorkacia në Shqipëri është katandaisur në autoritarizëm. Dua të të falenderoj ty për rolin që ke luajtur si themelues dhe drejtues i Tribunës Demokratike dhe prej vitit 1992 edhe si gazetar i Rilindjes Demokratike. Asnjë gazetar, publicist dhe analist nuk ka treguar këtë integritet të fortë si ti, dashurine për gazetarinë dhe të vertetat demokratike, pa u përlyer, pa u shitur dhe pa u frikësuar nga të verteta që mbron.
Ty të qëlluan me plumba në gusht të vitit 1997 kur bandat e komitetëve të jugut u kthyen në fuqi vetëm për shkrimet tua të forta poltike dhe denoncimin që u bërë vegalve të regjimit komunist. Edhe pse mbete I plagosur rëndë dhe kalove shumë vuajtje deri sa u ringrite në këmbë, nuk u dorëzove, por vijove edhe ma me guxim luften per liri dhe demokraci. Dua të të uroj Mujo edhe për arritjet tua letrare nderkombëtare, për botimet dhe dhjetra gjuhë të huaja dhe vlerësimet nderkombëtare, për arritjet akademike dhe shkencore si pedagog, studiues dhe kërkues shkencor, por edhe si botues i gazetës javore Nacional e cila prodhohet prej 17 vjetësh pa ndërprerje dhe shpërndahen në gjithë rajonin tonë e printuar. Të uroj shumë suksese!
Le ta kujtojmë me respekt 33 vjetorin e gazetës Tribuna DEmokratike!Fjala e lirë nuk vdes kurrë!