Mënyra të thjeshta për të shpejtuar metabolizmin tuaj, pa pasur nevojë për ushtrime apo dietë:
Dy gota me ujë të ftohtë
Kur të zgjoheni, pini dy gota ujë të ftoftë. Uji i ftohtë do të detyrojë organet e brendshme për të dëbuar ujin në muskujt periferik, gjë e cila përmirëson qarkullimin dhe rrjedhën e gjakut. Uji është më i rëndësishmi për funksionimin e trupit të njeriut dhe shumë njerëz janë të dehidratuar në një farë mase për çdo ditë. Nëse gjatë vitit aplikoni shprehinë për të pirë ujë në mëngjes, ju do të humbni 2.5 kg.
Pulti adekuat
Mbani laptop-in në pultin adekuat. Përderisa jemi ulur, nuk kemi nevojë fare për të përdorur muskujt. Kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë gjatë gjithë ditës, por një deri në dy orë të jo-produktivitetit në ditë, do të përmirësojë metabolizmin tuaj.
Dush me ujë të nxehtë-ftohtë
Kur filloni një dush me ujë të nxehtë prej 2 deri 3 minutash, pastaj bëni dush me ujë të ftohtë për 30 deri në 45 sekonda. Kjo ndikon në relaksimin e enëve të gjakut kur është uji i nxehtë dhe tkurrja e tyre kur uji është i ftoftë. Pas këtij dushi, ju do të ndjeni qarkullimin më të shpejtë të gjakut.
Gjumë të rregullt
Gjumi i rregullt dhe i mjaftueshëm ndihmon gjithashtu në rregullimin e proceseve metabolike. Trupi i njeriut është si një makinë, e cila ka nevojë për një pushim që të këndellet, kurse gjumi është mënyra më e mirë për të bërë këtë. Sipas shumë studimeve që janë zhvilluar në lidhje me atë se sa duhet të flejë një person brenda 24 orëve, rezultatet kanë treguar se mesatarisht një person duhet të flejë mes 7 dhe 9 orë, edhe pse mund të ketë një dallim plus-minus një orë.
Ushqimi
Merrni ushqim gjatë një periudhe të shkurtër ditore. Ekspertët rekomandojnë që racioni juaj i fundit të jetë rreth orës 18:00 dhe në pjesën tjetër të mbrëmjes të konsumoni vetëm ujë. Në mëngjes, pasi të pini ujë të ftohtë, konsumoni pak mëngjes, vetëm sa për të mashtruar urinë dhe filloni të konsumoni ushqimin në kohën drekës. Nevojitet pak kohë derisa të mësoheni me këtë ritëm.
Piperi djegës
Është e njohur se specat djegës shërbejnë për të reduktuar obezitetin, për shkak se nxisin shpenzimet e energjisë dhe oksidimin e yndyrës. Speci djegës përmirëson tretjen, qarkullimin dhe rrit nivelet e energjisë. Përveç kësaj, përmban një nivel të lartë të vitaminës C, A, dhe mineralet esenciale. Por, merrni piper në sasi të vogla, pasi dozat e mëdha të piperit djegës mund të kenë efekte negative për shëndetin tuaj.
Vaji i kokosit
Përgatisni ushqimin në vaj kokosi, duke përdorur atë ekstra të virgjër, e cila është forma më e pastër e çdo vaji. Vaji i kokosit përmban shumë acide që treten lehtë dhe absorbohen me shpejtësi, që do të thotë se shpejt konvertohen në energji, në vend që të depozitohen si shtresa yndyrore. Në të kundërtën,vaji vegjetal përmban acide yndyrore të pangopura, ku për tretjen e tyre janë të nevojshme enzimat nga mëlçia.
Ushqimi i pasur me fibra
Ushqimet e pasura me fibra janë të mira për shkak se nuk marrin shumë energji për tretje, që do të thotë se do të shpenzoni më shumë kalori. Rekomandohet orizi i egër, i cila përmban pothuajse dy herë më shumë fibra sesa orizi ngjyrë kafe, si dhe makarona nga kokrra e plotë.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban përbërësit shumë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se katehina në çajin jeshil është përgjegjëse për përshpejtimin e metabolizmit dhe shkrirjen e kilogramëve të tepërt. Nëse pini dy gota çaj në mëngjes, do të merrni katehinën dhe kafeinën, të cilat përshpejtojnë proceset metabolike në trup.
Kosi
Proteinat dhe kalciumi janë përbërësit që bëjnë mrekulli për metabolizmin tuaj. Kosi grek përmban dy herë më shumë proteina se sa kosi i rregullt dhe është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Për një rostiçeri të pasdites, merrni një gjysmë gote me kos grek, gjysmë filxhani ananas dhe një lugë çaji ëmbëltues natyral nga bima stevia.
Këshilla 1
Çaji jeshil përmban përbërësit shumë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se katehina në çajin jeshil është përgjegjëse për përshpejtimin e metabolizmit dhe shkrirjen e kilogramëve të tepërt
Këshilla 2
Është e njohur se specat djegës shërbejnë për të reduktuar obezitetin, për shkak se nxisin shpenzimet e energjisë dhe oksidimin e yndyrës. Speci djegës përmirëson tretjen, qarkullimin dhe rrit nivelet e energjisë.
– See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=46112#sthash.jTLZoRyb.dpuf
Komentet