Nëse doni që organizmi juaj të ketë energji për tërë ditën, atëherë furnizojeni atë me gjësendet ushqimore në vazhdim. Ja një recetë e thjeshtë për qull integral të tërshërës, i cili do ta nxisë tretjen.

 

Qulli integral i tërshërës:

1 lugë e kafes flluska të tërshërës
1 lugë e kafes thekër
1 lugë e kafes fara të lirit
1 lugë e kafes krunde të grurit
1 lugë e kafes mel
1 lugë e kafes elb
1 lugë e kafes stafidhe

Përgatitja:

Qituni ujë të valë të gjithë përbërësve dhe lërini që të rrinë gjatë natës. Në mëngjes ziejini për 5-10 minuta, por kini kujdes që të mos thahen tepër. Largojini nga zjarri dhe lini të qëndrojnë 20-30 minuta.
Shtoni pak kripë dhe shërbehuni. Mund ta shtoni edhe ndonjë pemë, p.sh. mollë