Lexova njoftimin per vdekjen e Profesor Petraq Kolevicës dhe, vertetë që nuk deshta me e besue. E njoha nepermjet shkrimeve brilante të Tij.
Shikimi i Tij nuk besoj se shuhet ndonjëherë ashtusi mendja e ndritun e Tij që i ka lane Shqipnisë vepra të pashlyeshme në disa drejtime artistike.
Profesor Kolevica shkruen: “Sa mirë që vdiqën Rilindësit tanë! Të lumtë ata…” E sollën në Tiranë.., por Prof. Petraq Kolevica, ishte një shkamb që nuk i hiqej asnjë lesker në karakterin e brumosun burrnor të Tij.
Një dijetar i vertetë me Shpirtë dhe karakter të paster si biluri dhe të fortë, të një Atdhetari të perkushtuem që Sot: Ai Meriton Parrizin!
Ai ishte një krijues i njohun me një shperthim vullkanik që me laven e vet shkrumon perfundimisht në thalb “realizmin socialist”, shkatrrimtarin dhe dhunuesin e artit të vertetë me tradita Europjane, që në Shqipninë e porsa lirueme nga turqit, Rilindja kombtare i vuni themelet qytetnimit Europjan.
Prof. Petraq Kolevica e perqafoi këte qytetnim që në momentet e para të lindjes së Tij, prandej dhe mbetet i perjetshem në trojet tona Shqiptare.
A doni ta njifni o Rini Shqiptare se, kush asht kenë Prof. Petraq Kolevica?
Lexoni këte poezi dhe shihni se mendjet e ndrituna nuk shuhen kurr:
POEZI NGA PETRAQ KOLEVICA:
VIGANI QË PREHJE NUK GJETI
Për kujtim dhe nderim “Epikut më të madh të shekullit”, At Gjergj Fishta!
Një frat të pafat po tërhiqnin me dhunë.
Në terrin e natës, nja katër spiunë,
E nxorën nga burgu, ku hoqi sa mundi.
Tani, më të keqen, do hiqte së fundi.
E shanin, e tallnin, gjith’ rrugës, parreshtur,
Sa vajtën te varri në kishën e heshtur.
Atje ishte varri, ku prehej poeti,
Vigan’ i lahutës që prehje nuk gjeti.
Dhe frati shpejt puthi një gur të llustruar,
Kur pa përmbi të – At Gjergj Fishta – të shkruar.
O frato, – i thirrën, – na kazmën dhe bjeri,
Shkallmoje krejt varrin me pllaka mermeri!
“Ky varr, ba m’u prish, ka m’u prish dhe Shqypnia”.
Dhe ra, pushtoi varrin me krahët e tija.
Po horrat e çuan, e shembën me grushta
Dhe varrin e prishën me kazm’ ata pushta.
Tani, frat-o, jepi, gërmo shpejt e shpejt
Dhe eshtrat e varrit këtu nxirri krejt.
Dhe frati gërmonte, ç’të fliste më kot?
Dhe eshtrat që nxirrte i lante me lot.
I nxori të gjitha, po kafka ku ish?
Kërkoje! – i thirrën, – kërkoje sërish!
Dhe frati gërmonte me thonj e me duar
Që mos të dëmtontë at’ kafkë të çmuar.
Dhe ja ku e gjeti! Me gishtat e mpirë,
E ngriti, e puthi dhe ngeli i ngrirë.
Si dridhej në duar kjo kafk’ e poetit!
Figura e fratit – fantazm’ e Hamletit.
Tani, frat-o, futi kokallat në thes!
Dhe frati i fuste ngadal’, me kujdes.
Dhe thesin ata përmbi shpinë ia vunë.
Rrëshqanthi e shpunë tek ura mbi Bunë.
Tani, o frat, flaki kokallat në lumë.
Këtë, jo! – tha frati, – këtë s’e bëj unë.
Si the, mo! – i thirrën, – si the ti, mor qyq?
Po frati s’përgjigjej se po bënte Kryq.
Këputi një shkelm, të dëgjojë, idioti.
Po frati s’dëgjonte se lutej te Zoti.
Dhe qentë e tërbuar s’duruan më shumë
Dhe kockat dhe fratin i flakën në lumë.
Dhe ikën të qeshur e duke nxituar
Të merrnin shpërblimin për krim’n e shëmtuar.
Po ndërsa fundosej kufoma e fratit
Agimi zbardhonte nga pas Rozafatit.
Dhe uj’rat e Bunës vërshonin, ushtonin,
Poetit dhe fratit lavdin’ i këndonin.
Tiranë, 16 shkurt 2006.
I Nderuem Prof. Petraq Kolevica! Pushofsh në Paqen e Jetës së Pasosun!
Melbourne, 15 Shkurt 2023.