Më 4 korrik 2024 Mbretëria e Bashkuar (anglisht UK), bëri zgjedhje të parakohëshme, për 650 deputetët e Parlamentit, për pesë vitet e ardhëshme. Normalisht zgjedhjet e radhës duhet të mbaheshin në shkurt 2025. Por parakohëshmëria u nxit nga ish Kryeministri Rishi Sunak, e cila tani duket si një “autogol” për Partinë Konservatore, pas një drejtimi të këtij vendi prej 14 vitesh nga ana e saj e që tashmë humbën keqas.
Duke qenë se UK-ja, është vend me peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, por edhe si mbështetëse e proceseve demokratike postkomuniste në Shqipëri, si mbështetëse e madhe e clirimit të Dardanisë nga pushtuesit serb dhe si vend ku aktualisht ka një emigracion të madh mbarë shqiptar, na shtynë të shohim më në detaje disa nga arsyet e kësaj ndodhije.
Nga laburistët, sindikatat, zërat me peshë publike, specialistët e ekonomisë e të sigurisë, analistët etj, nënvizohen disa arsye. Ndër to mund të përmendim: konsumimi nga qëndrimi i gjatë në pushtet, gabimi madhor i daljes nga BE-ja, lufta e brendëshme e konservatorve, skandalet e gafat në qeverisje, shterrimi i ideve për ecjen përpara, vështirsitë ekonomike në rritje, dëmet në bursën e Londrës, kostoja e lartë e jetësës për masën më të madhe të njerëzve, ulja e popullaritetit etj. Por më madhoret theksohen si të meta: ekonomia në ngecje dhe emigracioni, bazuar këto në një kurs politik të gabuar e të dështuar.
Ardhja në pushtet e Laburistëve kryesuar nga Keir Starmer që në fjalimin e fitores theksoi se nga Kanali LaManshit kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë në UK emigrant të paligjëshëm të organizuara nga bandat kriminale ndërkombëtare. Konservatorët nxorrën disa vendime për parandalimin e emigracionit nga Azia, Lindja e Mesme e Afrika të cilat ishin më shumë truke se zgjidhje. Ne nuk do të zbatojmë politikat e paraardhësve për dëbime në Ruanda. Ne do të kërkojmë zgjidhje ligjore, njerzore, civilizuese e të pranueshme ndërkombtarisht. Ky ishte një lajm i mirë se laburistët do të merren gjërë me emigracionin, por pa dhënë detaje më specifike për këtë shqetësim madhor britanik.
Lidhur me ekonominë, Starmer theksoi gjatë fushatës se konservatorët bënë një gabim të pafalshëm e me kosto të madhe për UK-në, kur vendosën të dalin nga BE-ja. Por nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë se laburistët do të kërkojnë rikëthimin. Ai foli për një bashkpunim e bashkë koordinim më të mirë me BE-në dhe organizma të tjerë ndërkombëtar, me një qasje politike më të mirë në interest të UK-së. Po ashtu ai u zotu se laburistët do të ja rikthejnë UK-së autoritetin ndërkombëtar të dëmtuar rëndë nga konservatorët.
Shpresojmë se laburistët do ti mbajnë premtimet zgjedhore, megjithëse deri në fillimvitet tridhjetë lëvizja e tanishme e pllakave “tektonike“ të gjeopolitikës botrore paralajmëron “tërmete” politike dhe ekonomike.
Në këtë shkrim të shkurtët, pa ofenduar asnjë britanik do të cek dy ngjarje personale. Më 8 qershor 2022 udhëtova me linjën ajrore JFK New York-Londër- Tiranë. Kisha porositur në biletat e udhëtimit dy karrike me rrota për dy familjar. Në aeroportin e Londrës na shoqëruan në cdo detaj, por ne humbëm fluturimin megjithëse nga mbrritja deri në nisjen për në Tiranë kishim në dispozicion 2orë e 45 minuta. Përgjegjësia jonë ishte zero. Ne arritëm në Tiranë pas 14 orësh dhe bagazhet erdhën pas 48 orësh. Më 22 maji 2024 udhëtoj nga Tirana – Londër- JFK NY. Arrita në shtëpi me 12 orë vonesë pa bërë asnjë gabim persona, por për humbje të udhëtimit në Londër. Në të dyja këto raste takova autoritetet përkatëse të aeroportit të cilët në gjykimin tim, ishin jo korrekt, jo profesional,të pasjellshëm, asnjë vendas britanik, me një anglishte si mos më keq. Ndoshta ata ishin (emigrant si unë në SHBA), nga India, Bangladeshi, Afganistani, Pakistani e afrikano verio, por kjo rëndon autoritete britanike e jo emigrantët.
Lidhur me këto dy ngjarje ju thashë gjithë miqve e dashamirve të mi:” mos udhëtoni nga Londra se është katastrofë nga mungesa e organizimit”. Shpresoj që këtë sygjerim të keq ta ndryshoj me drejtimin e laburistëve.
ASLLAN BUSHATI