Në vëllimin e parë të kësaj trilogjie letrare dhe kritiko-letrare, Xhemail Peci përkujton Muzën e Sibilës. “Kur Sibilia e Kumes e ka takuar Eneun, ajo i ka pasur shtatëqind vjet e i kishin mbetur për t’i jetuar edhe 300 të tjera. Ajo i bënte profecitë e saj nëpërmes gjethes së palmes dhe e shoqëronte Eneun në botën e nëndheshme…” (fq 84).E pra, nëse profecinë e shkrimit të krijuesit letrar e metaforizojmë me sibilën, atëherë ky takim i sotëm me shkrimtarin Ramiz Kelmendi ka moshën 700-vjeçare.
1. HEKSALOGJIA KRITIKO-LETRARE
Përpara, i kemi edhe shkrimtarin e gjallë, edhe autorin e gjashtë librave kritiko-letrarë dhe letrarë me titujt metaforikë “Ramiz Kelmendi, Sokol Halili i letrave shqipe”, “E bukura dhe e madhërishmja në penën e Ramiz Kelmendit”, “Ramiz Kelmendi dhe Sibila e Ulqinit”, “Ramiz Kelmendi dhe prosia e tije madhe Faik Konica”, “Ramiz Kelmendi per shkrimin dhe shkrimtaret” dhe “Ramiz Kelmendi dhe pagëzimi më i bukur i letrave shqipe”.
Xhemail Peci përzgjedh metaforat nga kategoria estetike e së madhërishmes për ta portretizuar veprën dhe e personalitetin e Ramiz Kelmendit: në tryezën e leximit na vijnë kategoritë, nocionet apo mitet artistike me burime antike e arbërore-shqiptare, si Sokol Halili (personazh i këngëve kreshnike që dashuron Tanushën e Bjeshkëve epike), na vjen nga burimet antike miti për Sibilën në këtë rast Sibila e Ulqinit, si dhe nocionet tjera, si letrat shqipe, e bukura dhe e madhërishmja dhe fjalët penë, shkrim, shkrimtar etj.
Kjo do të thotë se e bukura, dashuria si emocion i amshueshëm njerëzor që i jep kuptim jetës dhe e mbushullon jetën, përbëjnë thelbin e këtyre gjashtë vëllimeve. Duke përzgjedhur ambientet e nocionet epike, kohët epike e veprat e autorët epikë, nuk është e rastit pse Xhemail Peci shkruan me aq përkushtim për Rugovën e për intelektualët e shkrimtarët e saj, për trimat dhe epikën rugovase, për betejat dhe entopsikolgojinë rugovase, nga i cili shpirt rugovas del edhe Ramiz Kelmendi. Ashtu sikundër vërehet, studiuesi Xhemail Peci fillimisht tri veprat e para në botimin e parë, i pati quajtur “trilogji letrare”, ndërkohë që trilogjia rritet në heksalogji. Duke rimarrë emërtimin e një zhanri sa epik aq edhe antik që nga Mahabharata indase, zhanër që e hasim edhe në film apo muzikë, ndërkohë që romane trilogjike kanë shkruar shumë autorë botërorë, ashtu sikundër që dislogji, trilogji letrare, pentalogji, madje dhe heksalogji etj, në zhanrin e romanit hasim edhe në letërsinë shqipe, si te Jakov Xoxa. Në literaturën botërore europerëndimore, trilogjia ndërlidhet dhe me shpalimin në retrospektivë të kohëve dhe personaliteteve aë kanë vepruar e krijuar nëpër kohë. Porse trilogjitë letrare të Xhemail Pecit nuk ndajnë kufi kohorë. Dhe sado që trilogjia dhe heksalogjia kanë konotacionet e saj epike të krijimit e të veprimit, të procesit të ndërliqshëm krijues, megjithatë, ajo ka lirikën e saj të amshueshme, dhe këtë përmasë trajtimesh e interesimesh ta sugjerojnë vetë titujt e këtyre gjashtë vëllimeve. Termi heksalogji u përdor nga Qagner (kompozitor operash), si dhe nga kritikë të mëvonshëm të letrave europerëndimore…
2. TIPOLOGJIA E LIBRIT
Nga ana tjetër, do të vërehet dhe një prirje tjetër, nga pak e pazakontë, e këtij studiuesi. Fjala është për strukturimin dhe konceptimin e librave, por edhe për thurjen e veçantë të shkrimit kritiko-letrar, më saktësisht, për TIPOLOGJINË E BËRJES SË LIBRIT. Po qe se studimi i mirëfilltë letrar dhe kritika akademike letrare kërkojnë akribi të rreptë shkencore, kërkojnë sistematizim të lëndës e të referencave shkencore, kërkojnë një mbarështrim sintetik analizash, tezat dhe metodologjinë e përzgjedhur diturore, vëllimet e Xhemailit hetojmë një qasje krejtësisht të kundërt: atë të qasjes krejtësisht të lirë tematike, të tematizimit të fenomeneve letrare e kulturologjike, shoqërore apo estetike, në frymë plotësisht eseistike. Të duket sikur kjo lëndë është e shkapëderdhur, por vetëm në shikim të parë ndodh kjo. Sepse, po e kërkuam sistematizimin e lartheksuar akademik e akademizues, atëherë vritet shkrimi, vritet liria e tij, goditet e ngushtohet leximi pasur i asociacionev tematike që nxit ky lexim. Studiuesi Peci, duke pasur një prirje të thelluar për kundrime eseistike e të rrjetës së gjerë asociative-tematike, konsideron se Ramiz Kelmendi, dhe, identifikueshëm me të, edhe vetë sdudiuesi, kanë një individualitet jo vetëm për thellime, kundrime e shpalosje të së bukurës. Ramiz Kelmendi na shfaqet më shumë se sa ç’është një personalitet, ai është një MEDIUM I GJALLË ku gërshetohen kohët dhe historia jonë, letërsia jonë dhe kronika jonë, arti ynë dhe shpirti ynë, prandaj, kritiku nuk është vetëm ai që merret vetëm me leximin dhe me vlerësimin e tekstit, por është shpaluesi edhe i procesit krijues të shkrimtarit, edhe i gjendjeve shpirtërore të krijuesit letrar.
Së këndejmi, shkrimi i Xhemail Pecit na shfaqet më shumë se vetë eseja dhe me shumë se një shkrim kritiko-letrar, më shumë se një shpalosje studimore. Është një shkrim që gërsheton me pasion dhe dashuri të madhe personalitetin krijues të Ramiz Kelmendit e veprën e tij, përgjithësish shkrimin e tij në shume aspekte. Te libri i parë i heksalogjisë sonë shpirtërore, letrare, heksalogjisë së letrave kombëtare e universale, Peci fut një varg tekstesh (ese, kumtesa, trajtesa e studime) mbi De Radën, Ernest Koliqin, Gjergj Komninon, Vexhi Buharanë, Lasgush Poradecin, e sidomos për Faik Konicën. FLET PËR Petro Nini Luarasin e për Islam Vrionin, për Vangjel Koçën e për Ismail Kadarenë, për Thanas Gjikën e Bardhyl London, e për dhjetëra emra të tjerë, nga të cilët rimerr tekste në funksion të përzgjedhjes së tij antologjike të thënies artistike e të kategorisë estetike të të madhërishmes, të së bukurës në shkrim e në bukurshkrimin shqip. Konica kudo e kurdo është bosht i qasjeve të këtyre autorëve, ashtu sikundër studimi bosht i vëllimit të parë del kapitulli Ramiz Klemendi për Faik Konicën. Autori Peci thotë: “Ramiz Kelmendi e ka ngritur Faik Konicën në përmasat e lartësive të tilla monumentale, ku vetëm Perëndia dhe Shqipëria kanë të drejtë t’i prekin me dorën e tyre.” Për të gjithë klasikët e përmendur ka shkruar edhe Ramiz Kelmendi dhe në këtë mënyrë, na shfaqet ajo që do ta quanim VËLLAMËRIA E SHKRIMIT LETRAR.
NJË VËLLAMËRI E TILLË na shfaqet më të gjitha përmasat e tij të pasionit, zhdrivillimit, shkoqitjeve, meditimeve, përqasjeve estetike etj.
Libri i dytë “E bukura dhe e madhërishmja në penën e Ramiz Kelmendit” shpalos ngeshëm e me durim të leximit kritiko-letra dikund nja 15 vepra të Ramiz Kelmendit. Kritiku letrar është si ai princi i përrallës me mbretër, të cilit i duhet të kalojë sa e sa vështirësi e pengesa për të arritur te Hirushja e tij, në këtë rast, për të arritur te qenësia e veprës: në radhë të parë, për ta përcaktuar këtë qenësi si tekst letrar e mandej si zhanër a si tipologji letrare… së andejmi, për t’i nxjerrë esencat e artit e të vlerave estetike.
3. GJEDHA E LEXIMIT
Porse, secili kritik e ka gjedhen e vet të leximit. Epoka Moderne kërkonte vetëm Leximin e Tekstit, kurse që nga Niçeja e këndej, kërkonte vetëm Interpretimin. Dhe, ta përkujtojmë: edhe kritika letrare shkon përtej kësaj “vetëm lexim teksti a vetëm Interpretim”, për deri sa estetika e repetimit na sugjeron kontekstet e përmendura, ndërsa strukturalistë e autorë si Bart-i etj do të nxjerrin trikotominë Autori-Vepra-Lexuesi. Nëse leximi konsiderohej një art i lashtë që nga kohët e dijes së Talmudit mbi dyzet shtresat e kuptimit të secilit fragment të Torës; Së këndejmi, edhe Xemail Peci, në librin e dytë, shëmbëllyeshëm Emil Shtajgerit (“Arti i interpretimit”) dhe të autorëve më të njohur evropianë të historisë së interpretimit e të praktikës së interpretimit; nocionet e tij sintagmatike kritiko-letrare “art i mirëfilltë letrar” që i referohet esencës estetike të letërsisë artistike dhe “lexim më i thellë“ e “interpretim më i mirëfilltë” që i referohen vlerësimit kritik, e që përdor që në fillim, të çojnë te qenësia dhe funksioni i interpretimit për krijimin letrar si tërësi të strukturuar.
Libri i tretë “Ramiz Kelmendi dhe Sibila e Ulqinit”, na fut në botën e repetimit letrar e në historinë e receptivit. I katërti na jep një përzgjedhje të epistolarit të letrave shqipe e ndër ta edhe të Faik konicës, si dhe studimet paralele të autorit Peci e të Ramiz Kelmendit. I pesti përzgjedh shkrime të Ramiz Kelmendit për letrat shqipe e shkrimtarët. Duke e përqasur në raport me shkrimin, shkrimtarët dhe me Faik Konicën, kjo do të thotë se krijuesi dhe personaliteti krijuesi Ramiz Kelmendit, ashtu sikundër dhe studiuesi Peci, e konsiderojnë shkrimin letrar si tip të krijimit poesis, mu ashtu si njerëzit e moçëm të antikës, që e konsideronin poezinë (poiesis-in) si veprimtari kreative të krijuesit, si lojë shpirtërore dhe si metodë a shteg për shkarkime të brendshme; kur krijuesi ishte një MAESTRO I I LIGJËRIMIT, MAESTRO I TË FOLURIT. Madje, maestrot e moçëm antikë, poezinë nuk e konsideronin as zhanër letrar, por një vendtakim i njeriut me perëndinë, me zotat, me poezinë. Do të thoshim se Ramiz Kelmendi është ndër stilistët më të përkryer të letrave shqipe, një MAG I LETRAVE SHQIPE.
I gjashti dhe i fundit, na përqas me botën e fejtonit letrar, shpalimit të udhëpërshkrimit, si dhe të rrethanave familjare të disa krijuesve e në veçanti edhe të Ramiz Kelmendit.
Prandaj, në shkrimet e zgjedhura nga Ramiz Kelmendi e në shkrimet e zgjedhura nga kritikët tanë (Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Vehap Shita, Ali Aliu etj) përbëjnë një kureshtje të madhe për lexim e studime.
E pra, autorët që përfshihen në këtë kapitull, janë nga kohët e prëparshme,me rëndësi të shumëfishtë, për ta parë Fjalën e Drejpërdrejtë të krijuesit letrar dhe Fjalën recpetuese pranë njëra-tjetrës nëpër kohë e në kohë.
E ku krijuesi na shfaqet , si natura naturans, dhe kur tash bartet tek shkrimet e autorëve të tjerë bashkëkohës, na del si natura naturata, si portret i përveçëm i secilit prej nesh dhe si portret yni i përbashkët, i identitetit nacional, kukturor e letrar.
4. MISIONI I STUDIUESIT DHE KRITIKUT LETRAR
Nëse interesimet për veprën letrare të Kelmendit zgjerohen edhe me interesime të tjera, tek nëse qëmton lidhjet midis letërsisë së shkruar me atë gojore, mitin literaturën e tj; kur shkruan për traditën letrare, e sidomos për mendimin kritik, atëherë edhe Peci nuk iu ka larguar misionit të kryehershëm që e ka pasur dhe e ka ende edhe sot kritika letrare: për të qenë urë lidhëse a ndërmjetësuese në trinomin lexues-vepër-krijues. Së këndejmi, kjo kritikë letrare pikësynon komunikimin sa më të qartë e më të lehtë, duke e kërkuar të njëjtën gjë edhe për autorin, si kriter estetik. Por. gjithnjë i gërshetuar me erudicionnin dhe me gjerësinë e këndvështrimeve.
Lexim në kohë pandemije?
Apo Vetmija dhe interpretimi?
Në kërkim të kënaqësisë së leximit në këtë kohë! Ndoshta një Ecje vullkanike të luftës individuale ndaj së keqes? Po, ku ka një ” vetshpetim” se Bota e Leximit dhe krijimit?!,,,
Porta triumfale e Trinisë Hyjnore të Tre autorëve: Ramiz Kelmendi, Klasiku modern( P.B.), autori i gjashtë monografive( të realizueshme stilistiko-kritik), tejshkrimet shpirtërore të Prend Buzhalës, që na japin forcë e durim si ta duamë dhe rilexojmë kritikun dhe veprën e tij, për trajtat e shkrimit stilistik e metoda letrare.
S.Rr.