Anita Take është ngjitur në skenë para 50-vjetësh, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur atë. Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Kjo tregon se këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar dhe vazhdon të këndojë edhe sot, sa herë që e thërrasin. Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Por, ndonëse ajo është shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, është se nuk ka arritur të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira. Ndër çastet më të bukura të jetës së saj, ajo veçon ditën kur u bë për herë të parë nënë, si dhe çastin kur bashkëshorti i saj, Agim Prodani i tha: “Të dua”. Ajo ka vendosur të mos ndahet kurrë nga kënga, ndaj krahas debutimeve në skenë gjatë përgjatë tre viteve të fundit dhe tek “Këngët e Shekullit”, po përgatit edhe albumin e saj të dytë me këngët më të mira. Albumin e parë e ka publikuar para një viti, i cili është pritur shumë mirë në publik.
Znj. Take, tashmë emri juaj është gdhendur në librin e historisë së muzikës shqiptare, çfarë mund të na thuash më shumë në lidhje me arritjet e tua artistike në këtë fushë? Arritjet e mia artistike mund t’i përmbledh vetëm me tre fjalë. Punë, punë dhe vetëm punë. Mendoj se nuk mjafton vetëm pasioni dhe talenti për të bërë diçka në një fushë të caktuar, por natyrisht në lidhje me suksesin, ka të bëjë këmbëngulja, serioziteti dhe qëllimi që i ke vënë vetes.
Gjithashtu, ka të bëjë edhe kontrolli ndaj vetes. Kur them kontroll, kam parasysh spektatorin, i cili të kontrollon në çdo hap që hedh në këtë drejtim. Nisur nga kjo, unë këtë e kam pasur si pikëvëmendje në jetën time skenike, muzikore dhe familjare.
Ndonëse jeni një zë i fuqishëm i muzikës shqiptare, ju keni marrë pjesë shumë pak në festivalet, që janë zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, përse ka ndodhur kjo me ju? Është shumë e vërtetë kjo që thoni ju, por ndonëse nuk kam marrë pjesë në festivale të këtij lloji, aktiviteti im në fushën e muzikës ka qenë tepër i dendur. Kjo më ka penguar të marr pjesë në aktivitete të tilla. Megjithatë, mendoj se festivalet që janë zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, kanë qenë evenimente shumë të bukura kulturore, me shumë emocione dhe me një lloj konkurrence. Por, ndonëse këtë konkurrencë unë e kam dashur, qëllimi i misionit tim ka qenë të dal në skenë dhe të këndoj bukur për publikun, si dhe të them atë çka dua të them nëpërmjet këngës dhe nëpërmjet vargjeve. Gjithashtu, kam preferuar të kem korrektesën time profesionale dhe qytetare përballë spektatorit, pasi të dyja janë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Nisur nga kjo, edhe pse unë kam marrë pjesë shumë pak në festivalet e organizuara nga Radio-Televizioni Shqiptar, gjithmonë e kam ndjerë veten shumë mirë edhe jashtë tyre, pasi kam marrë pjesë në aktivitete të tjera, po aq të rëndësishme dhe më pranë publikut.
Sa vjet keni që këndoni në skenë?
Jeta ime në skenë përmbledh një epokë 50-vjeçare. Në këtë këtë periudhë të gjatë unë kam jetuar si këngëtare dhe vazhdoj të jetoj akoma duke kënduar.
Cilat nga këngët më të dashura për ju?
Unë kam shumë këngë të dashura, ndaj nuk mund të veçoj ndonjërën prej tyre. Për mua, si këngë më të dashura, janë këngët me tematikë shoqërore dhe ato me tematikë të dashurisë intime. Pra, këngë që kanë pasur melodi të thjeshta. Kënaqësia dhe arritja ime ka qenë se, këto këngë, ndonëse kanë kaluar 50 vjet, vazhdojnë të këndohen edhe sot nëpër festat familjare nga brezat e rinj dhe të moshuar. Duke parë rezistencën e këtyre këngëve dhe interesimin e njerëzve për t’i kënduar ato, mendoj se kjo është arritja më e madhe për mua dhe krijuesit e këtyre këngëve.
Të ka rastisur të dëgjosh ndonjë nga këngët e tua dhe si të është dukur intrepretimi nga këngëtarët e tjerë? Ka pasur shumë raste, kur unë kam dëgjuar këngët e mia të kënduar nga këngëtarë të tjerë. Kjo nuk më kanë lënë ndonjë shije të veçantë, përveçse kënaqësisë që kënga ime jeton. Unë gëzohem jashtëzakonisht shumë, kur dëgjoj këngët e mia të këndohen nga të tjerët dhe nuk rrëmbehem nga i mendimi, që ata i kënduan, i kënduan më mirë, ose më keq se unë. Për mua nuk ka rëndësi kush i këndon, por ka rëndësi të jetojë kënga dhe ajo të përcillet ndër breza. Kjo mendoj unë është arritja më e madhe për një këngëtar, apo krijues. Këtu unë nuk kam parasysh çmimet e marra nëpër festivale, por çmimin e madh që të jep publiku, duke i duartrokitur dhe i kujtuar ato këngë. Pra, unë mendoj se kënqësinë më të madhe nuk ta japin çmimet, por ta jep publiku dhe jetëgjatësia e këngës, duke u transmetuar brez pas brezi.
Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë?
Këto janë momente që natyrisht nuk harrohen. Kam qenë shumë e re kur jam ngjitur në skenë. Ka qenë viti 1949. Në atë kohë, kam qenë si amatore në Shtëpinë e Oficerave, pasi atëherë nuk kishte festivale, nuk kishte as skena, ku ne mund të dilnim lirshëm, siç dalin sot këngëtarët, nuk kishte as televizione për të shpalosur talentin tone.
Si ju lindi pasioni për këngën?
Kënga ishte një ndjenjë që lindi siç duket bashkë me qenien time. Në këtë rrugë më ka përkrahur shumë edhe mamaja ime, e cila e donte shumë artin. Më pas, nga kënga në këngë, nga debutimi në debutim, arrita deri në skenën profesioniste, kohë kjo kur mblidheshin talentet.
Çfarë të kujtohet nga periudha, kur ju hodhët hapat e para në rrugën e muzikës? Në kohën kur unë nisa rrugën e këngës, kishte pak këngëtarë dhe kompozitorë në Shqipëri. Në atë kohë ishte një bërthamë e vogël këngëtarësh dhe kompozitorësh, që kishin studiuar jashtë Shqipërisë, si në Austri dhe në Itali. Unë i përkas atij brezi, që dolëm si luledelet, që dalin pas një shiu në pranverë. Ashtu filluam të dalim edhe ne katër, apo pesë këngëtarë, ku më pas vitet bënë që të dalin qindra e qindra këngëtarë, të cilët debutuan dhe vazhdojnë të debutojnë me shumë dinjtet brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Nga familja juaj ka pasur ndonjë që merrej me art?
Prindërit e mi kanë qenë shumë artdashës, por nuk e kanë ushtruar në jetë këtë profesion. Babai im ka pasur një vegël frymore, që i binte në shoqërinë “Vatra” në Amerikë, ku ai kishte emigruar. Edhe nëna këndonte bukur. Pra, ka qenë edhe ambienti familjar, që më ka ndihmuar.
Ruani ndonjë moment, kur jeni mallëngjyer në skenë?
Po. Ky çast prekës më kujtohet edhe tani dhe lidhet me periudhën kur më kishte vdekur nëna ime. Për ta larguar dhimbjen dhe për të qëndruar larg zakoneve, unë isha larguar posaçërisht nga Shqipëria për një turne në Evropë. Pasi qëndrova më shumë se tre javë larg Shqipërisë, më bëjnë një telefon dhe më ftojnë për të marr pjesë në Festivalin e Pranverës. Në këtë festival unë do të merrja pjesë si e ftuar. Erdha dhe këndova pikërisht këngën e nënës, ngaqë në atë kohë ne ishim në prag të festës së 8-Marsit. Teksa këndoja këtë këngë, befas mu kujtua nëna ime, që kishte dy javë që kishte vdekur. Nisur nga kjo, unë u mallëngjeva shumë, saqë shpërtheva në lot. Mu trash edhe zëri dhe nisur nga kjo i kërkova falje spektatorit, që kishte mbushur sallën. Më pas mora frymë thellë, e përsërita këngën dhe papritur pashë që edhe spektatori i prekur thellë dhe i emocionuar nga ajo që më ndodhi mua, shpërtheu në duartrokitje të zjarrta. Në ato momente mua mu duk sikur e pata të gjallë nënën time.
Si kanë qenë marrëdhëniet e Anita Takes me kolegët dhe, a takoheni tani shpesh për të kujtuar dhe hequr mallin e atyre viteve? Marrëdhëniet e mia me kolegët kanë qenë shumë të mira, madje do të thoja më shumë se të mira. Në atë kohë, duke qenë se ishim shumë pak këngëtarë dhe krijues, qëndronim shumë më afër njëri-tjetrit. Unë kam pasur partnere dhe partnerë në skenë, me të cilët ruaj kujtime shumë të bukura. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më, por unë i kujtoj akoma me respekt. Kujtoj me respekt edhe ata që jetojnë dhe kur mblidhemi nëpër festa të ndryshme, kujtojmë me shumë nostalgji periudhën që kemi kaluar bashkë, si dhe arritjet dhe zhgënjimet në fushën e muzikës.
Krahas arritjeve në këngë, një moment i rëndësishëm për çdo artist është edhe periudha bashkëshortore, çfarë mund të na thuash më shumë në lidhje me këtë, kur dihet që bashkëshorti juaj, Agim Prodani është një ndër themeluesit e muzikës së lehtë shqiptare? Me bashkëshortin tim, Agim Prodani, jam njohur nëpërmjet këngës, meqë ai ishte kompozitor. Ndoshta, zëri më bëri që unë të njihem me një personalitet të muzikës shqiptare, që natyrisht në atë kohë ai ishte i ri dhe nuk e kishte krijuar atë imazh aq të bukur që ka sot.
Këtë njeri unë e kam vlerësuar shumë. Ai më kishte piketuar mua si një këngëtare, si një kolege, që më respektonte dhe unë pronto në çdo moment. Me kalimin e viteve, ne u njohëm më shumë me njëri-tjetrin, nga ku më pas na lindi edhe ajo e shkretë dashuri si i thonë, pasi kjo ndjenjë njerëzore nuk ka asnjë recetë dhe vjen në një moment, kur ti ndoshta dhe nuk e pret. Jeta ime në familje ka qenë shumë e ngrohtë dhe me një mirëkuptim, të cilin ia uroj çdo njeriu.
Cila ka qenë pika juaj kyçe në këtë lidhje bashkëshortore?
Pika jonë kyçe ka qenë, që ne e njohëm shumë mirë njëri-tjetrin para se të binim në dashuri. Mendoj se kjo ka qenë një arritje madhe në jetën tonë bashkëshortore. Nga kjo martesë na kanë lindur dy djem.
Fëmijët tuaj, a kanë marrë profesionin e prindërve të tyre?
Po. Ata janë shumë të talentuar. Më i madhi, Kujtim Prodani, është kompozitor dhe kantautor. Djali i dytë, Florian Prodani ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë, në degën inxhinieri ndërtimi, por nuk e ka ushtruar fare këtë profesion. Më pas ka studiuar për informatikë. Edhe atij i pëlqen shumë muzika dhe për këtë vazhdon të punojë në piano, në shtëpinë e tij.
Tani që jeni në një moshë të thyer, a do të këndoni, nëse nga publiku do t’ju vijë një ftesë? Patjetër që do të këndoja. Unë publikut shqiptar i kam shumë borxhe, ndaj sa të kem frymë do të këndoj për të, pasi ka qenë pikërisht ky publik, që gjithmonë më ka përkrahur, më ka mbështetur dhe duartrokitur, sa herë që kam dalë në skenë. Në këto tre vjetët e fundit, unë kam kënduar dhe nuk jam ndarë nga kënga, megjithë moshën time të madhe. Nisur nga kjo, mendoj se unë po jetoj për të kënduar.
Kur keni kënduar për herë të fundit?
Për herë të fundit kam kënduar tek “Këngët e Shekullit”.
Si t’u duk ajo natë?
Ajo natë për mua ka qenë një mrekulli. Ndaj uroj të mos e kem natën e fundit. Unë u befasova, që ato këngë të vjetra dhe me një tekst, që ndoshta nuk janë dhe aq të përshtatshme me realitetin e kohës, akoma pëlqehen dhe duartrokiten nga publiku.
Aktualisht, a keni ndonjë dëshirë, që mendoni ta realizoni së shpejti? Aktualisht po mendoj të realizoj albumin tim të dytë, me këngët e mia më të zgjedhura.
Po ndonjë peng të parealizuar? Më vjen shumë keq, që nuk pata fatin të filmohem në jetën time si këngëtare. Cilat mendoni se janë çastet më të bukura në jetën tuaj?
Si çaste më të bukura në jetën time, mund të veçoj çastin kur unë u bëra nënë për të parën herë. U gëzova shumë kur më thane: “Të ka lindur djalë”. Gjithashtu, çast tjetër i bukur për mua, është edhe çasti kur bashkëshorti im, Agim Prodani më tha: “Të dua”. U gëzova shumë, pasi kjo fjalë u shqiptua fort nga ai dhe jo sa për të kaluar radhën. (Qesh).
Njohja me kompozitorin Agim Prodani, sa të ka ndihmuar në jetë? Më ka ndihmuar shumë. Ndaj, për këtë unë falenderoj shumë profesionin tim, i cili më njohu me njeriun, që më ka ndihmuar dhe më ka përkrahur pa masë në rrugën time artistike. Ai gjatë gjithë jetës sime mbeti për mua, jo vetëm një bashkëshort i mirë, por edhe një shok dhe koleg shumë i mirë.
Bashkëshorti juaj ka qenë një kompozitor dhe kompozues i shumë prej këngëve të tua, të gjitha këngët e dashurisë, Agimi t’i ka kushtuar ty? Jo, të gjitha këngët e mia, që flasin për dashurinë janë kompozime të bashkëshortit tim, por disa nga këngët më intime, të cilat unë i ruaj akoma, janë kompozuar nga ai. Tematika e këngëve të tij ka qenë shumë e larmishme, por disa nga më pikantet, kur ka qenë temperatura 40 gradë, mi ka kushtuar mua, ndërsa të tjerat jo.
Mentor HOXHA
Marrë nga parajsa.com
ANIDA TAKE
Agim Prodanin nuk ma zëvendëson dot askush
Emri i saj në fakt nuk është Anita siç shumë kush mund të jetë mësuar ta thërrasë, por Anida. Kjo ishte surprizë edhe për mua, pasi këtë e mësova vetëm nga biseda me të. Në trinitetin e saj si artiste nënë dhe bashkëshorte, Anida përcillet në këtë intervistë në lartësinë e një gruaje që me të vërtetë e ka merituar suksesin dhe respektin. Udhëtojmë në jetën e saj mes të kaluarës dhe të sotmes dhe njohim jo vetëm recetën e një modeli femëror të suksesshëm, por dhe të një gruaje që i ka mbijetuar kohës, që ka gëlltitur dhimbjen fizike dhe ka prekur lumturinë njerëzore. Ashtu e bukur, e respektueshme, e ëmbël, e mençur me emocionin dhe turpin e saj akoma vashëror Anida mbetet krenari në plejadën e femrave shqiptare.
Zonja Anida, si e jetoni muzikën tani?
-Nuk mund ta kuptoj jetën pa muzikë. Kam lindur duke kënduar dhe do vdes duke kënduar. Kur kam oferta për të kënduar, kurrë nuk i refuzoj, ndërkohë që intervistat i kam pak të zorshme.
Sa rëndësi i keni dhënë punës, në jetën tuaj?
-I kam dhënë rëndësi të madhe. Nëse kam arritur të bëhem diçka në jetë, kjo ka qenë vetëm nëpërmjet punës, punës dhe punës.
Keni qenë shumë aktive si në profesion dhe në marrëdhëniet me familjen. Sa ju ka kushtuar gjithë ky përkushtim?
-Unë nuk kam qenë vetëm këngëtare në jetë. Së pari kam qenë një kolege me një partner të vështirë. Kur them të vështirë, dua të them se ai ka qenë maniak pas të përkryerës, dhe bashkëpunimi me të, ka qenë i vështirë, por i suksesshëm. Nëse unë kalova disa vite si kolege me Agimin, në një marrëdhënie profesionale dhe shoqërore, theksoj se kanë qenë marrëdhënie shumë korrekte pa interes mashkulli për një femër, besoj se rolin kryesor e ka luajtur korrektesa dhe përkushtimi për punën. Këtë gjë, ai ma ka përsëritur shpesh kur ishim të martuar. Kur e kujtonim kohën tonë të punës në bodrumet e radios, ai më thoshte:”Ndjehesha shumë në siklet kur vija me vonesë, dhe të gjeja duke më pritur gjithnjë e rregullt dhe në orar”. Kjo ishte arsyeja që i fitova zemrën, atij djali të edukuar dhe të talentuar, që gjithnjë ishte i rrethuar nga këngëtare shumë më të bukura se unë, shumë më tërheqëse se unë. Unë e kam respektuar gjithnjë veten. Kështu e fitova Agimin, pa bërë asnjë përpjekje. Duke respektuar veten, duke u mbrojtur kur duhej, e urtë, punëtore, kokulur, dhe pa dyshim dhe me seriozitet.
Kjo do të thotë se duke i patur këto karakteristika individuale, tuajat, ja u lehtësuan jetën?
– Nuk më kanë kushtuar shumë. Unë u bëra bashkëshorte e Agimit, por siç thotë populli “ i vura shpatullat shtëpisë”. Sepse Agimi, duke qenë krijues, kishte nevojë për kushte dhe lehtësime në familje. Unë, e dobët kam qenë, por e fuqishme, dhe e kam adhuruar familjen, shtëpinë. Më ka pëlqyer gjithnjë ambienti familjar, dhe harmonia. I jam dhënë familjes me mish e me shpirt. Fëmijët nuk i çoja në çerdhe sepse kisha frikë se më sëmureshin, dhe nuk mi mbanin mirë edukatoret. Por unë punoja, dhe më duhej të shkoja në estradë dy herë në ditë. Në mbrëmje ne kishim shfaqje dhe më duhet të dilja para spektatorëve. Spektatori nuk do t’ia dijë për problemet dhe punët që ka këngëtari në shtëpi, kështu që shumë herë vija kompresa me ujë të ftohtë në sy, për të larguar lodhjen dhe për të më kthyer shikimin. Agimi ka qenë shumë i lidhur me shtëpinë. Pianoja, cigarja dhe Anita kanë qenë pjesë e pandarë e jetës së tij. Gjatë gjithë jetës kam qenë organizatore e punëve, sepse më duhet të mendoja për ushqimin, pazarin, gjellën, tavolinën, fëmijët. Por ka qenë diçka që unë e kam pëlqyer, dhe nuk e kam ndjerë si rëndesë.
Nuk ndjeheni e lodhur nga gjithë këto përpjekje?
-Jam e lodhur, por e bëj përsëri. Tani jetoj me djalin dhe përsëri merrem me këto punë. I shërbej shumë. E kam kënaqësi ti shërbej njerëzve.
Ta kanë vlerësuar këtë përkushtim Agimi dhe fëmijët?
– Tani më ngacmove shumë. Pasi jetuam 31 vjet së bashku dhe rregulluam kushtet tona, pra, u sistemuam me shtëpinë që jemi sot, ndërsa po hanim drekë me djemtë dhe unë ndjehesha e lodhur, Agimi u tha atyre: “Dëgjoni djema, unë gruan dhe ju nënën tuaj të themi të drejtën e kemi shfrytëzuar pak. Sot e tutje, do marrim angazhim që ta ndihmojmë. Ti Flori do të hekurosësh, ti Kujtim do bësh pazarin, dhe unë në shtëpi do bëj sa të mundem.” Unë i dëgjoja, dhe u lumturova, dhe pse me mendjen time përsërisja që përsëri do i bëja vetë, sepse e kisha në natyrë këtë gjë. Atë ditë u nisa për në Elbasan dhe kur u ktheva e gjeta të vdekur Agimin.
E ndjeni shumë humbjen e bashkëshortit?
-Mos më thoni! Dje kam qenë në varreza dhe jam akoma me velin e trishtimit. Ndërsa flas, jam e ngarkuar me kujtimet e mia. E kam ndjerë shumë, por e kam marrë me filozofi sepse jeta është ndërtuar në këtë mënyrë, ikën një njeri, lind një tjetër, rritet, vdes. Por ndiej mungesën e tij si shok, si mikun më të mirë që pata. Jam përpjekur që ta kompensoj, duke krijuar me njerëzit marrëdhënie miqësore, duke qenë një nënë e lumtur, por dhe vjehrre e lumtur. Nuk jam besimtare, por çdo mëngjes them: “O zot, faleminderit!”
Anida si vjehrrë. Si janë raportet me nusen tuaj?
-Nuk e ndjej veten vjerrë. Unë nuk kam vajzë, por dhe po ta kisha nuk mendoj se do kisha dashur më shumë dhe do kisha më shumë konfidencë se kam unë me Gentën. Ndjehem shumë e plotësuar me të. Dje që isha në varreza shkova tek varri i nënës së Gentës dhe i thashë: “Nuk të njoha asnjëherë, por ti e linde, e rrite, për ta gëzuar unë!” Genta është më e mirë seç të gjithë e njohin. Shkoj çdo të shtunë, që ajo ka ditën e pushimit, dhe drekoj me djalin dhe nusen. Ky është një ligj me të cilin nuk mund të luhet.
Po ju keni patur vjerrë?
-Foton e vjerrës akoma e mbaj mbi kokën e krevatit tim. E kam dashur shumë vjerrën, dhe kemi qenë bashkë deri në fund të jetës. Më kujtohet që Agimi më thërriste lule, ndërsa ajo lulishte ( Më thoshte:Je më shumë se një lule). Edhe sot, ky emër më ka mbetur tek njerëzit e shtëpisë.
Cilat janë këshillat tuaja për një grua, që të jetë e lumtur dhe e suksesshme në jetën e saj?
-Të jetë vetvetja. Të jetë e sinqertë me partnerin dhe me fëmijët. Duke qenë kështu ka harmoni në familje dhe pa dyshim lind dhe respekti, dhe ajo familje nuk do të përjetojë probleme të rënda.
Por nëse një grua ka kontradikta me bashkëshortin. Çfarë mendimi keni për rebelimin e saj dhe për divorcin?
-Në momentin që nuk ka riparim marrëdhënia dhe partneri ka probleme, unë mendoj se gruaja duhet të kërkojë zgjidhjen e kësaj lidhjeje. Kur në familje ka dhunë, ajo duhet të rebelohet. Unë po ta kisha patur në jetën time, nuk do e kisha toleruar. Gjithnjë duke iu referuar korrektes sime personale. Nuk ka pse të sakrifikojë gruaja gjithë jetën për hir të fëmijëve, ose për hir të një interesi mbijetese. Ajo duhet të zgjedhë rrugën e saj në jetë. Nuk jam pro tradhtisë në familje. Por mbasi njeriu e ka zgjidhur martesën, jam dakord dhe me një martesë të dytë dhe të tretë. Dhe më duket se kështu ka ardhur koha tani. Familja është tepër e shenjtë dhe do mbrojtur, por gjithnjë kur ajo është e shëndoshë. Mendoj se elementi kryesor është kujdesi dhe zgjedhja e partnerit. Sot lidhjet bëhen shumë shpejt. Unë i vë rëndësi shumë njohjes paraprake. Unë me Agimin kam kaluar shumë kohë njohjeje, para se të vendoseshim të lidheshim. Njohja pa piksynime është e rëndësishme. Femra intrigon kollaj. Pikërisht për këtë shkak sot vihemi përballë historish të çuditshme dhe këto na bëjnë që meshkujt ti shohim me sy të keq. Pavarësisht se këtu kanë pjesë dhe femrat.
Çfarë ju bën ju sot, të ndjehemi mirë me veten tuaj?
Unë ndihem mirë se jetoj. I kam fëmijët mirë me shëndet, dhe njerëzit që më rrethojnë janë mirë. Ndihem një nënë e përkëdhelur.
Shtatzënia ime e parë më ka lënë 9 muaj në shtrat
Thatë që keni patur dy lindje shumë të vështira. Si ka qenë ardhja e fëmijëve të tu në jetë?
– Fëmija i parë erdhi në momentin e duhur, pas gjashtë vjetësh që ne ishim lidhur. Por shtatzënia ime e parë ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar në fëmijëri sëmundjen e brucelozës, dhe më kujtohet që kam bërë mbi dy mijë inxheksione për të mbajtur fëmijën, sepse rrezikoja abortin. Kam kaluar shumë kohë në spital dhe personeli mjekësor më ka mbajtur në pëllëmbë të dorës. Më kujtohet që ndërsa arrinte momenti i ardhjes së fëmijës, doktor Glozheni u thotë punonjësve të tij “Gati i keni enët e gjakut!”Kur dëgjova profesorin, mendova se situata ishte e rrezikshme dhe unë perceptova që mund të humbja djalin. Atëherë kam menduar: “Nëse do zbres ato shkallët e maternitetit pa djalë, do hidhem nga shkallët!” Nuk është mirë që e them, por atëherë e mendova me të vërtetë. Unë nuk mund ta kuptoja dot jetën, pa fëmijën. Mendoni që, vetëm pas tre muajsh, kam mundur të ngrihem në këmbë e të eci. Kur kam dalë nga spitali kisha shtuar 28 kile, flokët më ishin zgjatur dhe babai mezi më njohu. Më kujtohet që nuk më bënte asnjë veshje dhe unë kam marrë një copë kambrike që e përdrodha në trup si veshjet indiane, deri sa formova gardërobën time të re. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ka mbetur në historinë e maternitetit, fakti që, kam ndenjur 9 muaj në shtrat, deri sa realizova ardhjen e fëmijës tim në jetë.
A ndjeheni një nënë e shpërblyer nga fëmijët e tu?
-Për sa i përket marrëdhënieve të tyre me mua, absolutisht po. E kam pak peng djalin e madh që vazhdon të jetë beqar, por kështu e sheh ai jetën e tij, dhe mua më duket vetja e pafuqishme të ndërhyj në zgjidhjet e tij. Do dëshiroja shumë që sa të jetoja ta shihja dhe atë të sistemuar me familje, por nuk është e mundur të realizohet gjithçka që do zemra e një nëne.
Në familje jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte. Ka dhe të meta që duhet të suportohen. Ju keni përtypur ndonjë të metë të bashkëshortit tuaj?
– Nuk them se ishte një e metë e dëmshme, por Agimi nuk dilte nga shtëpia. Unë si grua e re që isha, e dashuruar marrëzisht pas tij, do doja që ai të më shoqëronte. Me përjashtim të dy viteve të para kur ishim të fejuar, më pas ai nuk më shoqëronte as në shëtitje, as në vizita. Unë u mësova me këtë gjë, dhe e mirëkuptova. Për mua ishte e rëndësishme që ai nuk ndërronte partnere. Edhe kur shkonim nëpër mbrëmje atij nuk i pëlqente të kërcente, mua po. Nuk është se më ndalonte të kërceja me partnerë të tjerë, por unë e ndjeja që atij i vinte keq ti hidhesha në qafë një mashkulli tjetër, dhe unë nuk e bëja. Pra ka patur gjëra të vogla, të këtij lloji. Agimi më thoshte gjithnjë: “Jam menduar se kë mund të vija në vendin tënd, por nuk e kam gjetur kurrë një zëvendësuese”. E njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua. Kur kam qenë në Austri, para disa vitesh, njerëzit rreth e rrotull, me të cilët krijuam miqësi i thoshin djemve: “Kjo e ka humbur shokun prej vitesh. Tani ka nevojë për një friend, një shok”. Me atë gjermanishten time të çalë u thosha: “Nuk kam mundur kurrë të gjej, njeri më të mirë se atë që kisha. Nuk më bën përshtypje që kam 20 vjet pa të”.
Realisht si e jetoni lidhjen me të?
-E mendoj ditë dhe natë. Ai është pjesë e jetës sime. Shumë herë ndalem, afër fotografisë së tij mbi piano, dhe i them:”Ah more Agim, kështu është jeta, pas pak do vij tek ty dhe unë”. Flas me të. Pastaj gjëja që më ngushëllon është fakti që për të flitet shumë. Kjo më sjell kënaqësi. Nuk është në këtë moment duke pirë kafe me mua, por është në një shoqëri që e kujton, në respektin, në vlerësimet dhe superlativat e njerëzve. Me rastin e 45 vjetorit të festivalit kalova një moment shumë të vështirë. U bë një homazh për artistët që nuk jetojnë më, dhe duke parë secilin prej tyre në sallë, mendoja se çdonjëri ishte një kolloz, shihja fotot dhe u shkëputa nga realiteti duke u futur në botën e të vdekurve. Më pas drejtuesi i festivalit thirri emrin tim, por unë e ndjeva që këmbët më ishin bërë kallkan dhe pasi i dhashë një shtytje trupit dola në skenë, dhe më kaloi gjithçka. Unë e kam këtë gjë:po të jem para publikut, tjetërsohem.
Thatë që e përjetuat dhimbshëm parakalimin e kolosëve të muzikës. Keni frikë nga vdekja?
-Jo shumë, sepse më ka përgatitur Agimi. Ai fliste shumë për vdekjen. Në një periudhë lodhjeje profesionale, unë kalova një lloj depresioni ku e kisha frikë vdekjen e Agimit. Dhe ai punoi shumë me mua. Ai gjithnjë e thoshte që unë do jetoja më shumë. Edhe pse kishim vetëm 7 vjet diferencë. Ai ishte shumë i lodhur dhe jeta e puna që bënte, e sfiliti. Vuante nga pagjumësia dhe gjithë natën vetëm krijonte. Flinte në mëngjes, atëherë kur ripërtërihej jeta. Ajo që për mua ka qenë e rëndë, ka qenë mënyra se si u ndava me të. Nuk isha e përgatitur dhe nuk u gjenda aty, ti rrija pranë, të më linte një amanet. Por humbjet duhen gëlltitur, sepse mua më takon të ruaj dinjitetin e bashkëshortit, të fëmijëve të mi dhe të familjes. Me kalimin e kohës njeriu mëson të jetojë me humbjen. Ndaj dhe grave që kanë humbur bashkëshortët, u them se duhet t’ia lënë kohës. Mos ta sfilitin veten, ashtu siç bëra unë.
Im shoq kishte një xhelozi pozitive ndaj meje
Duke kaluar tek kënga, pasioni juaj i madh ju dhe vetë e thatë që i harroni të gjitha dhimbjet.
-Flas për Agimin sikur e kam diku aty. Ndonjëherë tregohem e kujdesshme, se mos i mërzis njerëzit, por ai ka qenë dhe është shumë i pranishëm në jetën time profesionale. Para katër vjetësh kam qenë në Kosovë, në një eveniment shumë të bukur dhe elitar. Kisha 50 vjet pa shkuar në Kosovë dhe mezi prisja të kisha një ftesë. E ndërsa këndoja para të pranishmëve flisja dhe për Agimin dhe bëja me kokë. Më dukej sikur diku do ta shihja. Dhe u dërgova dhe të pranishmëve puthje me dorë. Dhe pastaj mendova për atë gjest, se si do i dukej Agimit. Në fakt shumë vjet më parë, ndërsa isha rreth të 50-ave, në një koncert recital, u kam dërguar puthje me dorë spektatorëve dhe ai ishte mbrapa perdes dhe më ndiqte. Më kujtohet që menjëherë sa e takova e pyeta:”Mos bëra gabim?” Dhe ai më tha:”Jo Anida, është e drejta e moshës. Ndaj mos u rezervo!”
Ka qenë xheloz ndaj jush?
-Jo xheloz, në kuptimin negativ të fjalës, por ka qenë. Unë e kuptoja, dhe rezervohesha.
Keni qenë shumë e kujdesshme, atëherë?
-Kam patur një natyrë të ekuilibruar. Në moshën time të duket sikur jeta është e shkurtër. Por në fakt e gjithë koha që jetova me Agimin, dhe e sotmja pa praninë e tij reale por me praninë shpirtërore, përbën një cikël të pandashëm, sepse kemi jetuar dhe folur kaq shumë, sa për shumë momente gjej ngushëllim tek fjalët e tij.
Zonja Anida, para tre vjetësh ju keni promovuar dhe një album të ri. Në moshën 70-vjeçare i keni dhuruar publikut këngët e të paharruarës Take. Nga buron ky vitalitet?
-Nga dashuria. Dashuria për këngën, për punën, për njerëzit sepse kam dashur që ti dhuroj gjithçka atyre.
Garancitë e sigurisë vetëm nga vendet europiane, pa përfshirjen e SHBA-së, nuk do të jenë “të mjaftueshme” për të siguruar mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës ndaj ndonjë agresioni të mëtejshëm rus, ka paralajmëruar presidenti ukrainas.
Volodymyr Zelenskyy foli të enjten, pas një takimi me liderët e BE-së dhe NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbështetjen e ardhshme për Kievin, duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të Donald Trump-it si president i SHBA-së dhe premtimet e tij për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të detyruar negociata të menjëhershme paqeje me Rusinë.
“Unë besoj se garancitë vetëm nga europianët nuk do të jenë të mjaftueshme për Ukrainën,” u tha Zelenskyy gazetarëve pas takimeve. “Është e pamundur të diskutohet vetëm me europianët, sepse e vetmja garanci, aktualisht ose në të ardhmen, është anëtarësimi në NATO.”
Zelenskyy ka bërë presion ndaj liderëve për t’i dhënë Ukrainës një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, por SHBA dhe Gjermania kanë qenë shumë hezituese, ndërsa Hungaria është kategorikisht kundër.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi të dyja palët në bord, Shtetet e Bashkuara dhe europianët . . . një vendim të përbashkët,” shtoi ai. “Duhet të ketë një qëndrim shumë gjithëpërfshirës . . . duhet të jemi të sigurt në garancitë e sigurisë që do të na mbrojnë nesër.”
Zelenskyy tha se nuk do të bëjë publike asnjë detaj të diskutimeve me vendet perëndimore në lidhje me garancitë e mundshme të sigurisë.
Ai foli pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron të mërkurën në mbrëmje, i ndjekur nga një mbledhje gjatë natës me liderë të lartë europianë, e organizuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe një samit me të 27 liderët e BE-së të enjten në mëngjes.
Zyrtarët të cilët ishin informuar mbi bisedimet thanë se disa liderë përdorën diskutimet për të bërë propozime afatgjata mbështetjeje për Ukrainën, por kishte ndarje mendimesh mbi atë që Europa mund të vazhdojë të ofrojë pa mbështetjen e SHBA-së.
Garancitë e detyrueshme të sigurisë nga kryeqytetet europiane, të cilat potencialisht do t’i përfshinin ato në një luftë me Rusinë nëse Ukraina sulmohet përsëri, janë të pazbatueshme pa një garanci se SHBA do të mbështeste ato ushtri europiane, shtuan zyrtarët.
Macron ka sugjeruar idenë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë për të zbatuar një marrëveshje të mundshme paqeje, por shumë kryeqytete të tjera të BE-së janë shumë skeptike për këtë ide dhe nuk është e qartë nëse një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte shtesë apo zëvendësim i garancive të sigurisë.
Zelenskyy tha se ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime të mëtejshme për luftën me Trump-in, për t’i shpjeguar disa aspekte kyçe të konfliktit.
“Ai nuk ishte në këtë luftë sepse nuk ishte president, kjo është e kuptueshme. Dua t’i ndaj me të më shumë detaje,” tha Zelenskyy. “Unë llogaris të kem kohën për të folur, për të menduar, për të dëgjuar dhe për të kuptuar pikëpamjen e tij dhe për t’i treguar pikëpamjen tonë. . . . Shpresoj që ai të më kuptojë.” / Financial Times – Syri.net
Kur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Taulant Balla, drejtues politik i PS për Diasporën, e përkujtuan Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, 18 Dhjetorin me pritjet zyrtare apo dhe dërgesat e mesazheve, një karakteristikë thellësisht propagandistike dallohej qartë.
Sukseset.
Arritjet në formalitetet institucionale të politikës së majtë shqiptare që qeveris me konceptin mbi gjithëpërfshirjenduke i shtuar kësaj të fundit “natyrshëm”dhe interesimin për votën e diasporës.
Nuk është më rastësi që heshtja prej vitesh premtohet tani. Por veç premtimit ka dalë në imazh edhe pretendimi se tashmë është meritë e mazhorancës socialiste afrimi i diasporës (kujtoni kuadratet gjithëpërfshirëse nga parakalimi i krye bashkiakut më 28 Nëntor, 2024), dhe vota e diasporës që do të mundësohet për herë të parë më 11 Maj, 2025.
Ato pra gjithëpërfshirjadhevota, përbëjnë tani dy fakte që përplasen me një situatë mjaft kritike në të cilën po kalon Shqipëria dhe që do të na shoqërojnë deri në mesin e vitit të ardhshëm.
E nëse Kreu i Shtetit Begaj mendon se: –
“… vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”
dhe kjo ka qenë detyrë e rëndësishme që me marrjen e detyrës, ose që në ditën e parë të betimit të tij, për Ballën, drejtues politik i PS për Diasporën, mesazhi vjen më “i plotë” dhe më “i gjatë” : – “Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja”. Ndërsa komenti plotësues propagandistik i politikës zyrtare prej ATSH-s rrumbullakoset me përcaktime të tjera të paqarta si gjithëpërfshirja,me përmbajtjen se: –“Dita Ndërkombëtare e Migrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në migrantë”.
A mund të flasin këta shtetarë dhe politikanë dot për shqiptarët që largohen?
A mund të shpjegohet se përse fuqia punëtore “importohet” dhe shihet si një zgjidhje në projektet vendore dhe globale të qeverisë së Rilindjes Socialiste ?
Janë zbuluar tashmë, por edhe kanë mbetur ende të pa zgjidhura çështjet më të dukshme si korrupsioni i partisë-shtet dhe përpjekja për të marrë edhe një mandat të katërt nga Rilindja Socialiste. Qëndrimi në pushtet dhe keq qeverisja janë mbuluar duke minuar opozitën politike dhe peshat mbi varfërinë, mbi krimin si dhe largimi masiv i popullsisë shqiptare përpiqen të bëhen të sepse qeveria/ministrat transparencë quajnë daljen javore në shkallët e kryeministrisë për të treguar mbi VKM-t e firmosura. Asnjëri prej tyre nuk del në një konferencë shtypi, sepse ky është monopol i kryeministrit gjë të cilën ai e quan të kryer me pjesëmarrjen e rrallë në Kuvendin e Shqipërisë, por jo aq të rrallë në takimet ndërkombëtare.
Ky boshllëk dhe këto mungesa komunikimi nuk janë thjeshtë shprehje autoritarizmi, por janë rezultati i punëve të bëra vit pas viti dhe rritje e buxhetit si i tillë vit pas viti që nuk reflekton në hapjen e fronteve të reja të punës dhe kur në një periudhë prej dy-tre vitesh Leku është “çimentuar” i fortë kundrejt euros-€ dhe dollarit-$.
Mplakja e popullsisë gjithashtu dhe veçanërisht mosha e re aktive po largohet dhe ky është fakt. Por fakt gjithashtu është se për të mos jetuar me pasojat e krijuara të rinjtë dhe forca aktive e punës është e detyruar të largohet për të siguruar një jetë më të mirë për vete si dhe për të ndihmuar mbijetesën e pjesës së mbetur të familjeve në Shqipëri. Kjo grup moshë është pika më nevralgjike për ekzistencën e atdheut, për fatin e demokracisë dhe të fatit të zgjedhjeve që duket se po e përsërit historinë e saj. Në qoftë se imazhet dhe fotografitë dokumentare të viteve ’90 përdoren edhe nga vetë ideologët e rilindësve socialistë si kontrasti krahasues se ku ishte Shqipëria që ju la në dorë demokratëve për ta qeverisur vendin dhe se ku është tani ajo që po gumëzhin prej turizmit, një fakt i përbashkët i që bashkon fillim-fundin e 35 viteve të tranzicionit deri në 11 Maj, 2025 nuk ka ndryshuar. Ai është hemorragjia e shqiptarëve largim që i imponohet popullsisë nga një parti-shtet i diktaturës (kujtoni dy zgjedhjet e para 1991 dhe 1992). Janë dy eksode të frikshme për t’i shpëtuar diktaturës dhe dhunës. I pari si një largim i shqiptarëve pa dokumente identiteti, ilegalë në Evropë, por si një krizë humanitare ajo u përballua sepse u njoh izolimi i një regjimi komunist 50 vjeçar. Mes të parit dhe të dytit, me hyrjen në vitet e tranzicionit ulje ngritjet e migracionit vazhduan. Ishin po shqiptarët që gjenin mënyrën me det, me tokë apo me ajër që të largoheshin pasi humbën shpresat tek ngritja e një sistemi demokratik bazuar në pronë, në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit dhe të barazisë përpara ligjit. Por edhe kjo goditje e dytë e viteve ’20 të shekullit të ri si vite të hemorragjisë së kombit, kur shqiptarët edhe pse e gëzojnë lirinë e lëvizjes, edhe pse bëjnë pjesë në aleancën e NATO-s, edhe pse janë duke hedhur hapa drejt anëtarësimit evropian, statistika se 1/3 e popullsisë shqiptare gjendet në diasporë, mbetet një fakt ngre nevojën për një ndërgjegjësim të madh patriotik dhe atdhetar pa propagandë dhe pa ideologji partiake.
Sepse për të parën herë shqiptarët po thirren të marrin pjesë në zgjedhje. Vota së diasporës më pak se gjashtë muaj larg.
Ndaj Dita Ndërkombëtare e Emigracionit, 18 Dhjetori nuk mund të përdoret si propagandë partiake.
Këto janë edhe çështjet ku secila forcë politike me programet e veta duhet ta japë përgjigjen gjatë këtyre muajve të mbetur deri më 11 Maj, 2025 pa e joshur atë koncept për të drejtën e votës që e përçan diasporën ose që e largon edhe më shumë nga Atdheu i keq qeverisur.
BE-ja pret.
Ai aty është për popullin shqiptar.
BE-ja nuk mund të jetë për këtë apo për atë forcë politike që me lehtësi kërkon zgjatje mandati pa ju përmbajtur sigurimit të zgjedhjeve të lira, të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të pavarësisë së gjykatave në ushtrimin e ligjit veprimit të drejtësisë mbi korrupsionin dhe krimin.
BE-ja është aty për pluralizmin dhe shtetin ligjor, për mediat e lira dhe individin e lirë, për atë qeveri që i siguron punë dhe mirëqenien shtetasve të saj. Këto janë “detyrat e shtëpisë” ndër më kryesoret që i krijojnë hapësirë veprimtarisë ekonomike të tregut të lirë dhe konkurrencës përpara se sa çdo forcë politike që shpreson se do ta drejtojë vendin me një program të përpiktë përpara se të çojnë ndërmend dhe të marrin rrugën për qoftë edhe një tjetër tur të ri takimesh në diasporë.
E ndërsa opozita ofrohet dhe kërkon ndryshimin dhe rotacionin politik, për shkak të pamundësisë së ushtrimit të jetës parlamentare të mbështetur në kushtetutë, mazhoranca dhe qeverisja me institucionet e kapura dhe me influencën për një mandat të katërt, janë sot në një sulm frontal për pushtet dhe mënyra e afrimit me diasporën, listimin dhe marrjen e informacionit rreth saj po krijon një destabilizim dhe përçarje në diasporë. Dallohen afrime të natyrshme të vullnetshme nga diaspora me partitë politike, por asnjëherë shqiptarët e larguar që gëzojnë lejen e qëndrimit dhe dyshtetësinë në shtete të ndryshme të botës nuk duhet të rrezikojnë arritjet personale dhe të familjeve të tyre dhe ato zhvillime integruese që ata i kanë realizuar. Aty ku diaspora është e numerikisht më e madhe e përqendruar në numër sikurse edhe aty ku ata/ato janë si bashkësi më të vogla, një tipar dallues është e vërteta me edukimin e proceseve zgjedhore të lira.
Në të dyja rastet zhvillimet politike shqiptare për të tërhequr interesimin dhe votën e diasporës duhet të jenë të matura dhe të kujdesshme pavarësisht etjes për fitore. Zgjedhjet dhe euforia e tyre, pavarësisht nga shpenzimi ekonomik duhet të ruajnë ndershmërinë dhe integritetin. Në të kundërt shprehja “ka gjasa” si shenjë kujdesi do të thotë se zgjedhjet mund të realizojnë një efekt negativ për ta strukur dhe bërë indiferente atë pjesë bashkatdhetarësh aty ku ata ndodhen në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Në gjithë këtë panoramë mes propagandës, ideologjisë dhe imazhit partiak me turet në diasporë për të kërkuar votën ne e shohim edhe me interesimin në planin e brendshëm. KQZ përforcoi kështu edhe disa qëllime pas disa vizitave që Këshilli Koordinues i Diasporës zhvilloi në Tiranë me rastin e 18 Dhjetorit, Ditës së Migracionit. Sipas ATSH, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: –“ njohu me përgatitjet dhe masat e marra për mirë organizimin dhe mirë administrimin e procesit të votimit të diasporës për zgjedhjet për Kuvend, aktet rregullatore të miratuara, strategjinë e edukimit të zgjedhësve nga jashtë, ndërtimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), siguritë dhe garancitë që do të ofrojë PER si dhe afatet zgjedhore për zgjedhësit nga jashtë”.
Këshilli Koordinues i Diasporës, a është ai gjithëpërfshirës? Pra a i përket ai gjithë diasporës si një institucion hershmërisë së emigrantëve shqiptarë dhe veçanërisht diasporës së se të viteve ’90-të?
Ky fakt duhet trajtuar me peshën e duhur sepse, çdo shqiptar në emigracion e ka një adresë, zotëron një banesë, pronë, biznes apo qoftë edhe ka kontratë pune dhe leje qëndrimi për studime kualifikime etj. Dhe më e rëndësishmja integrimi i tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë apo gëzojnë edhe nënshtetësinë i ka bërë ata jo vetë të integruar, por edhe kontribues financiarë, për ndihmën e familjarëve të tyre, për mirëmbajtjen e pronave, për dëshirën e zhvillimit të një aktiviteti ekonomik e deri tek e fundit ardhja si pushues dhe për t’u çmallur me atdheun.
E drejta e tyre për të votuar, nuk është thjeshtë pjesëmarrje e votës së diasporës, por është forcë ndryshuese nga 2025 e në vazhdim sepse jeta e gjithsecilit në emigracion është sfidë dhe sipërmarrje, është përgjegjësi për familjen dhe gjithashtu dashuri për familjen dhe për vendlindjen. Shqiptari i diasporës vjen i barabartë me votën dhe kjo garanci e integritetit nuk duhet të ketë diferencime dhe të përdoret për interesa propagande zgjedhore. Kjo më e fundit shënohet në një takim që kryeministri Rama ka zhvilluar më 19 Dhjetor me Këshillin Koordinues të Diasporës, të cilësuar si takim vjetor ku janë hedhur dy ide lidhur me kontributet shoqërore me 8 shtete si dhe nënshtetësia shqiptare. Pavarësisht se propaganda e trajton si një rutinë kur theksohet takim vjetor me KKD-në, shumë kush që nuk e ka harruar di të thotë se tre samite të mëdha me diasporën janë zhvilluar.
Por edhe nëse po i marrim të përvitshme cili ishte rezultati i tyre në 12 vite ?
Pamundësia e përgjigjes është sërish propaganda tek e cila edhe 5-6 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 duket se nuk është fokusi tek zhvillimi i zgjedhjeve model ku diaspora merr pjesë, por numrat, turet në diasporë dhe premtimet. Ashtu siç u premton pensionistëve në Shqipëri bonusin, loja hapet tek kontributet shoqërore dhe nënshtetësia. Në rastin Gjerman kur njohja e dyshtetësisë në fund të Qershorit 2024 u bë realitet, koha e shkurtër me një qeveri që kujdeset për diasporën dhe jo për patronazhimin e saj duhet ta ketë vullnetin për ta kapur shpejtësinë e kohës pasi me të shprehet vullneti i procesit zgjedhor me pjesëmarrjen e diasporës. E nëse Gjermania përfaqëson një realitet të ri çfarë ndodh me shtetet e tjera ku përqendrimi është i madh dhe dyshtetësia po ashtu. shprehje e Ramës me përfaqësuesit e KKD-s: –“…besoj se ministria e Jashtme do të ‘’lante shumë mëkate” të trashëguara nga koha e asaj hijes që më përndjek mua sa herë futem këtu. Me siguri ka anëtarë të Këshillit Kombëtar të Diasporës që nuk e kanë pasaportën shqiptare”. Kjo nuk tregon as shkallë të lartë përgjegjësie dhe as barazi procesi për pajisjen me dokumentacionin pasaportës shqiptare/nënshtetësinë të gjithë atyre që duan ta zotërojnë. E në këtë rast anëtarët e KKD nuk bëjnë përjashtim.
Format mund të plotësohen sepse shtetasit janë të barabartë pa i diktuar prioritetet si një arritje e qeverisë në xhiron e fundit të vitit elektoral pas disa mandateve në pushtet me detyra të pa realizuara për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme trupën diplomatike apo trupën diplomatike.
Por si për ironi të fatit dhe të garës së imazhit në mes të rilindësve socialistë zgjedhjet dhe dy shtetësia kanë edhe konkurrencën brenda. Ajo nuk mund të nënvleftësohet. Në qoftë se kryeministri Rama doli në diasporë dhe tuboi emigrantët për votë, kryetari i bashkisë Veliaj ka punuar pak nga pak me dhënien e pasaportave shqiptare. Në muajt e fundit, diku me 15, herë me 6 apo edhe me 5 shtetas të rinj që do të jenë votues, Veliaj nuk e ndal interesin për votën brenda dhe jashtë jo vetëm në ditën e imazhit patriotik që kulmoi me paradën e kuadrateve të diasporës, por edhe në ditët më të vështira me drejtësinë të Bashkisë Tiranë, ai nuk mungon të sjellë pamje nga takime me shtetas të rinj shqiptarë.
18-19 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Zjarr në një ndërtesë banimi pasi u godit nga një dron në qytetin rus Kazan, 21 dhjetor.
Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor.
Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.
Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar.
Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë.
Nxënësit evakuohen nga shkollat
Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se nxënësit janë evakuuar nga shkollat në qarkun sovjetik të Kazanit dhe se sirenat mund të dëgjoheshin në qytet.
Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar mbi numrin e viktimave.
Sipas Interfax, kryetari i Kazanit, Ilsur Metshin, tha se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e prekura dhe po u sigurohet strehim dhe ushqim.
Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës.
Në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një “mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë”.
Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha në një komunikatë se “janë vendosur kufizime të përkohshme në Aeroportin e Kazanit në mëngjesin e 21 dhjetorit për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile”.
Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon. REL
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në një intervistë për televizionin Klan Kosova, se hetimet për të gjetur përgjegjësit janë duke vazhduar dhe SHBA-ja po ndihmon në këtë proces.
“Kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë për të punuar drejtpërdrejt me kohë të plotë me autoritetet për zbatim të ligjit, për të identifikuar përgjegjësit”, ka thënë Hovenier, i cili e ka dënuar edhe një herë sulmin.
Aktualisht, ai ka thënë se nuk mund të përcaktojë se kush është mbrapa sulmit.
Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.
Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.
Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA-ja dënon sulmin në shkallën më të lartë.
“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të forte”, ka thënë mes tjerash Kasanof.
Përveç SHBA-së, sulmin e ka dënuar ashpër edhe Bashkimi Evropian. REL
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë duhet të jenë “të gatshëm të arrijnë marrëveshje” për t’i dhënë fund konfliktit brutal që ka dërmuar Ukrainën. Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu kritikoi vendimin e Presidentit Joe Biden për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me armët e marrë nga Shtetet e Bashkuara, duke lënë të kuptohet se kur të marrë detyrën, ai mund ta anulojë vendimin.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do të bëj “përpjekje” për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës në fillim të mandatit presidencial duke shtuar se të dyja palët duhet të bëjnë kompromis.
“Duhet të ketë një marrëveshje. Shumë njerëz po vriten në këtë luftë… Zelensky dhe Putini duhet të jenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje”, tha zoti Trump.
Ai gjithashtu e quajti vendimin e presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë një “marrëzi” dhe“një gabim të madh”.
Një ditë pas këtij reagimi, Kievi e çoi luftën në zemër të Moskës, pasi forcat ukrainase të sigurisë morën përgjegjësinë për vrasjen e një gjenerali rus, pak kilometra larg Sheshit të Kuq.
Analisti William Pomeranz thotë se nëse Presidenti i ardhshëm Trump heq dorë nga mbështetja për Ukrainën kjo do të kishte “pasoja të mëdha ushtarake” për Ukrainën dhe e vë zotin Trump kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara.
“Unë shoh një përplasje të mundshme mes aleatëve tanë të NATO-s dhe Presidentit Trump lidhur me luftën. Kur zoti Trump flet për negociata, kjo në të vërtetë do të thotë që Ukraina duhet të negociojë dhe të dorëzohet, ndërsa ai nuk i vë asnjë kusht Rusisë”, thotë zoti Pomeranz nga Qendra ‘Wilson’.
Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të “përdorë çdo qindarkë” të ndihmave tanimë të miratuara për Ukrainën, përpara se ai të largohet nga detyra. Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shpjegoi për Zërin e Amerikës arsyen për këtë.
“Lufta në Ukrainë ka të bëjë me themelin e sistemit ndërkombëtar mbi të cilin mbështetet gjithçka tjetër, sovraniteti, integriteti territorial, paprekshmëria e kufijve. Nëse këto nuk mbrohen në Ukrainë, nuk do të mbrohen askund tjetër”, thotë zoti Carpenter.
Kongresi është ai që përfundimisht vendos nëse do të ndahen fonde të tjera për Ukrainën.
“Unë mendoj se zgjedhja e Presidentit Trump tanimë e ka ndryshuar situatën atje. Ai mund ta zgjidhë konfliktin dhe ne po presim me padurim që ai të na udhëheq deri në atë pikë”, thotë për Zërin e Amerikës, Mike Johnson Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.
Ligjvënësja demokrate, Erica Lee Carter, u zgjodh së fundmi për të shërbyer në javët e fundit të mandatit të nënës së saj të ndjerë në Kongres. Ajo përdori kohën e kufizuar në detyrë për t’i bërë jehonë mbështetjes që nëna e saj Sheila Jackson Lee i dha Ukrainës.
“Unë nuk heq dorë nga Ukraina derisa të gjithë në Ukrainë të ndalojnë së luftuari dhe kjo nuk do të ndodhë derisa Ukraina të fitojë”, thotë për Zërin e Amerikës ligjvënësja demokrate Erica Lee Carter
Deklarata e saj nxjerr në pah një çështje të rëndësishme: nëse Ukraina është gati të bëj kompromis.
Anëtarët e qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky kohët e fundit kërkuan mbështetje nga fqinjët si Polonia dhe nga vende të largëta si Franca dhe Australia.
Kur u pyet kohët e fundit nëse ai ishte gati të ndalonte luftën dhe të pranonte bisedimet, Presidenti Zelensky tha se së pari duhej të shihte garancitë e sigurisë dhe një plan për paqen.
Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023.
Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.
Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).
Në nivel familje konsiderohen vështirësi:
Një individ mund të konsiderohet në vështirësi në rast se nuk ka:
Sipas Eurostat Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsie në rrezik të varfërisë dhe privimit material.
Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku liderët e të dyja vendeve theksuan mbështetjen e ndërsjellë për njëra-tjetrën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i lartësoi lidhjet mes popujve të Shqipërisë dhe e kritikoi Bashkimin Evropian për qëndrimet e tij ndaj Prishtinës.
“Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është që të mos jemi njëri në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian, ndërsa tjetri nën sanksione të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, sot janë një absurditet absolut”, tha Rama.
Derisa Shqipëria i hapi kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim në BE në tetor, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.
Rama tha se ai dhe presidentja e Kosovës, kërkuan heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës gjatë një samiti BE-Ballkani Perëndimor të mërkurën në Bruksel.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha në hapje të seancës se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën “në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”.
Ai e falënderoi Qeverinë e Shqipërisë për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti, forcimit ligjit, nuk mund të konsiderohen cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët. Është Serbia që nuk na e pranon as statusin e fqinjit por ambiciet e aj hegjemoniste vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutë”, tha Konjufca.
Kjo është mbledhja e parë mes këtyre dy kuvendeve në Prishtinë. Seanca e fundit e përbashkët mes tyre u mbajt dy vjet më parë në Tiranë, me rastrin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Tirana dhe Prishtina ndajnë synimet dhe vizionet e njëjta drejt integrimeve evropiane.
“Realizimi i objektivit tonë anëtarësimi në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm, rritja e rolit të faktorit shqiptar, stabiliteti për paqe dhe siguri, janë detyrat tona, themeli i të ardhmes sonë”, tha Spirapoli. REL
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamenteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga Shqipëria të pranishëm do të jenë 60 deputetë.
Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Prishtinë.
Në total pritet të mblidhen 130 deputetë, ku priten të jenë të pranishëm edhe 70 parlamentarë të Kosovës. Të pranishëm në takim do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.
Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas ekzekutimit të himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, më 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare. Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Tradita e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës ka nisur që më 2014 kur dy qeveritë u takuan në Prizren. Në atë kohë, qeveria e Kosovës drejtohej nga Hashim Thaçi. Një tjetër mbledhje e përbashkët u mbajt pak më vonë në Tiranë, më datë 23 mars 2015 me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”.
Takimi i fundit mes qeverisë së Ramës dhe të Kurtit është mbajtur më 2022, ku ndër të tjera, u arrit që vendet të nënshkruajnë 19 marrëveshje të përbashkëta, që rregullonin sektorë të ndryshëm.
Agjenda
Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për vizitën e planifikuar të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vetëm një orë para realizimit.
“Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Sinani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka përshkruar këtë hap si dëshmi e tentimeve për izolim të shqiptarëve të komunës që ajo udhëheq.
Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me vizitën e planifikuar të Çekut në Preshevë, por nuk ka marrë përgjigje.
Kjo Zyrë pati thënë më herët se Prishtina ua ka ndaluar vizitat përfaqësuesve të saj për të vizituar serbët e Kosovës në festën fetare të Shën Nikollës, që shënohet me 19 dhjetor.
Sipas saj, kjo përbën shkelje të marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur mes dy vendeve më 2011.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Në Kuvendin e Serbisë, shqiptarët kanë vetëm një zë: deputetin Shaip Kamberi.
Në muajt e fundit, qindra shqiptarë kanë protestuar kundër diskriminimit që kanë thënë se e përjetojnë në jug të Serbisë. Edhe autoritetet e Kosovës kanë qenë të zëshme në thirrjet për respektim të shqiptarëve të asaj zone.
Zyrtarët serbë, në anën tjetër, i kanë hedhur poshtë akuzat.
Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.
Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.
Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.
Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.
Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. REL
Nga takimi i 17 Dhjetorit, 2024 në Bruksel, kryeministri i RSH Rama me në krah përfaqësuesit e presidencës së radhës së palës Hungareze në BE-së Péter Szijjártó dhe Marta Kos, është shprehur ndër të tjera në një deklaratë të përbashkët për mediat se: – “Ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe t’i harrojmë divorcet e vjetra të hidhur të së shkuarës”.
Është interesante ta marrësh më të gjatë përmbajtjen nga ekrani në raport me titujt që vendosen nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila ende pa e shpjeguar arsyen e heq pjesën tjetër nga një fjali ku theksat diplomatikë dhe politikë merren si mesazhe të qarta nga një kryeministër shteti dhe jo kombi.
Pjesa e munguar (e qethur) vazhdon me: – “… t’i harrojmë divorcet e vjetra të hidhur të së shkuarës”, sipas ngjyrimeve dhe mënyrës së propozimit për martesë me BE nga Rama. Ky aspekt nuk i ka shpëtuar skicës me titull “60 vjeç dhëndër” të autorit LD-NY24 e cila nënkupton auto censurën në fjalorin e diplomacisë së kryeministrit prej ATSH-s, por çuar më tej në vitet e tranzicionit shqiptar, “60 vjeç dhëndër” ka brenda disa dhjetëvjeçarë pushtetesh në politikën shqiptare që e kanë përdorur formulën e propozimit të lidhjeve sa herë që vijnë zgjedhjet parlamentare.
E ndërsa sot opozita proteston për keq qeverisjen dhe korrupsionin e administratës shtetërore në çdo nivel, qeveria e ka monopolizuar politikisht procesin e çeljes së grup kapitujve si të ishte pjesë e një programi të Rilindjes Socialiste që bëhen garanci jo thjeshtë për procesin, por edhe për marrjen e një mandati të katërt në një shtet ku transparenca, zbatimi i ligjit dhe drejtësia ende nuk kanë fituar epërsi si instrumenta të rëndësishme demokratike në mbrojtje të pluralizmit politik mbi frymën e arbitraritetit dhe autoritarizmit që po materializohet në një koncept qeverisës parti-shtet.
Sloganet Krenarë për Shqipërinë, Vetëm përpara dhe Shqipëria 2030 kërkojnë të përforcojë përçimin e mesazhit për votuesit brenda dhe jashtë nga e majta e politikës shqiptare në një kohë kur vota e diasporës me një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të mbrojtur mendohet se do të sjellë ndryshimin.
Si mund të shkohet në BE kur në një kohë llogaritet se rreth 1/3 e popullsisë së vendit është larguar në dhjetëvjeçarin e fundit?
17 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky para takimit të Bashkimit Evropian, në Bruksel, më 19 dhjetor, 2024/AP
VOA Marrë nga Reuters dhe AP
Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të bashkëpunojnë për të ndalur Rusinë mes shqetësimeve se tërheqja e mundshme e ndihmës amerikane për Kievin mund të minojë përpjekjet e ukrainasve në luftën kundër Rusisë. Udhëheqësit evropianë kërkuan që çfarëdo nisme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se vetëm aleanca ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund ta ndalë Rusinë dhe ta shpëtojë vendin e tij, në një mesazh drejtuar Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, mes thirrjeve të tij për t’i dhënë fund luftës.
“Uniteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të Evropës është shumë i nevojshëm. Na nevojitet ky unitet për të arritur paqen dhe mendoj se vetëm së bashku Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta ndalin me të vërtetë Putinin dhe ta shpëtojnë Ukrainën”, deklaroi Presidenti Zelensky para se të mbante fjalimin para udhëheqësve të BE-së në fillim të takimit të BE-së, agjenda e të cilit po dominohet nga lufta në Ukrainë.
Diplomatët evropianë thonë se udhëheqësit e bllokut synojnë t’i dërgojnë një mesazh të qartë zotit Trump për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj Ukrainës. Ata do të theksojnë se Ukraina duhet të jetë e përfshirë në një marrëveshje të mundshme paqeje dhe se marrëveshja duhet të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se lufta “nuk është vetëm për Ukrianën dhe për Bashkimin Evropian, por për ligjin ndërkombëtar”. Ai tha se BE-ja do të angazhohet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë.
“Duhet të jemi shumë të qartë sa i përket Ukrainës. Ne do t’ju mbështesim plotësisht me të gjithshka kemi në dispozicion dhe për sa kohë që të duhet. Tani gjatë luftës dhe në të ardhmen, në paqe. Duam t’ju mirëpresim një ditë këtu si anëtar të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.
Presidenti i zgjedhur Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës. Në fillim të javës ai tha se Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për një marrëveshje paqeje me Presidentin rus Putin, ndonëse nuk është deklaruar nëse kjo do të thoshte se Kievi duhet t’i japë territore Moskës si pjesë të zgjidhjes.
Forcat ruse aktualisht kanë pushtuar një të pestën e Ukrainës dhe po avancojnë në pjesën lindore të saj.
Projekt-deklarata e BE-së thekson se “Rusia nuk duhet të fitojë”, duke shtuar se asnjë nismë për Ukrainën nuk duhet të merret pa pjesëmarrjen e Kievit.
Pjesëmarrja e Presidentit Zelensky në takimin e BE-së vjen pas bisedimeve që ai zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropian të mërkurën, që synonin të siguronin ndihma të menjëhershme për Kievin dhe garanci afatgjata për sigurinë.
Ndonëse udhëheqësit evropianë thonë se po përqëndrohen në nevojat e momentit të Ukrainës, disa zyrtarë tashmë kanë filluar të diskutojnë se si do të duken masat e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës.
Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë edhe për çështje tjera, të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, mes shqetësimeve për një luftë të mundshme tregtare mes tyre.
Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha në një konferencë për media në Prishtinë se ASK-ja e ka bërë vlerësimin për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku kryesisht u bojkotua procesi.
Ai tha se ASK-ja vlerëson se Kosova ka një popullsi të përgjithshme rezidente prej 1.602.515.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj.
Në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon. Aktualisht, sipas ASK-së, në diasporë janë regjistruar rreth 500.000.
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë i realizuar më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë ishte rreth 1.7 milion. Procesi ishte bojkotuar në masë të madhe nga serbët.
Komentet