VOAL

VOAL

MEMORANDUM I ASHASHA, NJU-JORK: SHQIPËRIA TË KËRKOJË SANKSIONIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KOLONIALZIMIT SLLAV NË TOKAT SHQIPTARE

June 18, 2019
3 Comments
  • author avatar
    Eshref Ymeri 6 years ago Reply

    Ky Memorandum ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Çështjen tonë Kombëtare, ende të pazgjidhur në siujdhesën e Ballkanit.
    Ai merr një rëndësi të dorës së parë edhe për arsye se është i pari, në të cilin kërkohet publikisht e drejta e mbi 2 milionë shqiptarëve që të kenë të drejtën e vetëvendosjes në trojet e tyre amtare që ndodhen ende të kolonizuara në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi.
    Në këtë Memorandum më ka lënë mbresa të thella paragrafi i mëposhtëm:
    “Në këtë vështrim, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2 dhe në Nenin 55 të Kartës, OKB-ja nevojitet që të “shpaketojë” dhe të sanksionojë juridikisht sundimin kolonial sllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe M.Veriore) mbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi territoret e tyre autoktone të Shqipërisë etnike, duke iu njohur të drejtën e vetëvendosjes, që do të thotë shkolonizimin, pavarësimin dhe sovranitetin e tyre”.
    Një kërkesë e tillë bëhet publike për herë të parë pas një shekulli, pikërisht pas Fjalimit të shkëlqyer të Atë Gjergj Fishtës në Konfrencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ku ai pati deklaruar botërisht:
    “Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë”.
    Unë mendoj dhe kam bindjen e plotë se ky Memorandum është një leksion kuptimplotë për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës, të cilat duhej të ishin kujtuar me kohë dhe duhej të kishin kontribuar në kohën e duhur për emancipimin e klasës politike, për t’ju drejtuar institucioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, e cila vazhdon të mbetet pezull që prej vendimeve kolonialiste që mori Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe Konferenca e Londrës e vitit 1913 për copëtimin e trojeve tona etnike, për interesat e grekosllavizmit, nën presionin e shovinizmit rusomadh, armikut të kahershëm të kombit shqiptar.
    Ju lutem edhe një herë, e Nderuara Zonja Sanie, që Profesorit të shquar Skënder Kodra, Simbolit të Shqiptarisë, t’i përcillni të falat e mia më të përzemërta.
    Eshref Ymeri

Komentet

Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Rrezallës ku u ekzekutuan 98 shqiptarë

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt në të cilën u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga forcat serbe, të cilat zhdukën edhe kufom . . .

Sulmi me raketa, Zelenski flet para popullit: Ata janë demonë, armëpushim i pakushtëzuar pastaj bisedojmë me rusët në çdo format

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se para nisjes së negociatave me Rusinë duhet të ketë një armëpushim të pakushtëzuar, pas së cilës Ukraina mund të bisedojë me rusët . . .

Osmani në 76-vjetorin e NATO-s: Anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike, synimi ynë i përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76-vjetorin e themelimit të Aleancës Atalantike, duke theksuar rëndësinë e kësaj aleance për paqen dhe sigurinë botërore. Në një . . .

Shpopullimi shton kërkesat për azile, shtëpitë e të moshuarve pa kapacitete

Shpopullimi i vendit rrit kërkesën e të moshuarve të mbetur vetëm, për tu strehuar në qendrat e azilit. Në Fier, shtëpia e të moshuarve ka ezuruar të gjitha kapacitet, pasi sipas dr . . .

Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur në prokurori

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim . . .

Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja

Radio Evropa e Lirë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtete . . .

Trumpi shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

Radio Evropa e Lirë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha v . . .

Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në një ceremoni në Shkodër, duke theksuar se ata mbeten një burim frymëzimi për çdo qytetar që be . . .

Osmani i propozon Britanisë marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi

Takimi Osmani-Lammy në Prishtinë, më 2 prill 2025.   Radio Evropa e Lirë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar të mërkurën sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së . . .

Statistika: 950 mijë shqiptarë me 0 lekë në banka, paratë i zotërojnë 5.2% e popullatës

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri n . . .

Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK përgatiten në Shqipëri

Kosova do të mirëpres përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të d . . .

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Takimi mes kryediplomatit britanik dhe kabinetit qeverisës të Kosovës.   Radio Evropa e Lirë Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, . . .

Send this to a friend