Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj ka lajmëruar me një tweet shqetësimin e qendrimit destruktiv të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Zonja Haradinaj shkruan në Tweet: “Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprime destruktive të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shkeljen e pikës të 15-të të marrëveshjes të nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump.
Vuçiç falenderoi falënderoi Ambasadorin e Palestinës Mohamed Nabhan për qëndrimin “parimor për mosnjohjen e Kosovës.”
Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”
Pas takimit me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq me Ambasadorin e Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan më 15 shtator, presidenca serbe lëshoi një komunikatë ku midis të tjerave thuhet: “Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.
Komentet