Vajza e gjyqtares Fildes Hafizi të vrarë një ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj ka shkruar një mesazh të ndjerë për humbjen e të ëmës. Mes rreshtave të shkruar në një postim në Facebook, ajo i referohet mamasë së saj si Perëndesha dhe heroina e saj. Në mesazh mllefi i Melisës ndaj të atit duket i qartë.
“Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time . Mami im ishte heroina ime , perëndesha ime . Ajo është njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra . Pavarësish çdo gjëje ajo fliste mirë për të;pavarësisht çdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi . Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime , dashuria ime e parë në këtë botë . Kushdo që e njihte e adhuronte kurajën, forcën, inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi”, që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një mostër që nuk meriton të marrë frymë .
Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do qaj, por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që un nuk besoj në Zot, unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tillë ishte dhe gjallë . Dhe ne do ja dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj . Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh .
Faleminderit të gjithave që na u gjendet pranë,
– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) Melisa Hafizi”, shkruan ajo.
1 shtator 2017
Komentet