Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ftuar në një emision në Radio Dukagjin u është përgjigjur shumë pyetjeve duke folur edhe për jetën private.
Ajo, konsiderohet të jetë një person shumë i hapur, derisa jetën private e ka ruajtur gjithmonë me xhelozi, transmeton lajmi.net.
E pyetur se nëse është penduar për diçka në jetë, tregon se nuk është penduar për asgjë që ka bërë, vetëm se për gjëra që nuk ka arritur t’i bëjë.
Dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë është një pikturë, derisa falje do t’i kërkonte nënës së saj për të vetmen arsye që nuk ka pasur kohë të qëndoj mjaftueshëm me të.
Kur është pyetur nëse i kujtohet dashuria e parë ka thënë ‘Po gjithsesi’, ndërsa nëse është më e mirë dashuria e parë apo e dyta ajo është përgjigjur:
“Varet, e para gjithmonë është ma e mira”.
Komentet