Voal.ch duke iu referuar il Giornala dhe corriere.it ju sjell këtë portret të njërës prej kandidateve për First Lady, të kandidatit më egocentrik si njihet në SHBA, gruas të Donald trump:
Donald Trump ka rënë në gojën e grave feministe pas fushatave të tij të ashpra ndaj gjinisë femërore.
A mos kjo fushatë lidhet sepse pranë tij qendron një grua e bukur 45 vjeçare që ka një karierë si modele.
Melania Trump, me origjinë sllovene, nuk mërzitet fare kur gazetarët dhe aktivistet e grave e akuzojnë bashkëshortin e saj që është kandidat në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 të jetë macho. Melania Trump jeton me botën e modës që shumë e vogël. Tani ajo shet stoli (melaniatrump.com) që i krijon vetë madje edhe kremra vitaminozë. Nuk ka nevojë të punojë. Burri i saj posa ka deklaruar se në fushatën presidenciale do të hedh në erë 1 miliardë $ për fushatën zgjedhore, pra sigurisht asaj nuk i mungojnë mungojnë burimet për të jetuar në ar e lluks, por kush futet në familjen Trump bie në dashuri edhe me biznesin, sepse trump është baraz me para dhe biznes.
E lindur në vitin 1970, Melania Knavs, me baba austriak dhe nëna sllovene, u ngjit në pasarelat e modës prej moshës 5 vjeçare. Për herë të parë pozoi për fushata reklamash kur ishte 16 vjeç, ndërsa 18 vjeçare ka nënshkruar kontratën e parë si modele. Kur mbërriti në Milano, Melanie vendosi të ndryshojë “identitet”. Ndryshimet e mbiemrit nga Knavs në Knauss i sollën asaj fat dhe e bënë që të mbushë kapakët e revistave të modës nga Vogue në Vanity Fair deri Elle. Ajo lëvizi në fillim në Paris dhe më pas në Nju Jork ku në Fashion Week of New York në vitin 1998 ajo takohet me burrin e ardhshëm, Donald Trump.
Diferenca e moshës ishte e madhe. Ajo ishte 28, ndërsa ai 52 dhe në atë kohë ende i martuar deri në fyt me Marla Maples. Por Melanie ishte gati që t’i kalonte të gjitha pengesat. Në vitin 1999 Trump divorcohet me Marlën dhe kjo i hapi rrugën lulkëzimit të marrëdhënieve me Melaninë. Të dy u martuan në vitin 2005 dhe kanë një djalë, Barron, 9 vjeçar.
Çfarë është e sigurt se nëse do të kishte një garë midis grave të kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, ajo do ta kishte fituar këtë garë. Duke u bërë kështu e para “zonjë e parë” që ka pozuar nudo për një revistë. A do të jetë ky një ogur apo jo për Trumpin, le ta shohim./EB
Komentet