Zonja e Parë dhe Barribm 11-vjeçar, kanë jetuar deri tani në New York në mënyrë që Barron do të mund ta përfundonte vitin shkollor, transmeton Express.
Vendimi ishte parë si i çuditshëm nga disa, pasi që Melania ishte bashkëshortja e parë presidenciale në vitet e fundit që nuk ishte vendosur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë.
Paraardhësja e saj, Michelle Obama, madje ishte zhvendosur në Uashington më herët për t’i sistemuar vajzat e veta në shkollën e re.
Megjithatë, duket se Zonja e Parë i është gëzuar zhvendosjes, duke e publikuar një fotografi në Twitter nga Shtëpia e Bardhë.

Komentet