Gjatë zhvillimit të ndeshjes Angli-Argjeninë (2-1), ku golin e parë Maradona, për turp të botës, e shënoi me dorë dhe deklaroi se ajo kishte qenë “dora e zotit që e bëri atë gol), ngjau di$ka me të vërtetë për t’u shqyer gazit. Por shumë larg Meksikës, në një postë kufitare që ndan Shqipërinë me fshatra të Dibrës së madhe, në Jugosllavi. Këtë ngjarje ma ka treguar një mesoburrë, tek po ktheheshim në qershor të vitit 2002 me avion, nga Bostoni, në Shqipëri .
”Atë ditë,- më shpjegoi ai,- me një shok tjetër nisëm të vinim në jetë planin që kishim ndërmend- të arratiseshim. Ishim ushtarë të një reparti ushtarak pranë Librazhdit. Dhe shfrytëzuam rastin që të largoheshim në kohën kur po zhvillohej kjo ndeshje dhe kur thuajse të tërë, ushtarë dhe oficerë, po ndiqnin më kërshëri Maradonën me shokë. Ia mbathëm bashkë me kallashnikovët, të fshehur nën mushama, sepse kishim vendosur që në rast se binim në pritë, të luftonim. Por nuk u pikasëm.
Kur ra mbëmja, duke u zvarisur, arritiëm të kalonim kufirin. #uditërisht me lehtësi. Depërtuam thellë dhe, kur vumë re një kalibe të gjatë, u rrasëm shpejt brenda saj . #’të shihnim! Ushtarë jugosllavë, ashtu si ushtarët shqiptarë të repartit tonë sonë kufitar, ishin rehatuar për shtatë palë qejfe dhe po shihnin një ndeshje tjetër të botërorit që nuk e mbaj mend. Ata u llahtarisën kur ma panë, aq më tepër me kallashë në duar dhe duke brofur më këmbë, ngritën durt lart! Vetëm kur u thamë se ç’ishim, e morën vetën. Pas disa javësh, si u siguruan se ç’qëllim kishim, autoritetet jugosllave na përcollën në Beograd dhe që atje me ndihmën e Ambasadës Amerikane u nisëm për në SHBA”.
Në finale të këtij botërori u ndeshën Gjermania Pendimore me Argjentinën.…
U duk se sëmundja e shtesës që kishte infektuar katër ndeshjet e çerek dhe gjysmëfnaleve, do të shfaqej në ndeshjen përmbyllëse, Argjentinë-RF Gjermane, sepse, pas golave të Braunit në 22’ dhe të Valdanosës, së pari Rumenige në 56’ dhe pastaj Fëleri në 74’ e kthyen takimin në barazpeshë. Dhe , kur mendohej se do të vinte kjo shtesë, Buruçaga pas tre minutash, me një shkëputje nga e djathata përhapi në stadium dhe në tërë botën tingujt e tangos argjentinase, që ngadhënjënte për të dytën herë.
Finalja
Argjentinë-RF Gjermane, 3-2
Argjentina- Pumpidu, Kucufo, Olartikocea, Batista, Ruxheri, Braun, Burrucaga,(89’ Trobiani), Xhusti, Enrikue, Maradona, Valdano;
RF Gjermane- Shumaker, Berthold, Foster, Brehme, Brigel, Eder,, – ishte mendimiispecialistëveMateus, Magat, (Hënes 61’), Jakobs, Rumenige, Alofs;
Gjyqtar- Filho, (Brazil)
Golëshuesi më i mirë- Lineker, Angli,- 6 gola
Komentet