Ndeshja e parë në grupin F të Botërorit, nuk ka rezultuar aspak e këndshme për Gjermaninë. “Pancerat” u mposhtën minimalisht me rezultatin 0-1 nga Meksika, me një gol të 22-vjeçarit Lozano.
Ekipi i Lëv provoi disa herë, në portën e meksikanëve, por në fund loja nuk ishte më e mira për 4 herë kampionët e botës. Ishin meksikanët që u mbrojtën mirë, dhe shfrytëzonin kundërsulmet, ku me një të tillë edhe shënuan në minutën e 35-të.
Pas këtij takimi, Meksika mban vendin e parë me 3 pikë të plota, ndërsa presin dhe ndeshjen mes Suedisë dhe Koresë ditën e nesërme.
Gjermani-Meksikë 0-1
GOL: Lozano 35′
Mbyllet ndeshja. Gjermani-Meksikë 0-1
Trajnerët hedhin në fushë veteranët. 39-vjeçari Markez futet tek Meksika, për eksperiencën e tij, ndërsa trajneri Lëv provon kartën e fundit në sulm, me Mario Gomezin.
Mbyllet pjesa e parë. Gjermani-Meksikë 0-1
35’ GOOOL Meksika zhbllokon rezultatin, teksa është Lozano që shënon pas një kundërsulmi.
7’ Provon edhe Humels nga hyrja e zonës, por goditja e lehtë pritet nga portieri Oçoa.
3’ Rast i mirë për Verner, godet nga e djathta e zonës, por topi jashtë portës.
FORMACIONET
Gjermania: Nojer; Boateng, Humels, Platenhard, Kimish, Kros, Ozil, Draksler, Khedira, Myler, Verner. Trajner: Joakim Lëv.
Meksika: Oçoa, Ajala, Çiçarito, Gajardo, Guardado, Herrera, Lajun, Lozano, Moreno, Salcedo, Vela. Trajner: Osorio
Komentet