Cili ka qenë libri juaj i preferuar? – ka qenë pyetja që u është drejtuar fëmijëve italianë.
Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve italianë duket se po lexojnë diçka paksa… të zymtë.
Qeveria e Italisë ka marrë iniciativë që të kryejë një studim, duke anketuar 140 mijë klasa, me synimin që të gjejë se cili ishte libri më “i dashur” i tyre. Ata mbetën të habitur nga përgjigjet. Doli të jetë libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit më i preferuari i këtyre fëmijëve.
Sipas La Repubblica, dhjetë klasat e shkollave në Palermo, Cantanzro, Potenza, Tivoli, Gaeta, Udine, Trieste dhe Piacenza kanë thënë se gjysmë-autobiografia shqetësuese e Hitlerit ishte lexim i tyre i preferuar.

“Mein Kampf”, i shkruar nga Hitleri kur ishte në burg për shkak të puçit të tij të dështuar në nëntor të vitit 1923, kryesisht ka përmbajtje nga pikëpamjet e tij të tmerrshme ku edhe i erdhi ideja për të formuar bazën e ideologjisë naziste.
Alessandro Fusacchia, nga ministria e arsimit e Italisë, pranoi se libri ishte një zgjedhje “veçanërisht e keqe”, por pohoi se kjo nuk ishte e drejtë sepse fëmijëve u është kërkuar që të zgjedhin libra nga autorë italianë të cilat ishin botuar në shekullin 21.
Pavarësisht nga shfaqja e padëshiruar e fashistëve të nazistëve, Fusacchia e quan këtë studim një “festë e madhe e librit dhe leximit”.
Komentet