Gjatë vizitës në SHBA, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së Bashkim Jashari janë takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajmi është bërë i ditur nga Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se me Escobar kanë biseduar për “situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin që kemi me misionin e KFOR-it dhe NATO-s”, derisa ka shtuar se e ka njoftuar “për politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit”.
Gjithashtu, Mehaj ka shkruar se Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, derisa ka shtuar se vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Kosovës “nuk e ndryshon faktin se rendi i ri në Ballkan është i pandryshueshëm”.
“Fatkeqësisht, të njejtën gjë nuk mund ta themi për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas, duke dëshmuar kështu edhe njëherë më e pakta paaftësinë e tyre për t’u shkëputur nga politikat ruse, nëse jo dhe faktin që e kaluara e Ballkanit Perëndimor nuk ka shërbyer për ta për të nxjerrur mësim, për të kuptuar se rendi i ri në ballkan është i pandryshueshëm, andaj vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Republikës së Kosovës nuk do e ndryshoj këtë fakt, përveçse shpërfaq hapur një klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian, dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj në fund ka shtuar se “rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final”.
“Megjithatë, rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
NGA TAKIMI ME ESKOBAR: RRUGËTIMI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS KA NJË DESTINACION FINAL, ANËTARËSIMIN NË BE DHE NË NATO
Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kisha takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherazi mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, z.Gabriel Eskobar, me të cilin diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin që kemi me misionin e KFOR-it dhe NATO-s, e po ashtu e vura në dijeni për politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit.
Po ashtu theksova edhe njëherë se qëndrimet e Republikës së Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë ne jemi pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, për këtë dhe angazhohemi çdo ditë.
E njoftova me avancimet e FSK-së, si zbatimin e fazës së Parë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, të hartuar bashkarisht me ISG ( Institutin për Qeverisje të Sigurisë ) dhe faktin që aktualisht jemi në fazën e dytë të implementimit të këtij plani, bashkëpunimin që e kemi me KFOR-in në monitorimin e gjithë territorit të Republikës së Kosovës, përkrahjen e ofruar për aleatët tanë, shtetet anëtare të NATO-s, në misionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe transportimin e ndihmave për popullin ukrainas.
Fatkeqësisht, të njejtën gjë nuk mund ta themi për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas, duke dëshmuar kështu edhe njëherë më e pakta paaftësinë e tyre për t’u shkëputur nga politikat ruse, nëse jo dhe faktin që e kaluara e Ballkanit Perëndimor nuk ka shërbyer për ta për të nxjerrur mësim, për të kuptuar se rendi i ri në ballkan është i pandryshueshëm, andaj vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Republikës së Kosovës nuk do e ndryshoj këtë fakt, përveçse shpërfaq hapur një klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian, dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s.
Megjithatë, rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore. Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit . . .
Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në . . .
The tide is beginning to turn away from European support for the government of Serbia and towards European recognition of the role that the government of Kosova plays as a democratic . . .
Vala ka filluar të largohet nga mbështetja evropiane ndaj qeverisë së Serbisë dhe ka filluar të shkojë drejt njohjes evropiane të rolit që luan qeveria e Kosovës si një komb demokratik . . .
Tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina do të ishte njëri nga kushtet kryesore për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, tha të mërkurën një zëdhë . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Republikës së Kenias që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ajo ka njoftuar se ky vendi . . .
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli (djathtas) pranë presidentit të Kenias, William Ruto (në mes).
Radio Evropa e Lirë
Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e . . .
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri q . . .
Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës i ka katër pika, njëra prej të cilave i referohet promovimit të bashkëpunimit në indu . . .
“Çelësi për në BE”, është diçitura e skicës më të fundit nga LD-NY24 mbi marrëzinë e fundit elektorale që po sajon kryeministri Rama.
Heshtja dhe eliminimi i kundërshtarëve, izolim . . .
Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi të rënët dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varrezave të a . . .
Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të d . . .
Komentet