“Kjo shoqate nder me te sukseshmet midis shoqatave shqiptare jo vetem ne Koper e krahinat per reth, por edhe me gjere duke e krahasuar me ato ne Europe, eshte e pranishme ne evente te tilla kulturore. Sipas statistikave te mara nga institucioni i Diaspores ne Ministri shoqata “Iliria” ka vetem te dhena pozitive, keshtu qe eshte e pamundur mos te permendesh emrin e presidentit te saj, dhe eshte e pamundur mos te ndalesh e te flasesh dy fjale per te papertuarin e patriotin Heset Ahmeti ”.
“Ne Koper kur flitet per ndonje aktivitet kulturor nga shoqata Iliria ose ndonje pervjetor per shqiptaret presidenti fjale pak, i embel e atdhetar i flakte eshte i pranishem jo vetem fizikisht, por jep nje ndihme konkrete qe keto evente te organizuar nga kjo shoqate nga Bashkia ose ndonje istitucion aty ne Koper te dalin me sukses. Ai, njihet nga te gjithe dhe si nje aktivist i palodhur per çeshtjen kombetare”.
Nje dite te bukur Heseti prej Z. Peter Shtoka, kurator i koleksioneve te Librave te vjetra te bibliotekes qendrore Koper, mesoi se pallati Bruti i perkiste nje familjeje shqiptare dhe se ne Ipeshkun e atehershem dhe seline administrative ne kohen e Republikes se Venecias ishin te regjistruar disa familje fisnike me origjine shqiptare. Ai, ka afro 30 vjet qe banon dhe punon ne Koper jo vetem u shtang nga habia per kete lajm sensacional, por filloje te interesohej e te beje hulmutime mbi keto te dhena te rendesishme jo vetem per komunitetin shqiptar ne Slloveni, po per gjithe kombin tone. Sapo u njohe me kete ngjarje nga drejtori Z. Peter Shtoka midis tyre u krijua nje miqesi e veçante e reciproke, e cila vazhdon edhe sot me e fuqishme, por une , vazhdon Heseti, nuk ndenja duarkryq menjehere kete informacion e percolla ne dyert e ambasades Shqiptare e Kosovare ne Slloveni te cilat nuk kishin dijeni dhe se bashku me Ambasadorin shqiptar dott. Pellumb Qazimi dhe Ambasadorin e Kosoves zotin Nexhmi si dhe perkthyesja intelektuale shqiptare Ganimet Shala u angazhuam per festen e 300 vjetorit te pallatit Brutti.
Dhe ne shtator 2015 po me inisiativen e shoqates kulturore “Iliria” para pallatit Bruti u organizua jo vetem cermonia e pervjetorit te tij, por edhe iniziativa kulturore me motivin “te njohim me shume familjet fisnike shqiptare ne Slloveni” te shekullit XIII – XIV. Pjesmarja ne kete event kulturor ishte e madhe jo vetem nga banues me origjine shqiptare nga Koper e qytete te tjera te Sllovenise, Trieste e Italise, por edhe qytetare vendas vahdon
Te dhenat e mara nga drejtori i bibliotekes komunitetin tone e ndihmuan shume vazhdon Heseti ne fjalen e tij ne publik, kishim nje arsye me teper per tu krenuar per paraardhsit tane. Te gjitha familjet shqiptare te asaj periudhe kishin lene gjurme te mira ne çdo fushe si: arte, kulture, konstruksion, arkitekture e bisenese te ndryshme …! Ata, kishin arritur suksese te medha ku per te cilat flitej dhe jashte Koprit e sidomos ne Republiken e Venecias dhe ate te Vatikanit. Per keto arritje nga istitucionet perkatese ju ishte akorduar emri Kont. Ndersa ne Koper per nder te tyre nje rruge ka mare emrin “Calle Albanese” (Rruga Shqipatre). Si mos te krenohesh me keto familje te cilat kane bere histori ne nje vend te huaj dhe nuk e kane mohuar kurre origjinen e tyre, por perkundrazi ishin krenare per te.
Heseti na fliste lirshem e me gezim per gjithe ato familje me origjine shqiptare si: Familja Bruti, Familja Brati, Familja Albani, Familja Borisi, Familja Caparccio …, e degjoja me vemendje dhe shtrengoja forte ne duar revisten qe ma dhuruan me titull domethenes “Familjet fisnike shqiptare ne Koprin e Venecias” te pergatitur kulturalisht e profesionalisht prej Z. Peter Shtoka e Heset Ahmetit. Kjo reviste por me vlera unikale me beri per vehte. Ne brendesi, sipas dokumenteve dhe fotove te trasheguara prej fisnikeve shqiptare, njihesh me boten e tyre te pasur ne mesjete. Ate bote qe ne çdo flete te kesaj reviste qendron si nje monument i gjalle, por qe do te flas ne shkrimet qe do te pasojne ne te ardhmen. U largova per ne Triesten time te dashur e te bukur me deshiren qe kete reviste ta perfundoje se lexuari sa me shpejte. Eksperienza e mrekullueshme e Koperit me ngacmon shpesh. A do te mundem valle bashkerisht me miqte e shumte italian dashamires te kultures dhe historise sone, te filloje hulmutimet per te zbuluar se mos edhe ne kete pjese te Adriatikut kane kontribuar dhe jetuar familje fisnike shqiptare
Komentet