TIRANE – Ecuria e jashtëzakonshme e Gianni De Biasit në krye të kombëtares shqiptare, nuk mund të mos binte edhe në syrin e mediave spanjolle, vend me të cilin Shqipëria do të ndeshet në eleminatoret e Botërorit 2018.
Gazetari i mirënjohur spanjoll, Javier Minguez ka shkruar për këtë gjë, duke theksuar se “De Biazi po vazhdon të bëjë histori me Shqipërinë”. Minguez tregon gjithatu edhe se si ky ekip, falë punës së mirë së teknikut italian, tashmë ka shanse reale të marrë pjesë në ‘Euro 2016′.
“Ish-trajneri e Levantes e ngjiti kombëtaren shqiptare në vendin e 22-të të renditjes mujore të FIFA-s, sipër Francës. Xhani De Biazi, po ndërmerr hapa drejt historisë si trajner i Shqipërisë. Kombëtarja e vogël nga Ballkani është në luftë për t’u kualifikuar në finalet e “Euro 2016 dhe ka shumë shanse për t’ja dalë”, thuhet ne shkrimin e tij.
Puna e italianit, përveç futbollit kompakt dhe konkurrues, është duke e bërë Shqipërinë me shanse serioze për të arritur në Kampionatin Europian.
De Biasi mori përsipër drejtimin e kuqezinjve në vitin 2011, kur mbanin pozicionin e 74-t në renditjen botërore të FIFA-s, ndërsa tashmë e ka ngjitur Shqipërinë deri në vendin e 22-të duke thyer kështu një rekord. bw
Komentet