Diplomatja e nderit është “rekrutuar” në fushën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, kanë thënë për “Danas”, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
Ata specifikojnë se në këtë fushatë është përfshirë pop-ylli Rita Ora, e cila shkroi një kolumnë për gazetën e famshme ndërkombëtare parisiene “La Lettre Diplomatique”, e cila lexohet në të gjitha ambasadat, transmeton Indeksonline.
Në të njejtën kohë, nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, dërgoi një letër mbështetëse për Kosovën e pas këtij edhe sopranoja e famshme shqiptare në tërë botën, Inva Mula e bëri të njejtën gjë.
Rita Ora në kolumën e saj ka shkruar se ajo u largua nga Kosova për një jetë më të mirë dhe ishte një “refugjate foshnje” dhe si e tillë mbështetë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet e vendlindjes së saj, Kosovës, për tu antarësuar në UNESCO, që është një shancë i mirë për të popullin e Kosovës dhe rininë e Kosovës.“Nga dora e parë ndjeva të them se kur jeni refugjatë, mbart në vete shumë paragjykime që mund të shkaktojnë izolime… Unë jam krenare për Kosovën, vendin e origjinës sime që zgjodhi rrugën e bashkëpunimit”- tha Rita Ora, e cila është ambasadore nderi e Kosovës
Komentet