Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi mund të jetë figurë e rëndësishme e Kosovës porse në komunitetin ndërkombëtar ai shpesh herë përshkruhet si figurë kontroverse.
Media të shumta përgjatë viteve e kanë përshkruar Hashim Thaçin si ‘kapo’ i krimit të organizuar, përcjell “zeri.info”.
“Raporti e identifikon Hashim Thaçin si “peshk i madh” i krimit të organizuar” ishte njëri nga titujt e shumtë të gazetës britanike “Guardian”. Ky artikull ishte botuar kur në opinion ishin publikuar disa dokumente sekrete të NATO-s.
Newyorker.com në një shkrim të datës 29 prill 2013 shkruan për dyshimet e mundshme për trafikim të organeve e në të cilin artikull ish-kryeministrin e bënë të dyshuar për trafikim të organeve duke iu referuar raportit të senatorit zviceran Dick Marty i miratuar nga Këshilli i Evropës, shkruan “zeri.info”.
Thaçi është përfolur poashtu neper medie për dyshimet për lidhjet e tij me shërbimin sekret Francez, mirëpo kjo gjë asnjëherë nuk është vërtetuar.
“Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i dyshuar për lidhje me mafinë” ky ishte një prej titujve të “huffingtonpost”. Në këtë shkrim ky medium shkruante sesi kryeministri i Kosovës kishte lidhje me një grup të organizuar me ish-pjesëtar të tjerë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës e të cilët merreshin me aktivitete kriminale si: vrasje dhe trafikim me narkotikë, vjedhje të veturave, biznes me cigare, armë dhe femra. /ZERI/
Komentet