Siç theksojnë mediat spanjolle, Ronaldo, kishte vizituar fshehurazi një klinikë private në Manchester ku ka kuptuar se mjekët e Realit sërish kanë përshkruar një diagnozë të gabuar
MADRID – Stafi mjekësor i Real Madridit thuhet ti ketë përcaktuar një diagnozë të gabuar futbollistit Cristiano Ronaldo, gjë e cila ka ngjallur polemika të shumta në Spanjë
Siç theksojnë mediat spanjolle, Ronaldo, kishte vizituar fshehurazi një klinikë private në Manchester ku ka kuptuar se mjekët e Realit sërish kanë përshkruar një diagnozë të gabuar.
Sulmuesi portugez u lëndua gjatë ndeshjes kampionale kundër Vilarrealit, ndërsa ekipi mjekësor i drejtuar nga Jesus Olmo konstatoi se bëhet fjalë për zgjatje të muskulit të këmbës së djathtë.
Pavarësisht kësaj, Ronaldo nga mjekët anglezë kishte kuptuar se ka dallim të madh mes zgjatjes dhe rupturës së muskulit. aa