Pezullimi i kreut të policisë shqiptare, Haki Çako, në vazhdën e hetimit për skandalin e përgjimeve nuk është lënë pa vëmendje nga mediat italiane, vend nga u fut edhe pajisja e shumëdebatuar në vendin tonë.
Në një shkrim të sotëm, “Il Secolo XIX”, raporton se pajisja në fjalë, për të cilën i pari që denocnoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha, e kaloi kufirin në mënyrë të fshehtë.
Sipas saj, pajisja e përgjimit hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë përmes kanaleve diplomatike italiane. Saktësisht, sipas medias thuhet se pajisja ka mbërritur më 11 mars në Shqipëri, e fshehur në një makinë me targa diplomatike italiane.
Ajo nuk është deklaruar në doganë, duke hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme.
Me një vendim të djeshëm Gjykata pezullulloi drejtorin e Policisë, Haki Çako dhe caktoi arrest për dy vartës të tij, të cilët akuzohet se kanë patur kontakt me këtë aparaturë përgjimi.
Komentet