Edhe pse policia gjermane ishin të rezervuar në dhënien e informatave për të dy vëllezërit, njerëzit që jetojnë në qytetin Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, u frikësuan se do të sulmohej qendra me gjithsej 250 dyqane.
Policia gjermane kishte nxjerrë një komunikatë ku tregonte moshën e dy vëllezërve kosovarë. Njëri 28 dhe tjetri 31 vjeçar.
Fqinjët gjermanë, të cilët jetojnë afër dy kosovarëve të arrestuar si të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist në Oberhausen Centro, kanë zbuluar detaje për dy vëllezërit e arrestuar. Sipas një gjermani, që nuk ka dashur ta zbulojë emrin e tij, njëri nga vëllezërit është prind.
“Ai vërtetë dukej si një person familjar dhe prind i mirë. Kohë pas kohe e kam takuar në oborr”, ka thënë ai për një gazetë lokale gjermane, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, sipas gazetës gjermane, vëllai tjetër ka jetuar në një pjesë tjetër të qytetit.
Markus Hockenbrick, një banor i vendit ka thënë se një natë para arrestimit, kishte dëgjuar muzikë që po vinte nga banesa e kosovarit.
Ai ka dhënë përshkrim për policinë duke thënë se kosovari ishte si “mysliman nervoz që dëgjonte muzikë me zë të lartë”.
Kosovarët dje kishin pushtuar ballinat e mediave kryesore në botë si; “The New York Times”, “The Guardian”, “CNN”, “BBC”, “The Telegraph” dhe në të gjithë mediat gjermane.
“Bild” kishte shkruar se të enjten rreth orës 18:00, komanda në Essen kishte lajmëruar policinë në teren mbi rrezikun e sulmit. Gjithashtu është raportuar se shërbimi sekret gjerman kishte rënë në gjurmë të vëllezërve që supozohet se janë fanatikë islamikë.
Plani i vëllezërve kosovarë ishte që ta çojnë në ajër qendrën tregtare në Oberhausen të Gjermanisë. Kështu ka thënë policia gjermane, e cila ka shpjeguar se ata u arrestuan në orët e para të së premtes në qytetin Duisburg, gjegjësisht në rajonin industrial Rur.
Fillimisht u dyshua se kosovarët kishin lidhje me terroristin që deri dje në mesditë ishte duke u kërkuar nga policia gjermane, mirëpo më vonë u vra në Milano.
Megjithatë, policia po jep informata të pakta në lidhje me sulmin e mundshëm në qendrën tregtare, për të cilën u arrestuan dy vëllezër nga Kosova.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për faktet që i japim në publik sepse njerëzit na besojnë neve. Nëse japim informata të pasakta, të cilat mund të dalin të gabuara më vonë njerëzit na sulmojnë. Kemi përgjegjësi të madhe” ka thënë zëdhënësi i Policisë, transmeton Express.
Autoritetet në Gjermani po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.
Zëdhënësi i policisë në Essen të shtunën ka thënë se pa urdhër-arrest, nuk ka asnjë mënyrë për t’i mbajtur të arrestuarit edhe më gjatë, duke shtuar se vendimi do të merret sot pasdite, pasi ata nuk mund të mbahen më gjatë së 48 orë.
Qendra tregtare “CentrO” është njëra ndër më të mëdhatë në Gjermani, dhe ka më shumë se 250 dyqane brenda saj./M.K/GazetaExpress/
DASHI*** Falë Hënës së favorshme, e gjithë vëmendja e të tjerëve do të drejtohet drejt jush. Do të keni gëzimin e jashtëzakonshëm që keni demonstruar aftësinë dhe kompetencën tuaj të pa . . .
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin pena . . .
Nadije Ahmeti, Arton Konushevci
Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet trond . . .
Ukraina është viktima e radhës dhe e re e gjeopolitikës ruse, e asaj gjeopolitike, e cila herë ka vepruar nën mantelin e gjeopolitikës komuniste dhe pas viteve 1991 edhe pa ideologji . . .
Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, akoma përvjetori i nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s nxit shumë kujtime. Për shqiptarët e Kosovës janë kujtime të përziera. Ata e kujtojnë si nisjen e fun . . .
Sandra Cvetkoviq
“Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dh . . .
(Ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit Belul Lufo pak kohw para se tw ndhej nga jeta tregon eskluzivisht për herë të parë mbi vizitën e Shtrausit në Pogra . . .
Aktivisti Erges Eskiu ka denoncuar veprimet e turpshme në publik të kryeministrit Edi Rama me një vajzë të mitur, gjatë një takimi elektoral.
Nga video e publikuar në Facebook, dall . . .
“Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë nga ideja se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është garantuesi i stabilitetit rajonal. Ai mund të ketë qenë dikur, por tani që është në telashe ser . . .
Radio Evropa e Lirë
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) u zotua se do t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të fondeve që i janë ndarë nga Kongresi, pak para sean . . .
Rekrutët rusë të thirrur për shërbimin ushtarak u thonë lamtumirë të afërmve në një stacion hekurudhor në Omsk, në nëntor 2022.
Ulviyye Asadzade, North.Realities, Siberia.Realities
. . .
E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi e tillë është situata në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku humbja në zgjedhje është duke u trajtuar sikurse fitore nga pozici . . .
Komentet