Në foto: Dy yje
Të nderuar gazetarë të ‘The Economist’.
Në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, ju kam nisur më poshtë një shkrim që e gjykoj të rëndësishëm për të sqaruar disa keqkuptime në median ndërkombëtare mbi deklaratat e mia dhe stilin tim të jetesës.
Duke uruar që ta publikoni shkrimin, më lejoni t’iu ftoj në qendrën COD tek kati i parë i kryeministrisë për të pirë një çaj me bashkë me Falmën, Endrin dhe Delinën kur ju të vizitoni Shqipërinë.
SHKRIMI PËR ‘THE ECONOMIST’:
Përveç komenteve që kam marrë në lidhje me syzet e mia rrethore, prisja edhe reagime nga Grida Duma. Sot është ditë zyrtare pushimi dhe mendova që Grida do ta qëndiste një shkrim ku do denonconte çmimin e syzeve të mia.
Këto syze ndoshta janë blerë shtrenjtë, por unë nuk ja kam idenë se sa.
Mediat shkruajnë për vjedhje stili nga John Lennon. Imagjino sa e përdorur kjo shprehje . Kryesisht të gjitha shkrimet në gazeta në lidhje me syzet e mia dhe tendencën për tu dukur si ‘alla John Lennon’ më kujtonte shkrimet tipike që flasin për numrin e gjoksit e Xhesika Ndojit apo të dashurin deputet të Iva Alikos.
Sa për sqarim nuk ka qenë synimi im që të dukesha si John Lennon dhe të tërhiqja vëmendje mediatike.
Ato syze m’i ka dhënë Lady Gaga kur vizitoi galerinë time të pikturave në Hong Kong dhe duke qenë se kishte harruar portofolin në Miami; më kërkoi që nja dy piktura të miat t’i merrte me klering.
Më ofroi në këmbim syzet dhe një buzëkuq të lehtë ngjyrë gurkali.
Këto syzet rrethore më rrinë pak të vogla sepse Lady Gaga është si kokëvoglat e Cërrikut. Ajo kishte një koleksion të pa parë syzesh nga më ekrtavagantet.
Këtë model syzesh Lady Gagës ja kishte sugjeruar Robert Wilson.
E njeh Robert Wilson?, – më pyeti Lady Gaga mu në majë të Hong Kongut.
Po moj e njoh, – i thashë; – i kam parë një ekspozitë në Paris, gjatë kohës që punoja azilant full-time anës Luvrit.
Lady Gaga më sqaroi se Wilson është gay kontemporan. Edhe ai mban syze konteporane por i ka në formë trekëndore me lëkurë bretkose dhe ka të balsamosura brenda skeletit ca mushkonja-tigër për zbukurim.
E pyeta se ku mund të gjeja dhe unë një palë syze trekëndore si të Wilsonit, por ajo shtriga ngriti vetullën me dyshim, mendoi se mos dhe unë kisha prirje homo-konteporane.
Për momentin dola nga situata dhe i thashë se nuk i doja për veten syzet trekëndore; por doja një palë për Alfred Pezën dhe një palë për Fate Velajn.
Sa përmenda Alfred Pezën, Lady Gaga ngriti syzet dhe më pyeti nëse e njihja personalisht. Unë i thashë se e kisha deputetin tim.
Ajo mbushi sytë me lot dhe më tha që në gjithë jetën e saj dy libra e kishin prekur thellë, ditari i Ana Frankut dhe ditari i Alfred Pezës.
Më pas ajo më tha se syzet kishin 3 vjet pa ju fshirë xhamat dhe për kontemporanllëk kishin ca shenja tështitje të cilat janë tharë dhe kanë krijuar relieve artistike.
Pastaj Lady Gaga i hoqi syzet, m’i dorëzoi mua dhe më pyeti: Po pikturat ku i ke?
Unë i thashë se pikturat janë ato që shikon përballë. Në këtë moment Lady Gaga u mendua pak dhe më tha se donte që thjesht të m’i bënte dhuratë syzet pa qenë nevoja për klering dhe shtoi se pikturat që ajo nuk i dallonte dot se ku ishin, mund t’ia shisja ndonjë tjetri.
M’u bë shumë qejfi me thënë të drejtën se ishte vlerësim i madh që më bëhej nga një artiste e madhe dhe bujare si Lady Gaga.
*************
Uroj t’iu ketë pëlqyer shkrimi im. Me respekt, i juaji, E.R.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet