Voal – Voal.ch shkruan se problem në jetën e çifteve janë femrat. Edhe kësaj here. Është fjala për një të famshme. Zhurmat vijnë prej mediave përtej oqeanit, dhe saktësisht nga revista “Star”, sipas të cilës, ka shpërthyer pasioni në sheshin e xhirimit të filmit “Allied” midis Brad Pitt e Marion Cotillard.
Revista shkruan se “midis tyre ka një kimi të fortë”, ata e thërasin njëri-tjetrin me emra përkëdhelës, sikur “midis tyre të jetë diçka duke ndodhur”.
Dhe gjithmonë sipas mediave në SHBA, ky na qenka edhe shkaku që Angelina Jolie është dobësuar kaq shumë.
Jolie është fotografuar në Londër tepër e dobësuar dhe fotografitë bënë xhiron e botës.
Të jetë një thashethem. Ku i dihet. Gjithmonë gazetat synojnë të shiten dhe shpikin lajme!
Marion Cotillard, aktore franceze, në shtator 41 vjeçe ka lindur në Paris. Ka xhiruar me regjizorët më të famshëm të Hollywood-it. Në vitin 2007 për filmin La vie en rose, ku interpreron Edith Piaf, fiton Oskar dhe Golden Globe për rol kryesor. Në vitin 2015 u kandidua rishtas për Oskar për filmin Two Days, One Night me regjizorë Jean-Pierre e Luc Dardenne.
Ka qenë fytyra e Lady Dior e e vlerësuar pa fund, e shfaqur në 200 kopertina etj.etj. Ka një lidhje me aktorin, regjizorin dhe skenaristin francez Guillaume Canet, 43 vjeç prej 2007 dhe kanë bashkë edhe një fëmijë. Canet prej 2001 deri më 2006 ka qenë i martuar me Diane Kruger.
Angeline Jolie një megastar dhe bukuri e jashtëzakonshme që ka fituar 2 Oskar dhe tre Golden Globe, e konsideruar një nga aktoret me më influencë në botë, mbush 41 vjeç në qershor, ka të njëjtën lartësi me Cotillard, 1.69 m, por gjithashtu ka një personalitet të fuqishëm dhe angazhimi me familjen që kanë të dy, mendohet se janë themel i fortë, për të besuar edhe një herë se historia e tyre e dashurisë do të zgjasë deri në fund.
Prapa shkëlqimit të sezonit të çmimeve të filmit që kulmoi me ceremoninë ‘Oscar’ të dielën, Hollivudi po lufton për të ruajtur vendin e tij si qendra e industrisë globale të filmit. Pandemia COVID-19, xhirimet më pak të kushtueshme në vende të tjera dhe zjarret e fundit janë disa nga sfidat që po rrezikojnë statusin e Los Anxhelosit si kryeqyteti botëror i filmit.
Asnjë nga pretendentët për fituar çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë këtë vit nuk është xhiruar në Los Anxhelos, ku për më shumë se një shekull ndodhen kompanitë kryesore të prodhimit të filmave dhe serialëve televizivë.
Studiot e filmit ka vite që po largohen nga Hollivudi, duke u zvhendosur drejt vendeve që ofrojnë stimuj tatimorë, ku xhirimet janë më pak të kushtueshme.
Krijuesit e filmave shpresonin për një rikthim në Los Anxhelos pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve në vitin 2023, por statistikat tregojnë se rikthimi është i ngadaltë.
Prodhimi në Los Anxhelos ka rënë me 5.6 për qind nga viti 2023 në 2024, sipas kompanisë ‘FilmLA’. Ky është niveli i dytë më i ulët pas atij të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Zjarret që shpërthyen gjatë janarit shkatërruan disa pjesë të qytetit, duke shtuar shqetësimet se producentët mund të shkojnë diku tjetër, ndërsa punonjësit e industrisë kinematografike mund të largohen në vend që të përpiqen të rindërtojnë jetën në qytet.
Ekziston frika se studiot e Los Anxhelosit si Netflix dhe Walt Disney mund të vendosin të largohen nëse këto prirje vazhdojnë.
“Ka shumë njerëz që nuk kanë punuar për një kohë për shkak të grevave dhe tani zjarreve. Mendoj se këto ngjarje janë një thirrje për zgjim, për të gjithë ata që duan të nxisin prodhimit, të kthehen në Los Anxhelos”, thotë Samantha Quan, producente e filmit ‘Anora’ e cila fitoi çmimin e Akademisë ‘Oscar’ për filmin më të mirë.
Një grup prodhuesish ka nisur fushatën “Qëndro në Los Anxhelos”, me shpresën për të përfituar nga vullneti i mirë pas zjarreve në Kaliforni.
Përveç thirrjeve për stimuj tatimorë, ata gjithashtu po kërkojnë angazhimin e studiove për të rritur prodhimin në Los Anxhelos me të paktën 10 për qind gjatë tre viteve të ardhshme.
“Ky është vendi më i mirë në botë për të prodhuar projekte filmike. Ne kemi ekipet më të mira në botë, prodhuesit më të mirë në botë. Shumica e njerëzve jetojnë këtu. Ata duan të punojnë në shtëpinë e tyre. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet, kjo është ajo që shpresoj, të kthejmë prodhimin në Los Anxhelos”, thotë Susan Sprung, shefe ekzekutive e kompanisë “Producers Guild of America”.
Një studim me producentë nga kompania ‘ProdPro’ gjeti se Kalifornia ishte vendi i gjashtë më i preferuar për të filmuar në dy vitetet e ardhshme, pas Torontos, Britanisë, Vankuverit, Evropës Qendrore dhe Australisë.
Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të dielën pjesëmarrësit kujtuan zjarret dhe vlerësuan qëndresën e Los Anxhelosit.
Ngjashëm me ceremonitë e tjera të ndarjes së çmimeve, edhe në natën e çmimeve ‘Oscar’ folësit bën thirrje për rritje të prodhimit të filmave dhe serialëve në Hollivud.
Regjisori i filmit “Anora”, Sean Baker, duke pranuar çmimin për filmin më të mirë, i rrethuar nga ekipi dhe aktorët, në skenën e ceremonisë së 97-të të Çmimeve të Akademisë në Dolby Theatre në Hollywood, Kaliforni, më 2 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
“Anora”, historia e një punëtoreje të seksit nga Nju Jorku, së cilës i jepet një mundësi për të nisur një jetë të re kur martohet papritur me një klient të pasur rus, fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.
Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të Oscarëve të fituar nga një individ në një vit të vetëm me Walt Disneyn, i cili kishte fituar për katër filma të ndryshëm në vitin 1954.
Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.
“Anora” u realizua me një buxhet prej gjashtë milionë dollarësh, një shumë fare e vogël për standardet e Hollywoodit. Ajo doli fituese në një garë të paparashikueshme për çmimin e filmit më të mirë, ku konkurronin gjithashtu thrilleri me temë papale “Conclave”, historia e emigrantëve hebrenj “The Brutalist”, dhe superproduksioni muzikor “Wicked”.
“Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutem vazhdoni. Na duhen më shumë. Kjo është dëshmia”, tha Baker, një regjisor i njohur për realizimin e filmave të shkurtë për aktorë të filmave për të rritur, punonjëse seksi transgjinore dhe njerëz të tjerë nga grupe të margjinalizuara.
Madison fitoi garën kundër Demi Moore, e cila ishte favoritja për çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në “The Substance”.
“Unë u rrita në Los Anxhelos, por Hollywoodi gjithmonë më dukej kaq larg”, tha Madison në skenë. “Të jem këtu sot është vërtet e pabesueshme”.
Mikey Madison.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për komunitetin e punëtoreve të seksit, duke thënë “unë do të vazhdoj të jem një aleate”.
“Anora”, e shpërndarë nga kompania e pavarur Neon, ka gjeneruar 40 milionë dollarë në arkat kinematografike globale. “Wicked” ka arkëtuar 728 milionë dollarë.
Adrien Brody fiton çmimin për aktorin më të mirë
Adrien Brody fitoi Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e një arkitekti dhe emigranti hebre që ndjek ëndrrën amerikane në “The Brutalist”. Aktori 51-vjeçar nga Nju Jorku kishte fituar më parë për “The Pianist”, kur në moshën 29-vjeçare u bë fituesi më i ri ndonjëherë i këtij çmimi.
“Aktrimi është një profesion shumë i brishtë”, tha Brody. “Nuk ka rëndësi ku ndodhesh në karrierën tënde, gjithçka mund të zhduket. Mendoj se kjo e bën këtë moment edhe më të veçantë”.
Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj si ndërmjetësja e një bosi të drogës meksikan në “Emilia Perez”, një film në gjuhën spanjolle i shpërndarë nga Netflix.
Filmi, i cili fitoi gjithashtu çmimin për këngën më të mirë origjinale me “El Mal”, ishte një nga favoritët për filmin më të mirë në fillim të vitit. Por, shanset e tij u zvogëluan kur dolën në dritë postime të papërshtatshme në rrjete sociale nga aktorja kryesore, Karla Sofia Gascon.
Gascon, transgjinorja e parë e nominuar për një Oscar ndonjëherë, u tërhoq nga aktivitetet promovuese, por mori pjesë në ceremoninë e së dielës.
Kieran Culkin mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e njërit prej dy kushërinjve që udhëtojnë në Poloni për të studiuar rrënjët e familjes së tyre në filmin “A Real Pain”.
Adrien Brody, Mikey Madison, Zoe Saldana dhe Kieran Culkin.
Culkin falënderoi bashkëshorten e tij dhe nënën e dy fëmijëve të tij, Jazz Charton, dhe tha se së fundmi i kishte thënë asaj se dëshironte gjithsej katër fëmijë. Charton kishte bërë shaka duke i thënë se do të pranonte nëse ai fitonte një Oscar.
“Le të fillojmë punën për ata fëmijë!”, tha Culkin nga skena, duke iu drejtuar bashkëshortes së tij.
Fituesit e statujave të arta të Oscarit zgjidhen nga rreth 11.000 aktorë, producentë, regjisorë dhe profesionistë të tjerë të industrisë që përbëjnë Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
Shpërblehet dokumentari izraelito palestinez
“No Other Land”, një film mbi zhvendosjen e një komuniteti palestinez nga Izraeli, fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë dokumentar. Regjisorët e tij apeluan ndaj botës për t’i dhënë fund konfliktit, duke akuzuar SHBA-në për bllokimin e një zgjidhjeje.
Bashkëregjisorët e filmit, aktivisti palestinez Basel Adra dhe gazetari izraelit Yuval Abraham, kaluan pesë vjet duke e realizuar këtë dokumentar, që tregon ushtarët izraelitë duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëbuar banorët për të krijuar një zonë stërvitjeje ushtarake, si dhe zgjerimin e vendbanimeve hebraike në komunitetin palestinez.
Dokumentari nxjerr në pah realitetet paralele në të cilat jetojnë dy miqtë – Abraham me targat e tij të verdha izraelite që ia lejojnë të udhëtojë kudo, ndërsa Adra mbetet i izoluar në një territor që vetëm sa tkurret për palestinezët.
“’No Other Land’ pasqyron realitetin e ashpër që kemi duruar për dekada dhe të cilit ende i rezistojmë, teksa u bëjmë thirrje vendeve të botës të marrin masa serioze për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe spastrimit etnik të popullit palestinez”, tha Adra kur mori çmimin në skenë.
Duke qëndruar pranë bashkëregjisorit të tij, Abraham shtoi: “Ne e realizuam këtë film, palestinezë dhe izraelitë bashkë, sepse zërat tanë janë më të fortë kur jemi së bashku. Ne e shohim njëri-tjetrin, shkatërrimin e tmerrshëm të Gazës dhe popullit të saj, që duhet të ndalet, pengjet izraelite të marra brutalisht në krimin e 7 tetorit, të cilat duhet të lirohen.
“Kur e shoh Baselin, shoh vëllain tim, por ne nuk jemi të barabartë. Ne jetojmë në një regjim ku unë jam i lirë nën ligjin civil, ndërsa Basel është nën ligjin ushtarak që ia shkatërron jetën dhe ai nuk ka kontroll mbi të”, tha Abraham.
“Ka një rrugë tjetër. Një zgjidhje politike pa supremaci etnike, me të drejta kombëtare për të dy popujt tanë. Dhe duhet ta them sa jam këtu, politika e jashtme e këtij vendi po ndihmon në bllokimin e kësaj rruge”, shtoi ai.
Yuval Abraham, duke bërë me dorë drejt Basel Adras.
Thirrja e presidentit amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar që palestinezët të emigrojnë nga Gaza, përfshirë në Egjipt dhe Jordani, është dënuar gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe më gjerë si destabilizuese.
Ministri izraelit i Kulturës, Miki Zohar, e quajti fitoren e filmit një “moment të trishtë për kinemanë”, pasi, sipas tij, ai paraqet një pamje të shtrembëruar të Izraelit, që ende po përjeton pasojat e sulmit të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor 2023.
“Liria e shprehjes është një vlerë e rëndësishme, por përdorimi i shpifjeve ndaj Izraelit si një mjet promovimi ndërkombëtar e dëmton shtetin e Izraelit, dhe pas masakrës së 7 tetorit dhe luftës së vazhdueshme, kjo është dyfish më e dhimbshme”, shkroi Zohar në X.
Pavarësisht se ka fituar çmime të rëndësishme në Evropë dhe SHBA, filmi ende nuk ka arritur një marrëveshje për shpërndarje në kinematë amerikane, tha Abraham për Deadline muajin e kaluar.
I pyetur pse mendon se shpërndarësit amerikanë nuk e kanë marrë filmin, Abraham u përgjigj: “Besoj se është e qartë që arsyeja është politike. Shpresoj që kjo të ndryshojë.” Ai tha se vendosën të mos prisnin një publikim tradicional në kinema dhe e shfaqën atë në gati 100 kinema në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, çmimi për filmin më të mirë të animuar shkoi për filmin e pavarur “Flow”, filmi i parë nga Letonia që fiton një Oscar. Filmi brazilian “I’m Still Here” fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Të nominuarat, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo, hapën ceremoninë e Oscarit me disa performanca muzikore me tematikën e “Wizard of Oz”, përfshirë këngën “Defying Gravity” nga filmi “Wicked”.
Cynthia Erivo dhe Ariana Grande.
Në mes të shfaqjes, prezantuesi i Oscarit, komediani Conan O’Brien, solli në skenë një grup zjarrfikësish nga Los Anxhelosi dhe i falënderoi për punën e tyre gjatë zjarreve të janarit. Ai gjithashtu i ftoi ata të bënin disa batuta.
“Është kënaqësi të jem sërish me Conanin”, tha kapiteni i zjarrfikësve të Pasadenës, Jodi Slicker. “Zakonisht, kur na telefonon, ka ngecur në ndonjë pemë”.
Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre.
Policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe bashkëshortes së tij.
Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza konfirmoi lajmin të enjten.
Hackman ishte një nga aktorët më të mirë të të gjitha kohërave, falë roleve të yjeve në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”.
Në vitin 1972, ai fitoi çmimin Oskar për aktorin më të mirë në filmin “The French Connection” dhe një tjetër për aktorin më të mirë dytësor për rolin e Little Bill Daggett në filmin Unforgiven në 1992.bw
Pesë persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, ku flakët dogjën mijëra hektarë tokë dhe ndërtesa banimi, mes të cilave janë dhe ato të personazheve të famshëm të Hollywood.
Në mesin e mijëra njerëzve që janë evakuuar në Los Anxhelos, janë edhe dhjetëra personazhe të famshëm të Hollivudit, banesat e të cilëve janë të djegura deri në themel.
Sipas mediave të huaja, Paris Hilton dhe aktori Billy Crystal kanë humbur të dy shtëpitë e tyre, pasi zjarret përfshinë zonën ku ata jetojnë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hilton shkroi “Kjo shtëpi ishte ajo ku ne ndërtuam kaq shumë kujtime të çmuara. Është vendi ku Phoenix hodhi hapat e tij të parë dhe ku ne ëndërruam të ndërtonim një jetë kujtimesh me Londrën. Ndërsa humbja është e madhe, unë jam mirënjohës që familja ime dhe kafshët shtëpiake janë të sigurta”.
Në një deklaratë të përbashkët, aktori amerikan Bill Crystal dhe gruaja e tij Janice konfirmuan se shtëpia e tyre prej 46 vitesh ishte shkatërruar gjithashtu nga zjarri.
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë përmasat e mëdha të shkatërrimit që po shohim dhe po përjetojmë”, tha çifti. “Ne i rritëm fëmijët dhe nipërit tanë këtu. Çdo pëllëmbë e shtëpisë sonë ishte e mbushur me dashuri. Kujtime të bukura që nuk mund të hiqen”, thanë ata.
Po ashtu edhe aktorja Jamie Lee Curtis, ka publikuar ndau videot e zjarrit në Instagramin e saj dhe konfirmoi se shtëpia e saj ishte e sigurt, por shumë të tjerë kanë humbur gjithçka.
Të tjerë të famshëm si, Sandra Lee, Ricki Lake dhe Cameron Mathison humbën të gjithë shtëpitë e tyre nga zjarret, ashtu si dhe kantautorja fituese e Oskarit Diane Ëarren dhe yjet e “The Hills”, Spencer Pratt dhe Heidi Montag.
Aktori Mark Hamill, i njohur më së miri për rolin e Luke Skyëalker në filmat e Star Ëars, gjithashtu postoi në mediat sociale duke thënë se ai u largua nga shtëpia e tij.
Zjarri i Palisades ka djegur tashmë rreth 16,000 hektarë tokë, ndërsa ai i Eaton, që mbulon mbi 10,000 hektarë, ka shkaktuar vdekjen e pesë personave.
Tre zjarre të tjera, zjarri i Hurst-it, zjarri i Lidia-s dhe zjarri i Sunset-it, janë të gjithë të ndezur ndërsa shërbimet e urgjencës luftojnë për t’i vënë ato nën kontroll. GSH
Aktori amerikan Ron Ely, i njohur për rolin e Tarzanit në shfaqjen televizive të viteve 1960, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit, Kirsten Casale Ely, në një postim në Instagram.
Tarzan u transmetua në rrjetin televiziv NBC nga viti 1966 deri në vitin 1968, kohë gjatë së cilës aktori theu kockat dhe u raportua se ishte sulmuar nga kafshët gjatë xhirimit të filmit
Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze.
Ely bëri një kthim të shkurtër në aktrim për një film televiziv, Expecting Amish, në vitin 2014. Në vitet 1980, ai u shfaq në programe të tjera televizive të suksesshme duke përfshirë komedinë The Love Boat, si dhe Wonder Woman me yllin Lynda Carter.
I lindur në Teksas në vitin 1938, Ely u martua me të dashurën e shkollës së mesme në vitin 1959, përpara se të divorcohej dy vjet më vonë.
Ai ishte gjithashtu i njohur për organizimin e konkursit Miss America në fillim të viteve 1980, ku u takua me gruan e tij Valerie. Çifti kishin 3 fëmijë së bashku.
Ely vdiq në shtëpinë e tij në Los Alamos në Santa Barbara, Kaliforni më 29 shtator.
Duke njoftuar vdekjen në një postim në Instagram të mërkurën, vajza e aktorit tha: “Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, njeri i familjes dhe udhëheqës”.Panorama
Ekzistojnë tre rregulla për suksesin në jetë: sulm, sulm, sulm. Nuk pranoni asgjë, mohoni gjithçka. Dhe gjithmonë pretendoni fitoren.
Si kandidat presidencial, Donald Trump po i qëndron atyre edhe sot e kësaj dite.
Tre javë para zgjedhjeve presidenciale, në të gjitha kinematë e SHBA do të transmetohet filmi për jetën e Donald Trump.
Publikimi i filmit është një surprizë e padëshiruar për fushatën e Trump. Ai është vetëm ish-udhëheqësi më i fundit i SHBA-së që ka rënë në kundërshtim me mishërimin e ekranit të madh, shkruan Sky News.
Dan Snyder, një mik i ngushtë miliarder i ish-presidentit, fillimisht ndihmoi në financimin e prodhimit të filmit me shpresën se ai do ta përshkruante Trumpin pozitivisht.
Por më vonë ai foli me avokatët e tij në një përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e filmit.
Ekipi ligjor i Trump lëshoi një njoftim për ndërprerjen dhe ndalimin për të ndaluar “marketimin, shpërndarjen dhe publikimin” e filmit. Ata ishin të pasuksesshëm.
The Apprentice pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë në maj.
Ai e bëri premierën e tij në Nju Jork në Manhattan javën e kaluar pasi u organizua një mbledhje fondesh në Kickstarter për të ndihmuar në “promovimin dhe mbrojtjen e biografisë së mirënjohur të Trump që Amerika e korporatës ka frikë t’ju tregojë”.
Tani do të dalë në treg në SHBA dhe Evropë. Doli në Mbretërine e Bashkuar më 18 tetor.
Producentët e filmit këmbëngulin se ai është “një portret i drejtë dhe i ekuilibruar i ish-presidentit” bazuar në fakte, siç u tha në fillim të filmit.
Filmi hapet pa koment, duke shfaqur pamjet arkivore të fjalimit të Richard Nixon “Unë nuk jam hajdut” dhe pretendimin e tij se ai kurrë nuk ka përfituar personalisht nga postet publike. Krahasimi i nënkuptuar me Trump është i papranueshëm.
Filmi fillon në biznesin e pronave të babait të tij në vitet 1970 dhe 1980 – para karrierës së tij politike dhe kohës së tij si yll i shfaqjes së gjatë të realitetit televiziv The Apprentice.
Portreti i presidentit të ardhshëm është intim. Sebastian Stan imiton shkëlqyeshëm shumë nga gjestet dhe sjelljet që janë bërë të njohura për një audiencë globale.
Trump shfaqet si një i ri i butë, i privilegjuar dhe shumë ambicioz. Më pas ai bëhet pjesë e shantazheve, korrupsionit, përpjekjeve për të mashtruar vëllezërit e motrat e tij.
Në një skenë grafike dhunon gruan e parë. Në deponimin e saj ligjor të divorcit, Ivana me të vërtetë e akuzoi bashkëshortin e saj për përdhunim bashkëshortor.
Ajo hoqi dorë nga pretendimi vite më vonë duke këmbëngulur: “Donald dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe ai nuk do të më përdhunonte kurrë”.
Një nga fotot më të famshme të Marilyn Monroe, sigurisht më ikonikja, mbush sot 70 vjeç.
Ylli, e veshur me të bardha, me fundin e saj të ngritur nga një rrymë ajri, u portretizua në imazhin e famshëm në vitin 1954 nga fotografi Sam Shaw, ndërsa ishte e zënë duke punuar për filmin “The Seven Year Itch”. Imazhi i aktores është publikuar miliona herë, jo vetëm në libra dhe gazeta, por edhe në bluza, kriklla birre dhe kalendarë.
“Unë nuk kam vdekur ende dhe jam i zemëruar me djalin tim”, Sam vite më parë, në mes të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit.
”Ai duhet të më kthejë çdo dollar për atë që më mashtroi”, tha fotografi, duke paditur djalin e tij për 100 milionë dollarë.
Shaw ishte mik me Marilyn Monroe. Fotoja është rënë dakord mes të dyve.
Shpërthimi i ajrit, i ardhur nga grila e një metroje, u shkaktua nga një ventilator i fuqishëm i vendosur poshtë grilës.
”Do të doja të isha në gjendje të them se e kam kapur imazhin në fluturim, por kjo nuk do të ishte e vërteta. Fotoja është përgatitur me kujdes”, deklaroi ai dikur.bw
Donald Trump ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj superyllit Taylor Swift pasi ajo shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris për presidente të SHBA-ve.
“E URREJ TAYLOR SWIFT!”, shkruan Trump në një status në ‘Truth Social’ në stilin e tij me shkronja të mëdha, pa kontekst apo shtjellim.
Duke iu përgjigjur Trump në një postim në X (ish-Tëitter), Liz Cheney, ish-përfaqësuesja republikane e Kongresit që po mbështet Harris, citoi komentin e tij dhe shkroi, “Thotë njeriu më i vogël që ka jetuar ndonjëherë”, duke iu referuar një kënge nga albumi më i fundit i Swift.
Ana Navarro, strategja dhe komentatorja e GOP, e cila është një kritike e zëshme e Trump, postoi në X , “Donald Trump e ka humbur atë pak mendje që i kishte mbetur. Taylor Swift e theu atë.” Panorama
Këngëtarja deklaroi se do të votojë për Kamala Harris pas debatit të parë me Trumpin
Mbështetja e yllit të popit mund të zhvendosë miliona vota
VOAL- Taylor Swift ka ndikim edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA.Nëse postimi i këngëtares me mbështetjen e Zëvendës Presidentes së SHBA-së Kamala Harris, menjëherë pas debatit televiziv me Donald Trump, ka mbledhur deri tani më shumë se 9.35 milionë “Pëlqime” në Instagram, ylli i popit ka nxitur, me mbështetjen e saj për Kamala Harrisin.
Në fakt, pothuajse 400 000 njerëz vizituan Vote.org në 12 orët nga postimi i saj tashmë historik në mbështetje të zëvendëspresidentes, duke klikuar në adresën e krijuar dhe të ndarë nga Swift.Një shifër e jashtëzakonshme, veçanërisht në një sfidë ballë për ballë si ajo që po afrohet mes Trumpit dhe zëvendëspresidentes, ku edhe një pjesë e vogël e votave mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor, veçanërisht në shtetet e lëkundura. Ju kujtojmë, Vote.gov nuk regjistron drejtpërdrejt votuesit aspirantë, por i drejton ata në vendet elektorale të shteteve të tyre për informacion më specifik mbi votimin. Është e pamundur të thuhet nëse regjistrimet e votuesve do të përkthehen në vota reale për Harrisin.Në fakt, shumë Switfies – vëren Dafydd Townley, mësues i politikës amerikane në Universitetin e Portsmouth, në “Newsweek” – do të kishin votuar për Harrisin në çdo rast, pavarësisht nga ylli i tyre i preferuar.Por fakti i thjeshtë që ylli i popit mund të rrisë regjistrimet e votuesve dhe pjesëmarrjen është një fitore për kandidatin demokrat, vëren Townley.
Vëzhguesit e tjerë kujtojnë se miratimi i Oprah Winfrey, mbretëreshës së ekranit të vogël, i dha Barack Obamës të paktën një milion vota. Trumpi dhe zëvendësi i tij JD Vance minimizojnë ndikimin që zgjedhja e kampit të yllit të popit mund të ketë në votim.“Ai është një personazh i famshëm miliarder, i cili besoj se është i shkëputur nga interesat dhe problemet e amerikanëve,” shkurtoi senatori i Ohajos, duke u përpjekur të minimizojë peshën e miratimit që, sipas tij, nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon se si demokratët janë gjithmonë plus. partia e elitave. Fushata e Harris në vend të kësaj synon të përfitojë nga mbështetja e Swift dhe tashmë ka filluar një mbledhje fondesh me një foto të yllit të popit me macen e saj.Objektivi është afrimi dhe fitimi i të rinjve, një kategori larg politikës sidomos në epokën e Joe Biden si kandidat. Inkurajuese në këtë kuptim është analiza e të dhënave për 67.1 milionë shikuesit që ndoqën debatin në TV të martën.
Shifra është 31% më e lartë se audienca prej 51 milionë njerëzve që ndoqi debatin e qershorit midis Trump dhe Biden, por më pak se 84 milionë të debatit të parë mes ish-presidentit dhe Hillary Clinton më 2016. Bazuar në të dhënat nga Nielsen, Rritja e shikuesve në krahasim me qershorin lidhet me grupmoshën 18-54 vjeç që shënoi një kërcim prej 50%. Debati, megjithatë, sipas gjetjeve të rrjeteve televizive dhe gazetave, nuk arriti të zgjidhte rezervat e të pavendosurve, grupit të votuesve që si Trump ashtu edhe Harris duhet të fitojnë me çdo kusht për të pasur një shans të mirë për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa stafi i kandidates demokrate festoi suksesin e saj, shumë të pavendosur nuk u lanë aq të impresionuar me performancën e saj.Nga intervistat e kryera nga “New York Times” mes një kampioni të të pavendosurve, doli se Harris në takimin kokë më kokë doli si “më presidencial” dhe me një vizion për të zgjidhur disa nga problemet kryesore të vendit.Por në sytë e tyre, nënpresidentja nuk dukej se ishte shumë e ndryshme nga Biden në recetat e saj për Shtetet e Bashkuara, dhe kjo e penalizon atë.Për të mos përmendur – u ankuan ata – që Harris nuk ka bërë të ditur detajet e nismave të tij, veçanërisht për ekonominë dhe emigracionin.Mostra e CNN me pesë votuese femra të pavendosura theksoi një prirje të ngjashme, me ato që ishin më të prirura për Trumpin që nuk ishin të bindur nga performanca e Harris, e cila, në çdo rast, sipas mendimit të tyre ishte më e mirë se ajo e rivales së saj.Edhe ata u ankuan për mungesën e detajeve.ATS/RSI
Pas debatit presidencial të së martës mbrëma, Taylor Swift njoftoi se mbështet nënpresidenten Kamala Harris për presidente.
“Si shumë prej jush, unë e pashë debatin sonte. Nëse nuk e keni parë tashmë, tani është koha e shkëlqyer për të bërë kërkimin tuaj mbi çështjet në fjalë dhe qëndrimet që këta kandidatë mbajnë për temat që kanë më shumë rëndësi për ju.” ka shkruar Swift në një postim në Instagram. “Si votues, sigurohem që të shikoj dhe lexoj gjithçka që mundem për politikat dhe planet e tyre të propozuara për këtë vend.”
Swift tha se do të votonte për Harris “sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat, besoj se ka nevojë për një luftëtar për t’i mbrojtur ato”.
“Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi,” tha ajo.
Swift tha gjithashtu se ajo ishte “shumë e ndjerë dhe e impresionuar” nga zgjedhja e guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, si kandidati i Harris, duke shtuar se ai “ka qenë duke qëndruar për të drejtat e LGBTQ dhe të drejtën gruas për dekada. ”
Swift kritikoi ish-presidentin Donald Trump për ndarjen e fundit të një imazhi të krijuar nga AI – i cili pretendonte në mënyrë të rreme që Swift po e mbështeste atë për president – në mediat sociale, duke thënë se “kishte ngjallur frikën rreth AI dhe rreziqet e përhapjes së dezinformatave”.
“Më solli në përfundimin se duhet të jem shumë transparente në lidhje me planet e mia aktuale për këto zgjedhje si votuese”, tha ajo. “Mënyra më e thjeshtë për të luftuar dezinformimin është me të vërtetën.”
“Kam bërë kërkimin tim dhe kam bërë zgjedhjen time”, ka shkruar ajo. “Kërkimet tuaja janë të gjitha tuajat për të bërë, dhe zgjedhja është e juaja për të bërë.”
Swift e përfundoi postimin e saj duke inkurajuar fansat të regjistrohen për të votuar dhe të votojnë herët nëse munden, duke thënë se ajo do të ndajë lidhjet në historinë e saj në Instagram se si ta bëjnë këtë.
Ajo e nënshkroi postimin e saj me emrin e saj “Zonja e maceve pa fëmijë” – një thirrje për një koment të vitit 2021 nga senatori JD Vance, në të cilin ai fyente Harris dhe demokratët e tjerë se nuk kishin fëmijë biologjikë dhe një referencë se ajo kishte tre mace.
Prej kohësh pritej që Swift të mbështeste Harrisin. Këngëtarja dikur publikisht apolitike u bë më e zëshme për pikëpamjet e saj vitet e fundit dhe mbështeti Presidentin Joe Biden në vitin 2020.
Swift bëri postime në Instagram në 2018 dhe 2023 duke inkurajuar fansat të regjistroheshin për të votuar, dhjetëra mijëra njerëz bënë pikërisht këtë.
Robert De Niro festoi 81 vjetorin dhe vajza e tij, Drena, i ka uruar atij ditëlindjen me një video ku shihet ylli i Hollivudit duke u hedhur nga një yaht në det.
Në klipin e publikuar, Drena De Niro e kap aktorin duke guxuar zhytjen e madhe në ujë, pa vështirësi.
Klipi me De Niron u bë viral në rrjetet sociale.
Pas zhytjes, vajza dhe të tjerët në yaht u trembën dhe filluan të reagojnë me pasthirrma. Drena bërtiti, “Ua, ai është i çmendur”, dhe më pas e pyeti babanë e saj: ” O zot, a je mirë?”, me Robert De Niro që u përgjigj ” po, jam mirë”, teksa notonte. Në të njëjtën kohë, pjesa tjetër nuk e besuan atë që bëri De Niro dhe nuk e fshehën habinë e tyre.bw
Pothuajse 10 muaj pas vdekjes së aktorit Matthew Perry, yllit të serialit “Friends” prokuroria ka ngritur akuza për pesë persona, që sipas hetuesve kontribuuan në vdekjen e tij, pas mbidozës me ketaminë vitin e kaluar. Mes të akuzuarve janë ndihmësi personal i ish yllit të serialit “Friends” dhe dy mjekë. Sipas prokurorëve mjekët kishin siguruar për zotin Perry një sasi të madhe ketamine dhe madje kishin këmbyer disa mesazhe ku diskutonin se sa mund të ishte i gatshëm të paguante aktori. Por çfarë duhet të dini rreth kësaj çështje?
Personat e akuzuar
Në maj tre agjenci të ndryshme (Policia e Los Anxhelosit së basku me agjencinë amerikane për barnat dhe agjencinë e inspektimit të postës amerikane) njoftuan se kishin kryer një hetim të përbashkët se si aktori 54-vjeçar merrte sasi të mëdha të ketaminës, që përdoren për anestezi.
Aktori ishte në mesin e një numri në rritje të pacientëve që përdornin substanca mjekësore legale, por ai nuk i merrte me recetë që tregon se mund të trajtohej për depresionin, ose në raste të tjera kur një njeri ka dhimbje kronike.
Sipas ekpertëve, askush nuk e dinte se hetimet do të zgjeroheshin kaq shumë, duke marrë parasysh rastet e mëparshme që shkaktuan vdekjen e personazheve të famshëm si pasojë e mbidozave nga ilacet.
Kur Michael Jackson vdiq në vitin 2009 nga një dozë vdekjeprurëse e propofolit anestezik, vetëm mjeku i tij u akuzua. Pasi reperi Mac Miller vdiq në vitin 2017, dy burra të cilët prokurorët i përshkruan si tregtarë dhe ndërmjetës u dënuan për sigurimin e oksikodonit me fentanil që ndihmoi në vrasjen e tij.
Por në hetimin e çështjes së aktorit Perry, prokurorët ngritën akuza jo vetëm kundër mjekëve dhe shpërndarësve të paligjshëm, por edhe ndaj ndihmësit personal të tij, i cili prokurorët thonë se e ndihmoi të merrte ketaminë dhe e injektoi atë direkt tek ai përpara se ish yllit të serialit “Friends” të gjendej i vdekur në vaskën e tij më 28 tetor të vitit 2023.
Prokurori Martin Estrada
“Ata e dinin se çfarë po bënin, që ishte një rrezik i madh për zotin Perry. Por ata e bënë vijuan”, tha prokurori Martin Estrada pasi njoftoi akuzat.
Dy nga personat, mes tyre edhe një nga mjekët e akuzuar, janë arrestuar, tha prokurori Estrada. Dy nga të pandehurit, përfshirë ndihmësi i zotit Perry, pranuan fajësinë për akuzat dhe një person i tretë ka rënë dakord që të pranojë fajësinë.
Mesazhet e shkëmbyera të personave të akuzuar
Sipas hetimeve, zoti Perry iu drejtua mjekut të Los Anxhelosit, Salvador Plasencia kur mjekët e tij të rregullt refuzuan t’i jepnin atij më shumë ketaminë. Prokurorët pretendojnë se zoti Plasencia fitoi para nga dëshpërimi dhe varësia e Perry-t, duke e detyruar atë të paguajë 55 mijë dollarë në këmbim të sasisë më të madhe të ketaminës dy muaj para vdekjes së tij.
“Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla”, shkruhet në një mesazh që i dërgoi mjeku Plasencia një të pandehuri, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Mjeku tha se ishte i pafajshëm kundrejt shtatë akuzave të ngritura ndaj tij për shpërndarjen e ketaminës. Avokati i tij tha se “mjeku nuk kishte qëllime kriminale”.
Prokurorët pretendojnë se Jasveen Sangha, të cilin ata thonë se është një tregtar droge siguroi dozat e ketaminës që shkaktuan vdekjen e aktorit.
Edhe zoti Sangha gjithashtu tha se ishte i pafajshëm. Nga hetimet ka rezultuar se mjeku tjetër i akuzuar për këtë çështje, Chavez, e ndihmoi zotin Plasencia të merrte ketaminën që iu dha aktorit Perry-t, ndërsa i njohuri i ish yllit të serialit “Friends” , Fleming, ndihmoi në marrjen e ketaminës nga shpërndarësi i dyshuar i drogës, Sangha.
Mjeku Chavez mund të dënohet deri në 10 vjet burg, Iwamasa deri në 15 vjet dhe Fleming deri në 25 vjet.
Nëse shpallen fajtorë tregtari i drogës Sangha mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa mjeku tjetër Plasencia mund të dënohet deri në 120 vjet burg. Seancat gjyësore të tyre do të zhvillohen në muajin tetor.
Varësia ndaj ketaminës
Aktori u gjet në vaskën e tij më 28 tetor dhe mjekët e parë që arritën në vend të ngjarjes e shpallën atë të vdekur menjëherë.
Autopsia e tij e publikuar në dhjetor, zbuloi se sasia e ketaminës në gjakun e tij ishte e njëjtë me sasinë e përdorur për anestezi të përgjithshme gjatë operacionit.
Numri i përdoruesve të ilaçit që është në përdorim prej dekadash, është rritur viteve të fundit. Ai përdoret për trajtimin e depresionit, ankthit dhe dhimbjeve. Persona të afërt me aktorin Perry u thanë hetuesve të mjekësisë ligjore se ai po i nënshtrohej terapisë me infuzion me ketaminë.
Por hetuesit thanë se trajtimi i fundit i zotit Perry një javë e gjysmë para se të ndërronte jetë, nuk arsyeton nivelet e larta të ketaminës në gjakun e tij. Zakonisht ilaçi pastrohet nga organizmi brenda disa orësh. Të paktën dy mjekë po e trajtonin zotin Perry, një psikiatër dhe një anesteziolog që shërbeu si mjeku i tij i kujdesit parësor, thuhet në raportin e e mjeksësisë ligjore. Në shtëpinë e tij nuk ishte gjetur drogë apo ndonjë mjet i paligjshëm.
Ketamina ishte renditur si shkaku kryesor i vdekjes, ndërsa rasti u cilësua si aksident pa hedhur dyshime për ndonjë krim të mundshëm, thuhet në raport. Mbytja në ujin e vaskës dhe çështje të tjera mjekësore ishin faktorë kontribues, tha ekipi i mjekësisë ligjore.
Aktori Perry luftonte prej vitesh me varësinë nga substancat, që nga koha kur luane rolin e Chandler Bingut në serialin “Friends”, periudhë kur ai u u bë një nga yjet më të mëdhenj televizivë të gjeneratës së tij së bashku me aktorët Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer për 10 sezone, nga viti 1994 deri më 2004.
Komentet