Media që kanë përfituar shuma të majme gjatë qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE po e shfrytëzojnë rrezikun që gjoja vjen nga Kosova, si arsyetim për amnistinë skandaloze të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov për politikanët e dyshuar për vepra penale.
Revista “Republika” në numrin e vet të fundit, shkruan se një nga shkaqet kryesore për amnistinë e Ivanovit, ka qenë që të arrihet “pajtim” kombëtar me qëllim që Maqedonia të përballet më lehtë me kërcënimet për situatën e sigurisë, që sipas kësaj reviste kohën e fundit vijnë nga refugjatët në kufirin jugor dhe nga “një grup terrorist kosovar” në kufirin verior.
“Nga territori grek u realizuan së paku katër tentativa tw mira të koordinuara për hyrje të 1.000 refugjatëve në katër vende të ndryshme, kërcënimi kryesor sërish vjen nga Kosova, ku me muaj po përgatiten operacione terroriste në Maqedoni. Burime mirë të informuara, thonë për “Republika” se deri sa refugjatët në jug i harxhonin dhe dekoncentronin shërbimet e sigurisë, një grup prej 40 terroristëve ka tentuar të futet në territorin e Maqedonisë me një kamion plot me armë. Shërbimet sekrete e kanë pranuar këtë informacion me ç’rast janë ndërmarrë masa të shtuara në teren, dh për këtë arsye mbi qiellin e kryeqytetit vazhdimisht fluturonin helikopterët.
Shërbimet maqedonase të sigurisë tashmë kanë informuar kolegët e tyre nga vendet aleate të BE-së dhe NATO-s se vendi po përballet me kërcënim direkt nga njerëz të afërt me liderët e Grupit të Kumanovës. Ky grup i udhëhequr nga vëllai i Sami Ukshinit (komandat Sokolit), kurse i afërt me Daut Haradinajn, ka planifikuar sulme mbi gjykatat, kidnapim të policëve që më vonë do të shkëmbeheshin me të arrestuarit në Kumanovë dhe për terrorizëm urban”, shkruan Republika.
Sipas informacioneve të kësaj reviste, grupi ka dashur tw bwjw sulme në Maqedoni nw datwn 30 mars, gjatë kohës së gjykimit të arrestuarve në Kumanovë.
“Sipas analizave të shërbimeve të sigurisë, ky sulm është penguar nga operativët maqedonas, mirëpo grupi që tani është i stacionuar në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë në rajonin e Tanushës, ende paraqet rrezik. Grupi që ka arritur të fusë në Maqedoni armatim dhe municion, ka pasur për qëllim që ta shfrytëzojë përçarjen në skenën politike maqedonase, që ka reperkusione edhe në Ministrinë e punëve të brendshme dhe të shkaktojë akte terroriste me qëllim të destabilizimit afatgjatë të Maqedonisë”, ka shkruar Republika.
Shefi i shtetit vendimin e tij për faljen e solli në kushte jashtëzakonisht të komplikuara të sigurisë në të cilat kufiri verior dhe jugor ishin vend i sulmeve nga grupe të ndryshme, kurse njëkohësisht armata bullgare dhe greke, me siguri pa ndonjë koordinim të ndërsjellë, grumbullojnë ushtri në kufirin me Maqedoninë dhe realizojnë stërvitje ushtarake dhe fluturime në rajonin kufitar. Thuhet më tej në këtë tekst.
“Me siguri gjatë sjelljes së vendimit është udhëhequr edhe nga kërcënimet e për situatën e sigurisë, të cilat janë shumë më serioze kur vendi është para përplasjes së brendshme dhe për këtë arsye ka tentuar që përmes pajtimin kombëtar ta forcojë aftësinë për mbrojtje nga kërcënimet ndaj sigurisë. Çdo logjikë flet se në kushte kur edhe Ministria e punëve të brendshme ekziston strukturë e dyfishtë, të udhëhequra nga parti të ndryshme, për secilin nga jashtë është më lehtë ta realizojë qëllimin e tij. Ivanov me siguri i ka analizuar mirë të gjitha rreziqet, para se ta sjellë faljen”.
Komentet