VOAL- Pasuria për të rritur në Zvicër arrin në një mesatare prej 696 000 dollarë (afërsisht 671 243 CHF) dhe është më e larta në botë, sipas Raportit Global të Pasurisë, të publikuar nga Credit Suisse. Kjo shifër përbëhet nga mjetet financiare dhe të luajtshme dhe përfshin edhe mjetet e fondeve të pensioneve dhe çdo shtyllë të tretë.
Pasuria botërore u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2021, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Kinë, falë ecurisë pozitive të tregjeve të kapitalit dhe masave të mbështetjes ekonomike nga bankat qendrore. Mesatarisht, edhe individët privatë shpenzuan më pak në vitin 2021 – një faktor që kontribuoi në rritjen e kursimeve private. Sipas raportit, pasuria globale është rreth 436,000 dollarë (ose 447,100 miliardë franga).rsi-eb
Komentet