VOAL – VUTHAJ – Kohëve te fundit vërehet një trend i shtimit të interesimit të bashkëvendësve për të investuar kapitalin e tyre në vendlindje, Plavë e Guci.
Investimi në Vuthaj i bashkëvendësit tonë Genc Q. Gjonbalaj, që jeton në Zvicër, për ndërtimin e fermës së viçave është investimi i parë konkret në këtë fshat, që si qellim ka punësimin dhe aktivizimin e mundësive të shumta në lëmin e blegtorisë që ka ky fshat dhe vendbanimet e tjera ne Plavë Guci Ferma e tij në fillim do të ketë rreth 150 viça dhe se tregun e shitjes e ka të garantuar në Europë.
Genc Q Gjonbalaj u lind dhe u rrit në Vuthaj me kushte te rënda ekonomike.
Ka edhe investitorë bashkëvendës të tjerë që dëshirojnë përmes investimeve të tyre të gjejnë veten ne vendlindjen e vet, por edhe institucionet komunale e ne veçanti subjektet politike shqiptare duhet të jenë forcë motivuese për investitorët potencialë, dhe që t’i inkurajojnë ata e jo që me veprimet joracionale të tyre të krijojnë një klimë të disfavorshme për investimet e bashkëtdhetarëve tanë gjegjësisht të diasporës sonë.

Komentet