Me bëri përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim, apo analizë komplementare dhe suplementare e Prof. dr. Elams Leci me titull: ” Rusia, rikthimi i gjeopolitikës komuniste dhe gjeopolitika pa ideologji zyrtare” e publikuar në gazetën autoritative shqiptare “Bota Sot” me datë 11. O3. 2O25; Respekt.
Ndaj, pa humbur kohë le të me lejohet t´u qasëm disa ngjarjeve dhe zhvillimëve të përgjithma gjeopolitike, gjeoushtarake, gjeobeletristike, gjeoekonomike, gjeokoniukturale, gjeokulturore, gjeofetare, gjeokonceptuale, gjeoideologjike dhe të tjera në një hark relativisht të gjatë kohorë dhe hapësirërorë që i zbardhin ose bëjnë të qarta ambiciet, apo apetitët e reja imperiale, koloniale, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Rusisë dhe Presidentit të saj Vlladimir Vlladimiroviç Putin, i cili në menyrë diskrete ose interaktive, thuhet s është i privilegjuar dhe favorizuar nga Adminstrata amerikane nën Presidentin Trump, ne luftën e tij imperiale dhe kolonialiste kundër Ukrainës.
A është ashtu?! mbetët të shihet.
Edhe Presidenti i Francës ( Emanuel Macron), flet për një “mburojë atomike” ( ala “force de frappe”) të Europës ose BE-së.
Ndërkohë që akoma ngelën të paqarta, misterioze ose enigmatike qëndrimet e Presidentit Trump ndaj liderit ose kanzelarit të ri të Gjermanisë në një kohë acarimësh dhe tenisionësh amerikano-europiane që kanë ngritur shqetësim dhe alarm të madh mbi fatin e përgjithshëm të Natos, fundin e luftës në Ukrainë, si dhe mbi marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombëtare.
Bota ose planeti ynë sikur janë kthyer sërishë në fazat ose etapat e ndryshme të botës bipolare ose dy bllokiste, kur SHBA-së dhe Rusia (lexo: ish BRSS-së) e kishin fjalën kryesore në marëdhëniet ndërkombëtare, duke qenë kështu edhe zotëra të luftës edhe të paqës, apo….?!
Kush ishte dhe si rodhi (zhvillua) ish lufta e ftohtë me të veçantat dhe specifikat e saj?
Pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë, dhe faza (etapa) e dyë e luftës se ftohtë me rastin e vendosjes se “status quos” ose “paqës fluide” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe vazhdimin e “etapës së dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët; me rastin e testimit të pare nuklear ose atomik nga ana e ish BRSS-së me1949 etj.
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj.. gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Messme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John F. Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme: SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
(Literatura: “Rad i Politika” , “Politicka Znanost i Filozofija”, “Opca Vojno-Politicka Povijest Dvadesetog Stoljeca”, “Povijest i Povijesana Grada (Gradja) “etj.. nga Prof. dr. Jovan Miric, Prof. dr. Livia Kardum, Prof. dr. Vlatko Mileta, Prof. dr. Davor Rodin, Prof. dr. I. Markushic etj..nga Fakulteti i Shkencave Politike ne Zagreb, Kroaci)
Marëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare sot ndodhën në një kaos dhe anarki të madhe. E sidomos ato në mes Uashingtonit dhe Brukselit, duke nënkuptuar këtu edhe fatin ose ardhmerinë e Natos. Presidenti Trump kërkon finansa ose buxhet me të madh nga buxheti i përgjitshën (bruto) shtetërorë dhe nacional i vendëve anëtare të Natos nëse duan mbrojtjen (mburojen) e SHBA-së nga çizma dhe tutelja e egër e Rusisë.
Edhe lufta dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të Ukrainës-kundër Rusisë së fuqishme ushtareake , nukleare ose atomike kanë njohur një karakter, dimenzion e ndosha edhe epilog të ri.
Politika dhe diplomacia e sotme amerikane dhe ajo gjithëbotërore, si pa dashur vet sikur janë kthyer sërish nepër etapa ose periudha të ndryshme (turbulente, hektike dhe eklektike) të shekullit të kaluar, i cili pos tjerash solli edhe ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti Donald Trump, Presisidenti Mc. Kinley, Presidenti Rooswwelt etj…
Pas vdekjës së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”- Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Asaj politike si duket i wshtw rikthyer edhe Presidenti Trump.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër amerikan, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriminimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921: Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme koniukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.
Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose interaktiv ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Po gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët. Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s.
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, gjithashtu ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” tè Presidentit Amerikan, Roosevelt me Kryeministrin britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941, së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHBA-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e të deleguarve politik dhe ushtarak të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (Bashkimit Sovjetik) në luftë kundër Gjermanisë dhe “paktit të çeliktë” Romë-Berlin-Tokio.
Ndërkaq, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942 ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, gjithashtu i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj…Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo, vetëm dy-tre dekada pas luftës së njohur qytetare ose secesioniste: SHBA-s do ngriten në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët tjerës finansiar, industrial dhe ekonomik në SHBA-së.
Ndërkaq, sot nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). Gjithashtu kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera. Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan. Ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës! Firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. E sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu.
Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. E sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë), BE-s dhe gjithandej.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, së bashku me krizën ose recesionin e madh botërorë të shkaktuar nga lufta e Ukrainës, pandemia globale e corona virusit (covid 19) dhe kështu me radhë: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën.
Faktori i njohur Xhorxhia Meloni:
A prtët të jetë vendimtarë, kruacial, polivalent dhe ambivalent roli dhe misioni politik dhe diplomatik i Kryemistres së bukur, sharmante, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike të Italisë, znj.Xhorxhia Meloni në një kohë kur bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, sikur është bërë pashmangshëm një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për pushtim, sundim dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial ose gjeografik të atyre që jane te fortë ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët? , shtrohet pyetja. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, sikur nuk është i përjashtuar askush.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Industria dhe teknologjia ushtarake ose luftarake kanë levizur me hapa të shpejt. Sot projektilët dhe raketat interkontinentale me mbushje nukleare ose atomike, mund të arrijne për 5 ose 1O minuta cdo cep ose meridian të globit.
Parasegjithash kemi të bëjmë me “boshtin” ose” binomin (tandemin) e ri ruso-kinez” si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër interesave strategjike të SHBA-s, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Pacifikun Jugor (Amerikën Latine) dhe gjithandej. (duke iu referuar analizes se Profesorit Elmas Leci)
Ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak “ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, mallerave, resursëve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e rendit ose sistemit kapitalist”: E kanë me të qartë ose me të lehtë për t’i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është “luftë e pashpallur” e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?
Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur me faktin si thonë ose mendojnë ata: “ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave, resursëve, mallërave, mjetëve ose kapitalit botërorë. E sidomos mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave dhe tepricës së punës, mallërave, resursëve (rezervave) dhe thesarit ose kapitalit botëror, të bartur ose koncentruar kryesisht në SHBA-së ose në botën e pasur perëndimore ose kapitaliste.
Ndërkohë që gjithënjë sipas rusëve: pasuritë, rezervat ose resursët me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivatëve të njohuta të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, ndodhën në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetët ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, madje në vendët e ndryshme të Lindjes së Mesme, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut etj.
Kështu që duke përfituar nga lënda e parë, çmimët e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, apo në shtetët ose ish republikat e dikurshme ruso-sovjetike, në Europën Lindore, Ballkan,Turqi, Amerikën Latine, në Afrikë dhe gjithandej: Gjithënjë sipas rusëve dhe kinezëve, në SHBA-së dhe disa shtete tjera europërendimore, në menyrë të padrejtë ndodhën të bartura dhe koncentruara resursët kryesore dhe vet kapitali botëror.
Ç’ është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim “ndarjen ose copëtimin e SHBA-së” në “Veriun e pasur” dhe Jugun e varfër” si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e BE-s, si dhe vet rendit botëror, e sidomos sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.
E kemi cekur shpeshherë se përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë; Frances ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut (Azerbejxhan dhe Armeni) dhe Tukmenisë (Turkeministani)-thuhet se janë një prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin per nga pasuria enome me etan, gas natyror, metan etj….
Ndaj, a mund t´i shpëtoi dhe ripraoi zonja Meloni e Italisë marëdhëniet e acaruara dhe tensionuara në mes SHBA-s, BE-s ose Gjermanisë në një kohë kur Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjithënjë e me shumë po e riaktualizon një “force de frapee” ose “balansë” të re nukleare ose atomike në mes Europës (BE-së), SHBA-së dhe Rusisë?!
A është e mundur që Gjermania të braktisin Naton dhe partneritetin strategjik dhe historik me SHBA-në ne emrin e Francës etj…?!
A ishin 2O bomba nukleare ose atomike fillim i sherrit në marëdhëniet amerikano-gjermane?
U mor vesh se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) ka kohë që jane të acaruara ose tensionuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, dikur si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani. Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
Presidenti Trump gjithashtu thuhet se ka averzione të ndryshme ndaj Gjermanisë ( e sidomos ndaj Deutsche Bank) lidhur me ndikimin ose influencën e tyre ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA-s etj.
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -janë të vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.
Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Pas Japonisë, në Gjermani pra, ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.
Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore, ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. Nw Gjermani si duket as populli (elektorati) dhe as politika nuk janw tw interesuar pwr tw qenw Gjermania fuqi nukleare ose atomike. Arsyet janw nga me tw ndryshmet.
Nuk dihet nëse pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s dhe Presidentit Trump?
Ndonëse, Presidenti Trump dhe Administrata e tij, asokohe kishin paralajmëruar mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.
Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. Kjo edhe përkunder faktit se, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave, mallerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.
Ndoshta, paksa e çuditshme kjo për botën ose kohën e sotme “ultramoderne” ose neobashkohore kur kemi tendenca të ndryshme nihiliste, mazohiste, proteksioniste, unilaterale ose monologjike, për t’i prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), edukatë, kulturën, arsimimin, emancipimin ose përparimin e gjithëmbarëshem individual dhe kolektiv ( global dhe universal), si gjetjën, zbulimin, meritèn ose patronatin ekskluziv të një personi (individi), populli (kombi), vendi a shteti të caktuar.
Dhe kjo e bën edhe më të vështirë doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme, racionale dhe intelegjente në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental nga ana e SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.
Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vështrimin, apo analizën e lartëpërmendur, të kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe intelegjente, te Prof. dr. Elmas Lecit nga Tirana e cila korrespondon me vlerat, parimet, postulimet dhe veçorive tjera themelore të kulturës perëndimore.
U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike:.Në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll si Kryeministrja Xhorxhia Meloni e Italisë në rastin konkret. Dhe, kjo në kohën kur disa si duket në mungesë të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, unike, konvencionale, robuste, korpulente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, profesionale, intelegjente, interpolare, ose interaktive ndaj luftës në Ukrainë, si dhe ndaj shumë çështjeve ose problemëve të tjera globale ose universale gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Sikur i janë kthyer vetvetës ose interesave të veta sëcili prej tyre në drejtime, pozicione, trashe, rrogoze, istikame ose itinerare të ndryshme.
Dhe, ky sigurisht se është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare në përgjithësi, si dhe për paqën, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti. E sidomos për Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën edhe rezervat ose pasuritë (resursët) kryesore shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat politikat dhe politikanët e ndryshëm kosovarë e ndwrkombwtar, në kembim te “integrimeve europiane ose transatlantike” si duket i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publik së bashku me shtetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, lirinë dhe pavarësinë e gjithëmbarëshme shtetorore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve!
Të gjithë ose shumica e njerërve të mençur, të ditur dhe të kualifikuar e dijnë pse (përse) me në fund u pranua “asociacioni”(zejednica) ose “dodik republika serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, përvec atyre që e pranuan pas aq shumë retorikash të zjarrta ose fjalësh të nxehëta dhe patetikeqë nuk i pjekin kurrë as bukën dhe as kulaçin. Plus disa “analistë” ose “strategë” të portaleve ose gazetave të ndryshme shqiptare në Kosovë. Asociacioni ose zejednica serbe është pranuar (firmosur) nga pushteti ose qeveria e Kosovës. Ky eshte fakti ose realitetit.
Duke i qëndruar gjithënjë besnik tematikës në fjalë:
Sëndejmi, rusët dhe amerikanët e dijnë fortë mirë se forma me e lehtë për të goditur ose shkatërruar ´kompozicionin e përbashkët të BE-së, të tërhequr, pilotuar dhe komanduar nga personeli dhe lokomotiva e fuqishme gjermane, është ajo të godisni dhe lëndoni Republikën Federale të Gjermanisë në palcën ose boshtin e saj kurrizorë.
Sipas shumë gjasave, edhe paqja ose përfundimi i luftës në Ukrainë, do u kushtoi ukranasve me humbje teritorësh ose rajonësh pjellore dhe strategjike të aneksuara (pushtuara) nga Rusia. Plus resurset ose pasuritw enorme qw duhet dhwnw ose paguar Ukraina nw kwmbim tw paqws ose marrwveshjes me Rusinw! I njejti “model” mund t´u ofrohet Kosovës dhe shqiptarwve në veriun e Mitrovicës e gjithandej.
Rusia imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste, është shtrirë dhe zgjëruar vazhdimisht në dëmë ose mbi kurriz të popuve dhe vëndëve të tjera joruse…Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re pushtuese, kriminale, imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj., Serbia gjithashtu.
Diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës.
Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare.
Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, u sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta.
Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. Vetëm demagogët, hipokritët, horrat dhe maskarënjët e ndryshëm stupid, nebuloz, mediokritë, cinikë dhe injorant, tallën me ato gjëra ose me ato çështje për të ciat nuk kanë nivel, moral, edukatë dhe kulturë për t’i njohur dhe kuptuar si duhet.
Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurtë të sotmën dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmën (ardhmerinë) e tyre.
U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese, propagandistike etj.
Gjithashtu thuhet se për luftërat ose konfliktët e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot, ose janë zhvilluar dje…Faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga paranojat, fobitë, urretjet, xhelozitë, antipatitë, emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.
Thonë se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës. Ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë.
Kosova:
Ironia tjetër është fakti ose paradoksi reaksionar dhe anakronik, se si Serbia, si të thuash në menyrë arbitrare, paternaliste, unilaterale ose monologjike, pas shpërbërjes së përgjakshme dhe përfundimtare të ish Jugosllavisë, pa denimët ose reparacionet e obligueshme luftarake ose ushtarake ndaj Kroacisë, Kosovës, Herceg Bosnës dhe të tjerëve për krimët, masakrat, vjedhjet (plaçkitjet), viktimat, tragjeditë, dhe demët e panumërta njerëzore dhe materiale që ua ka shkaktuar të tjerëve: U pranua në OKB-së, si dhe në mekanizma ose institucione tjera ndërkombtare si pasardhëse ose trashegimtare e drejtëpërdrejt e ish Jugosllavisë. Si Rusia… E tërë kjo në saje të naivitetëve, paradoksëve, konformizmit ose një oportunizmi të pajustifikuar reaksionar dhe anakronik të bashkësisë ndërkombtare. Kujtojë se kjo ka ndodhur me ndihmën paraprake të Rusisë si fuqie e madhe ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike.
Ndërkaq, Kosovës dhe shqiptarëve, nga ana e Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit, ende (akoma) pa u tharë (terur) gjaku, si dhe pa u shëruar plagët e shumëta të shkaktuara nga çetnikët dhe kriminelët serb: Nga ana e fuqive të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, iu diktuan ose imponuan dialogu (monologu) maratonik me Serbinë së bashku me kompromisët ose koncesionet e panumërta ndaj palës serbe!
U kërkuan ose diktuan në menyrë ultimative (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)-nënshkrimët, formimët dhe miratimët e “demarkacionëve kufitare” me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, së bashku me “asociacionin” ose “dodik republikën e pavarur serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe plot kompromise dhe koncesione të tjera teritoriale (eksteritoriale), politike, administrative dhe juridike brenda Kosovës. Ndërkaq, elementit ose etnitetit të madh shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, iu mohua dhe privua e drejta jetësore, politike dhe ekzistencialiste! Në vend se t’i bashkohëshin Kosovës ose trungut kombtar, familjar, farefisnor ose gjenealogjikë. Sikur u harruan dhe mohuan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të elitës intelektuale dhe polituike së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tyre shkencor dhe humanist që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
Ndryshe nga kjo, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë etj.
SHBA-së dhe Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e sinqerta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare.
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19 etj… kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit Dhe, kjo është blasfemi ushtarake, politike, diplomatike etj.
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që ka ndodhur deri me sot në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës. Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Sipas John F.Kennedyt: “Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë.
Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Sikur e kanw nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse gjithandej botës ose globin tonë.
“Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Në Kosovë lufta e re (eventuale) kundër Serbisë së bashku me luftërat ose konfliktët potenciale në Besarabi (Moldavi), Gjorgji (Gruzi) etj., sikur ndodhën në prag.