Këto dy parime, që të dyja janë të drejta, t’afërta dhe mbase plotësojnë njëri tjetrin. Njeriu me fjalën e tij i transmeton tjetrit ndjenjat, kuptimet dhe përgjithesisht dijenit’ e tij; shkrimi këto i përgjithëson dhe i përhirëson. Dhe meqënëse njeriu është një kafshë që, prej natyre mund të qytetnohet, fjala dhe shkrimi janë dy mjete vepruese për t’i futur njerëzit në qytetërim.
M’anë tjetër njeriu, si një kafshë e qytetnueshme, ka krijuar disa organizata: familjen, fisin ose bajrakun, institutet fetare dhe më në fund ngrehina politike. Prandaj kryetarët e familjes, kryetarët e fesë dhe më në fund administratorët kanë për detyrë që të ndriçojnë njerëzit që ndodhen në qarkun e organizatës së tyre. Na kryetarin e familjes, sidomos të fesë po e lemë më nj’anë, dorë për dore, sepse çështjet fetare në Shqipërinë e vogël me katër fe, janë çështje me gjëmba. Këtë rend do të kufizohemi vetëm me një të vërtetë, thënia e së cilës është e domosdoshme: një popull ose qeveria që përfaqëson atë popull, kur ka ndërgjegjen e ekzistencës së tij, nuk lejon fetarë ignorantë që t’ushtërojnë detyra shtetërore, sepse popujt përgjithësisht janë krijuar asisoj që të mos e vrasin mendjen shumë për të gjetur të vertetën, por të krijojnë përralla që krijojnë supersticione (bestytni) që ndalojnë qytetërimin e vërtetë.
Gjithë ata njerëz që kanë studiuar në vend fet’e ndryshme, kanë konstatuar se kleri më i perfeksionuar nga pikëpamja e kulturës dhe e lirisë, është kleri protestan, pastaj, vetëm nga pikëpamja e kulturës, vjen kleri katolik.
N’orient, kleri mysliman, sado që sipas Kuranit nuk duhet të ketë kler, por njerëz që i kanë dhënë vetes nevojisht ngjyrën e klerit, në gjendjen e sotme edhe duke u marrë parasysh përparimi i math i këtij shekulli, ndodhet shumë poshtë nga rafsha e situatës ku duhet të ishte.
Kur njeriu viziton në Europën’ Qëndrore ose Veriore një katund protestan, menjëherë i tërhiqet vërejtja nga pastërtia, nga regulli që mbretëron dhe nga rafsha materiale dhe morale e lartë e popullsisë së atij katundi. Shkaku i kësaj gjëje është se kleri protestan, sipas parimit te Luteri-t, çdo njeri e mëson që të gjykojë vetë e jo të tërhiqet prej hunde me përrallat e vjetra që do të tregojë një person i tretë, qoftë dhe klerikal.
Nje hetues i këtillë po të studiojë një katund tjetër katolik, prej një race e prej një gjuhe me katundin protestan, menjëhere do të konstatojë një ndryshim q’ekziston midis dy katundeve, nga pikëpamja e shëndetesisë, pastërtisë, nga rafsha ekonomike dhe morale.
Një njeri i tillë po të vijë në Orient e të shohë klerin mysliman dhe fshatrat myslimane ku predikon ky kler, nga çdo pikëpamje sheh një situate tepër t’ulët, aqë t’ulët sa efekti i një qeverie mbi ta, edhe sikur rastësisht këjo qeveri të jetë përparimtare, ndaj përrallavet dhe supersticionevet, të përhapura e të predikuara prej klerit, është nul.
Për këto arsye ne vëndet e Orientit, kurdoherë që ka hypyr në pushtet një qeveri përparimtare, ka qenë e shtrënguar që klerit ignorant t’i thotë: halt!, ose të marrë masat e duhura për të përgatitur një kler të ndriçuar.
Historija na tregon qartas se shumë qeveri n’Orient kanë bërë ligje përparimtare, por meqënëse kleri eshte lënë ignorant dhe qeveritarët vetë nuk kanë krijuar organe të posaçme për të ndriçuar popullin, gjith’ ato ligje kanë mbetur letër e vdekur.
Kur themi një komb kuptohet një grumbull njerëzish që, duke qenë solidar me njeri tjetrin, ecin drejt një qellimi, i cili është lumturia kolektive e atij populli dhe fuqia e qeverisë brenda dhe jashtë. Konkurenca e përparimit midis popujve në shekullin e sotëm ësht’ aq e fortë sa ata popuj që nuk janë të lidhur mirë edhe që, për një shkak ose për një tjetër nuk përparojnë në shkallën e të tjerëve janë të dënuar o të shduken krejt, ose të behen rajaj te popujve më të përparuarë.
Për këtë shkak, çdo popull që ndodhet karshi një reziku që do të ketë profetët e tij, të cilët me zjar në zemër, t’udhëhequr prej idealit të shpëtimit të Kombit, predikojnë fjalën e vertetë. Këta lloj profetësh herë bëhen martyrë, pa arritur qëllimin, herë mundin dhe e shpëtojne kombin e tyre, dhe ndonjë herë ngjan që pasi ata bëhen martyrë, pasonjësit e tyre arrijnë t’a shpëtojnë kombin.
Periudha pas luftet ka nxjerrë profetë të kësaj kategorie: Gandin në Hindi, me qëllim që t’i lironte popujt e Hindit; Zaglulin n’Egjypt. Këta janë profetët e Orientit për të fituar Indipendencën. Mustafa Kemali, Mussolini dhe Hitleri janë kategorija e atyre profetëve që kanë dalë në fushë për të shpëtuar kombin e tyre nga një situatë e vështirë.
Para se të vijmë në çështjen me rëndësi për na shqiptarët: punim për popullin dhe me popullin se bashku, ësht’e dobishme që të bëjmë fjalë shkurtas mbi të tre profetët e fundit.
Turqija e Perandorisë Otomane, që lëngonte prej shekujsh nga një sëmundje kronike e dekadencës myslimane dhe nga mos pajtimi i racave dhe i feve të ndryshme, në fund të një përpjekjeje të fortë, si ajo e luftës së përgjithshme, u shemb me një potere të madhe. Kufoma e saj u vu perpara tryezës së Konferencës së Paqit, ku delegatët e shteteve kryesore që muarën piesë n’atë kongres, atë kadavrë e coptuan dhe e lanë një hanllëk të vogël rreth Ankarasë dhe Sivasit, dhe atë të ndarë në zona influence dhe ndërhyrjeje.
Kundrejt një gjëndjeje të këtillë nga një popull me një histori glorioze duhet të dilte një profet shpëtimtar. Dhe sic dihet ngjyra dhe karakteri i profetëvet çfaqet sipas nevojës dhe sipas historisë s’atij kombi. Midis organeve të trupit të Perandorisë Otomane, organizata ushtarake ishte ma e
përparuar dhe vepra shpeëtimtare që pritej nga profeti do t’ishte një vepër e shpatës, për të grisur me majën e saj traktatin e coptimit q’ish nënshkruar në Sevr.
Per këto arsye profeti i Turqisë së re, Mustafa Kemali është një ushtar i çquar që, me vullnetin e tij të fortë, mblodhi të mbeturat e popullit turk t’Anadollit, i bashkoi me frymën patriotike, i komandoi me gjeninë ushtarake dhe kësisoj në luftat e Sakarjas dhe Dumllubunarit i përzuri armiqt, deklaroi sovranitetin e popullit; i hodhi poshtë si një livere të gjitha organizatat e vjetra të kalbura, si dhe njerëzit e kalbur, krijoi organizata të reja për të vepruar në gjirin e popullit dhe kështu mundi të nxjerë në shesh një komb edhe një Shtet evropian me fuqi gjallnore që rënjën e tyre e kanë në shpirtin e popullit turk.
Mussolini, vitin e kaluar në një fjalim botnuer që kishte shqyptuar përpara një grumbulli të popullit italian, kishte thënë se populli i tij kishte nevojë absolute të zgjerohej n’Asi ose n’Afrikë. Ambasadori i Turqisë në Romë, mbi alarmimin që bëri Asambleja e Ankarasë, vajti t’i kërkonte shpjegime Mussolinit. Dhe ay iu pergjegj duke i thënë: “Më falni, Zoti Ambasador, juve jini një Shtet evropian dhe prandaj nuk hyni ne kategorin’ e asiatikëve ose t’Afrikanëve.”
Tani të vijmë te profeti i Italisë, Mussolini.
Pas luftës së përgjithshme, populli italjan ishte kapur prej rymës komuniste sovjetike, në një shkallë sapo i afrohej anarkisë. Italinë kurkush nuk e peshonte. Mussolini, duke qenë vetë një sosialist i njohur, si një redaktor i rëndësishëm i fletores Avanti, u çfaq në mes të vulgut dhe predikoi bashkimin nënë titullin fashizmë.
Mori qeverinë në dorë dhe filloi të punojë për popull dhe me popull bashkë. I ranë kaqë herë t’a vrisnin, por ay s’kishte gaile. Dhe vulgut q’e ndiqte nga pas i thoshte: “Në më vrafshin, të më mirni gjakun, n’u kthefsha, të më vrisni ju; për ndryshe do të vini pas meje për të bërë një Itali te Madhe dhe për të bërë popullin italjan trashëgimtar të denjë të Romës së vjetër.”
Një shkrimtar historian francez, i quajtur Albert Sorel, kish vajtur n’Itali dhe dëgjonte kur Mussolini në fillim të profetisë së tij i predikonte popullit. Dhe tha se ky lloj predikimi nuk është predikim sosialisti, është një predikim me shpirt romak për të mbledhur kohorte dhe legjione.
Të vijmë te Hitleri.
Përparimi i popullit gjerman ka filluar me predikimet e Luterit. Fuqia mentare është përhapur midis drejtonjësve të popullit me filosofin’ e Kantit te Hackelit. Fuqija ushtarake e popullit kishte filluar me Frederikun e Math dhe ishte perfeksionuar me strategjin’ e Moltekes (Plaku Molteke që ka fituar luftën e 1870-es). Përparimi i popullit në degat e ndryshme, që nga 1871 e deri në 1914, kishte arritur kulmin dhe ky përparim i kishte siguruar aqë fuqi perandorisë gjermane sa të gjithë Shtetet e Evropës kishin frikë se mos i zotëronte nënë hegemonin’ e saj. Gjermanija përgatitej për një lufte të madhe. Shtetet e Evropës ziliqare pergatiteshin m’anë tjetër
dhe nga frika e hegemonisë gjermane lidheshin me njëri tjetrin për t’a qarkuar si një luan në kafaz të hekurtë.
Kur dy palë të armatosurë vërejnë njëri tjetrin me bishtin e syrit armiqsor, mjafton një ngjarje tragjike që t’i japë zjar fitilit për të plasur baruti. Vrasja e Sarajevës ish ajo ngjarja tragjike që shkaktoi përcëllimin e math. Tridhjetë e tre kombe midis të cilëve edhe Shtetet e Bashkuara t’Amerikës u lidhën e u bashkuan për të mundur Gjermanine. Pas një lufte të reptë që vazhdoi katër vjet e katër muaj populli gjerman hodhi pushkën përdhe, pasi u sigurua q’armiqtë e tij nuk do të hyjnë me luftë në tokën e tij.
Si përfundimi i kësaj ngjarjeje historike me rëndësi të madhe u formua traktati i Versaj-it, pa u biseduar sipas zakonit ndërkombetar. Aleatët, të mbledhurë në Versajë, mbluadhën të gjithë spesjalistët e tyre për të hartuar një traktat të math sa një kod, me qindra nene. Gjithë këto nene parashëkonin poshtërimin, coptimin, çveshjen, çarmatimin e popullit gjerman dhe të tokës gjermane ashtu dhe një kontrollim që do t’ushtrohej prej 12 komisjonesh për 12 dega aktiviteti në mënyrë që populli gjerman të mos ngrinte krye kurrë. Veç kësaj ky popull u dënua dhe me një dëmshpërblim të pacaktuar, po sikur të ishte e mundur caktimi i saj do t’arrinte një shifrë astronomike, të cilën populli gjerman nuk do ta lante dot kurrë dhe kështu do të punonte si një raja i kombeve fitonjs.
Në një dizastër të këtillë populli gjerman ra në një anarshi dhe u zhyt në një kaos. S’kish të drejtë, sikur t’ishte kriminel, të mbante pushkë. Për të shpëtuar nga një situatë e këtillë disa drejtonjës gjermane menduan të pelqejnë mënyrën e butë e të lajkavet, kundrejt aleatëve fitonjës. Këjo politikë u personifikua me qeverin’ e Stresemanit. Ajo perandori gjermane e fortë, tani si një lypcare e rahur do të ngrinte duart kundrejt armiqve të saj dhe do të kerkonte mëshirë. Ish-armiqtë duke shkelur syn e qesëndisë me njëri tjetrin përdornin fjalë oborësije dhe diku diku i tregonin disa lehtësira. Me gjithë këto fraza oborësije që përdornin aleatët, ultësija e popullit gjerman dukej e qartë dhe fitimet ishin tepër të vogla. Kur digniteti i një populli lëndohet tepër, sidomos i një populli të kulturuar dhe të math, vjen tronditja e reaksionit, dhe atëherë del në shesh profeti i situatës. Hitleri përfaqëson profetin shpëtimtar të dignitetit të lënduar të popullit gjerman.
Po të përmbledhim fjalët e tij munt të shprehen me një frazë. Ay iu drejtuar popullit dhe i tha: “O popull gjerman, më mirë të vdesish me nder, sesa të poshtërohesh; për të jetuar ose për të vdekur me ndere duhet të bashkohesh si nje trup…”
Dhe pasi e bashkoi popullin, e armatosi dhe tani gjithë botës i thotë “Nuk mund të rojë i poshtëruar populli gjerman! Në mos u pelqen barasija me të, nuk i shmangemi dhe luftës.”
Por ballë fuqive të vërteta të një populli të math kurkush nuk guxon të thotë : halte!!I
Parimi i Hitlerit është punim për popullin bashkë dhe për popullin.
Këto shëmbella që suallëm duhet të jenë nga një mësim i fortë edhe për shqiptarët. Që të na respektojë bota, lypset të jemi të bashkuarë, të punojmë me popullin bashkë për të vleftësuar pasuritë që msheh në gjirin e vet Shqipërija dhe fuqitë virtuale të pa-ekspluatura që ndodhen në shpirtin e popullit shqiptar.
Komentet