Kur je me hallet e smundjës, edhe hallet e atdheut stërmadhohen e bahen dregza, që shpërthejnë, aty ku t’dhembë ma s’shumti!
Ofshajë tue lexua akuza nga palët kundërshtuese, (që mbetën si kukuvajkat e humbuna n’foletë e hueja)!
Gruja, që m’rrin të koka, e rrudhë ballin e s’flet, por sytë sikur i thonë: Rri bre burr mos shkruej ma, se edhe mjekët mund t’jenë t’njenës apo palës tjetër, e ta marrin inat, e ti ke nevojë për nji këshillë, nji ilaç, e gjithçka me pare e shumëçka shtrejt!
Po moj i them po, por edhe për Donikën dikush derdhi gjak n’Helbron, e s’durohen fjalët e pagueme e të turpshme ma!?
E ajo asht e Isufit! E ajo nuk ndalët s’kërkuemi drejtësi për viktimat e krimeve të luftës e atyne të cilat u banë për motive politike, sepse nuk do të këtë qetësi derisa ato të zbardhën.
S’i t’mos ofshajë, moj e mirë i them, kur çakejt kanë mbetë edhe pa eshtna, e tani i turrën nji ministreshe që din ma shumë se nji parti… dy e tri!?
Lexo çka shkruen Dr. Maxharraj (që s’e njoh)?
Ky s’asht i çmendun as i smutë si unë!? Ky s’e ka me inat si unë, vetëm pse Isuf Gërvallën e kisha kolegë n’teatër viteve 70-ta!
Unë mund t’jem subjektiv, por ky s’besoj t’jetë?
Lexo e mos fol i them, dhe ia jepi telefonin.
Jo, prit! Ma lexo me za se dua ta ndëgjojnë edhe muret e infektueme!
E zani rrjedhe ngadalë:
“Pse kryesia e PDK-së nuk merret me u/d së kryetarit të vetë Enver Hoxhaj, i cili fillimisht ishte kundër UÇK-së dhe luftës së sajë të drejtë çlirimtare nga dhuna shtetërore e regjimit të Slobodan Milosheviqit?
Ai nga Zvicra, derisa djemtë dhe vashat tona po vdisnin në luftën heroike kundër shkaut, ai thoshte se nëse ”UÇK e fiton luftën ai do të kërkonte azil politik në Serbi””,
potencon tutje Maxharrraj.
– Dhe heshtin muret e hesht fjala, por unë ofshajë!
Sa gjarpnin e paske pasë rritë moj Kosovë them, dhe nga idhnimi me mbërthen kolli!
Motër moj i them infermierës, a ka ilaç që e zhdukë inatin, smirën e zilinë mes shqiptarve?
Nëse ka, ma bjer se edhe covidin ndoshta e mbyti!
Ajo qeshet e gruja prap e rrudhë ballin!
P.S.
Harrova.
Sot m’kontrolloi prap Dr. Vllaznimi. Mirë bahet m’tha mirë!
Me mua a me Kosovën?
Me ty me ty dhe iku të pacientët tjerë!
Pulmologji, 06.05.2021
Komentet