Mendoni pozitivisht!
Nuk është aspak problem të jesh i huaj në nje shtet ose ambient te jashtem njerezor ose qytetar. Por problemi kryesor qendron ne ate te jesh i huaj brenda unit, egos ose vetvetes tende.
Statusi dhe pozita dramatike e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, destruktiviteti dhe dekonstruktiviteti i pushtetit (regjimit) sllavo-maqedon ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, dinakëria e njohur (sllavo-bizantine) ndaj shqiptarëve e qeverisë dhe pushtetit qëndror në Mal të Zi së bashku me problemët e njohura politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike dhe të tjera. në Republikën e Kosovës etj. i bëjnë sot shqiptarët të sodisin dhe mendojnë edhe njëherë në forcën, vetëbesimin, potencialin dhe vitalitetin e tyre tradicional që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë. Kjo pavarësisht vuajtjeve, pësimeve, sakrificave, travajeve dhe krajatave të ndryshme individuale dhe kolektive që i shoqëruan shqiptarët në çdo kohë dhe hapësirë.
Shih për këtë, shqiptarët në këtë sfond thuhet se janë një ndër popujt me optimistë dhe me intelegjentë në mbarë rruzullin tokësor. Shkaqet dhe faktorët e njohur simbolik, determinant ose paradigmatik për një konkludim (konstatim) të këtillë janë të shumtë.Me tepër se pesë shekuj nën sundimin romak, afro gjashtë shekuj nën sundimin bizantin, po kaq nën sundimin turko-otoman dhe me tepër se një shekull nën thundrën dhe tutelën e egër serbo-pansllaviste! Iliro-shqiptarët, falë forcës, vitalitetit,qëndrueshmërisë, fisnikërisë, guximit dhe vetëbesimin e tyre biblik dhe titanik. Repekktivisht, me tipare dhe virtytet e njohura të një populli ose kombit të lashtë dhe të pashuar si feniksi! Ia dolën dhe i mbijetuan sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë. U ngritën mbi vetëvetën dhe rrethanat e ndryshme objektive dhe subjektive. Fituan shtet(e),liri dhe pavarësi.
A nuk ishte kryetrimi ynë legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ai që e nisi dhe e fitoi luftën çlirimtare dhe heroike kundër sulltanit dhe ushtrisë së fuqishme turko-otomane me një grup të vogël ushtarësh dhe patriotësh të atëhershëm shqiptar-për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë Mëmë! Dhe… komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, Ai që e filloi dhe e fitoi luftën e njohur çlirimtare dhe titanike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë- kundër soldateskës dhe falangave serbe së bashku me familjarët dhe bashkëluftëtarët e Tij të Besës dhe të idealit. Mbase, kunder një soldateske(ushtrie) të fuqishme dhe të armatosur gjer në dhëmbë çfarë ishte soldateska serbe! A nuk janë shqiptarët Ata që nga një “shtet londinez” si dikur…. Sot i kanë dy shtete të pavarura dhe sovrane.Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës! Si Dy Koka krenare dhe kryengritëse të Shqiponjes(…). Po..nesër ?!…
Kërkohet punë, durim, maturi, përkushtim, reflektim dhe mirëkuptim serioz dhe pozitivist ndaj trendëve dhe standardëve të reja temporale, universale ose globale për popullin ose kombin tonë. Peshku jeton dhe lundron në ujëra të njelmëta ose të tharta, por megjithatë e ruan mishin të embël dhe të shijëshëm.
Duhet llogaritur në intelegjencën e njohur emocionale dhe në faktorët tjerë temporal dhe universal në kuadrin e mentalitetit ,kulturës, filosofisë dhe psikologjisë së njohur pozitive ose pozitiviste të popullit ose kombit tonë. Të mendojmë një trohë ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku do jemi nesër ose pasnesër?…T´i përkrahim dhe afirmojmë me shumë vlerat e luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së! Të mos bëjmë sehirë dhe mos të hezitojmë para aktëve dhe situatave të ndryshme kafkiane, hamletiane ose makiaveliste. T´i mbështesim dhe përkrahim me shumë protagonistët dhe heronjë e gjallë, në menyrë qe t´i nderojmë Ata që Ranë për të mos vdekur kurrë në themelët e shtetit, lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbareshme shtetërore dhe nacionale. Sepse, aty ose atje, njëherë e përgjithmonë u vunë themelët me të fuqishme dhe dialektike të bashkimit tonë fizik dhe organik.Nepër trashetë, istikamet ose frontët e luftës së njohur për liri dhe pavarësi. Mos të harrojmë.
Se këndejmi, përveç faktorëve, virtytëve dhe karakteristikave të lartëpërmendura antologjike dhe enciklopedike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë: Një faktor tjetër me rëndësi në këtë drejtim është edhe shpirti i pavdekshëm(titanik) dhe psikologjia e njohur optimiste dhe pozitiviste e njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë shqiptar gjithandej. Pa i harruar këtu edhe kodin e njohur etik dhe patriotik së bashku me vigjilencën, maturinë dhe intelegjencën e njohur emocionale, temporale dhe universale të popullit dhe kombit tonë në çdo kohë dhe hapësirë.
Nuk vdesin, nuk zhbëhën dhe nuk shuhen kurrë iliro-shqiptarët. Janë si feniksi dhe flaka e njohur olimpike. Në farën,gjakun dhe në gjenët e pavdekshme të iliro-shqiptarët ndodhën të ngjizura dhe të ngulmuara dikund thellë vetëbesimi, vetëmohimi, guximi, shpresa ,filosofia dhe psikologjia pozitive mbi jetën, njeriun, kombin, shtetin… Respektivisht, mbi vlerat ose kuptim e tyre hyjnor, global ose universal.
Psikologjia Pozitive: Psikologjia pozitive siç dihet i studion dhe analizon kushtët, rrethanat dhe procesët e ndryshme evolutive, kognitive, rekonstruktive, organike ose psikofizike që iu paraprijnë vetëbesimit, kauzalitetit dhe një funksionaliteti të mirëfillët ( optimal ose maksimal) të personit ( individit), grupit , institucionëve të ndryshme dhe bashkësisë shoqërore ose qytetar në përgjithësi.Ndërkohë që studimet dhe analizat e mëtutjeshme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahën ose klasifikohen ne tre(3) kategori të ndryshme: Në përvojen e subjektivizmit objektiv pozitivë, në vetitë dhe karakteristikat individuale dhe pozitive të personit ose individit si dhe në mekanizmat ose institucionët e njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, informative, shkencore, akademike, pedagogjike dhe të tjera në domenin ( konstekstin) e mesipërm kognitiv dhe pozitivist .Ndërkaq, parimet ose kapitujtë kryesorë ose substancial të psikologjisë pozitive janë mirëqenia ose stabiliteti social dhe psikologjik i personit ose individit, angazhimi dhe funksionimi i tij optimal osde maksimal, vetëbesimi i tij dhe psikologjia e preferuar pozitive ose pozitiviste në raport me kohën dhe ambientin e përgjithshëm jetësorë (shoqërorë) ose qytetar.
Ndonëse, në këtë spektër çështjësh dhe aspektësh të mësipërme sociale ose sociopsikologjike, mirëqenia, mirëshëndeti dhe vetëkënaqësia objektive dhe subjektive, fati, puna, profesioni, kariera, niveli, standardi dhe kualiteti i jetës shoqërore dhe familjare, ambienti jetësor ose shoqëror ( qytetar), koha dhe hapësira e lirë, integriteti dhe liria individuale dhe kolektive etj. Do mund të përceptoheshin, konceptohëshin dhe akceptohëshin si substrate, atituda dhe konstrukte të reja ose bashkohore në kuadrin e psikologjisë pozitive.
Përderisa, kënaqësia e përgjithshme ( globale ose universale) me jetën, veteveten, profesionin, karieren, me veprat e ndryshme jetësore, shoqërore, politike, shkencore, kulturore, ushtarake( luftarake) ose patriotike, me familjen dhe rrethin e gjërë shoqërorë ose qytetar, me kultin individual dhe personalitetiin tënd (si “ego” apo si individ ) si dhe me parimët dhe modelët e njohura pesëfaktoriale, multifaktoriale etj.Sikur paraqesin urat e gërshëtimëve dhe konvërgjencave të njohura funksionale dhe pozitiviste në mes substancës ( substratit) dhe variabilitetit të njohur reflektiv dhe pozitivist të personit ose individit kuadrin e njohur të vetëkënaqësisë dhe një vetërespekti (vetëbesimmi) të përgjithshëm temporal dhe pozitivist.
Ndonëse, pa i harruar këtu indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm nga grupi i raportëve ose marëdhëniëve të njohura socio-ekonomike, socio-demografike, socio-demokratike, socio-politike, socio-historike etj., që kanë të bëjnë me “kënaqësinë e përkohshme(temporale)” dhe me “kënaqësinë e përhershme” ose “gjenerale ” me jetën dhe ambientin e gjithëmbarshëm jetësorë dhe shoqërorë në njerën anë, gjegjësisht, me ambiciet, qëllimët dhe kërkesat e njohura (objektive dhe subjektive) në anën tjetër. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe faktorët e ndryshëm(esencial ose substancial) të mirëqeniës ose lumturisë objektive dhe subjektive si ” derivate” ose parakushte themelore të përmbushjes së kërkesave ose nevojave të ndryshme sociale, organike, psikologjike, jetësore, shoqërore, profesionale, karieriste dhe të tjera të cilat janë një ndër çështjët ose segmentët relevante, determinante( alternative) ose paradigmatike për arritjen dhe realizimin ( kognitiv dhe intrinznik) të qëllimëve ose aspiratave të ndryshme individuale ose kolektive.
Ndërkaq, kënaqësia e përgjithshme me jetën dhe vlerat e saj globale ose universale ( duke filluar që nga faza e njohur e adoleshenvës dhe deri në fazën e pjekurisë) : Paraqet si të thuash çelësin dhe formulën kryesore -drejt realizimit praktik dhe teorik të qëllimëve të sipëpërmendura individuale dhe kolektive.
Intelegjenca Emocionale :Intelegjenca emocionale, se këndejmi është nocion dhe një parim i njohur psikologjik i cili gjatë këtyre tre-katër dekadave të fundit është përdorur dhe aplikuar shpesh në fushën e njohur të psikologjisë, gjegjësisht, të psikoanalizës moderne ose bashkohore. Kuptimi, koncepti, konstukti, substrati dhe definicioni i përgjithshëm i intelegjencës emocionale, parasegjithash ndodhët i lidhur ngushtë me studimet, analizat dhe hulumtimet e njohura shkencore ose metodologjike. Respektivisht,në punën dhe metodologjinë e njohur shkencore dhe kërkimore që për qëllim studimet ( hulumtimet), analizat ose instrumentët e ndryshme për matjen ( testimin) e dallimëve ose ndryshimëve individuale dhe kolektive në fushën e lartpërmendur të intelegjencës emocionale.
Kështu, sipas studimëve ose analizave të njohura shkencore ose metodologjike të psikologëve me të njohur botëror, procesi i matjes(tatimit ose testimit) të Intelegjencës Emocionale zhvillohet në dy fusha ose drejtime të ndryshme:A : Në vetëvleresimin dhe analizën e brëndshme(individuale) mbi aftësitë dhe mundësitë personale ose individuale të një personi ose individi të caktuar dhe B :Në hulumtimët dhe analizat e ndryshme të intelegjencës emocionale me anë të testimëve dhe metodave të sofistikuara skalare, skanimore dhe multifaktorale(EI), si dhe në bazë të metodave dhe testimëve të ndryshme gjenetike ( strukturtalgjenetike), gjenealogjike, etnopsikologjike etj. Ku vet trungu familjar ose “pema etnike” dhe gjenealogjike e grupit , personit ose individit, paraqesin njërin prej faktorëve me më rëndësi në këtë drejtim. Kjo duke filluar që nga parimet dhe principët themelore ose substanciale të funksionit( funksionalitetit) global ose universal të dukurive ose fenomenëve të ndryshme njerëzore ose shoqërore në çdo kohë dhe hapësirë.Sepse, sipas vlerësimëve dhe analizave të shumëta psikologjike dhe sociopsikologjike, pothuajse të të gjitha elementët ose instrumentët e mundshme të substancës dhe strukturës së përgjithshme shoqërore ose qytetare e kanë karakterin dhe funksionin e tyre standard dhe pozitivë në kuadrin e njohur të integritetit dhe një sovraniteti individual dhe kolektivë. Ndërkohë që strukturat ose nomenklaturat e ndryshme sociale dhe konjukturale:pos tjerash janë në funksion të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shtetërore, nacionale, kulturore, historike, politike, ushtarake etj.Pa e harruar këtu determinizmi biologjik ose etnogjenetik dhe kështu me radhë. Dhe, të gjitha këto në funksion të një “radiografie” ose analize temporale, reflektive dhe universale të fenomenve, virtytëve, tiparëve, dukurive, karakteristikave si dhe të çështjeve ose aspektëve të mjegullta ose evazive në Kosovën e pasluftës ku vrasjet e ndryshme misterioze ose enigmatike së bashku me dukuri ose fenomene të tjera infantile dhe patologjike duhet kërkuar edhe në pistën e martesave të përziera shqiptaro-serbe, shqiptaro-malaziase, shqiptaro-turke dhe të tjera.Mbase në ” kodin” ose pemën e shartuar ( të përzier) nacionale, familjare ose gjenealogjike. Gjegjësisht, në popullin artificial ose johistorik si dikur nën ish Jugosllavi etj.
Komentet