Kur Hitleri i vodhi ngjyrat natyrës dhe i ktheu ato në zhgarravina depresive për të manipuluar gjermanët, Europa vuajti shumë, sa që klithmat e saj dëgjohen edhe sot.
A nuk mund të mos themi të njëjtën gjë sot për Shqipërinë e sundimit të Edi Ramës?
E mira gjithmon triumfon. Por njerëzit duhet të jenë shumë të vëmëndshëm ta dallojnë atë. Sidomos koha ka shumë rëndësi.
Gërvisheni pak Ramën dhe poshtë pëlhurave të Penelopës që ai end dhe do gjeni narkotrafikantin, injorantin, hajdutin, mashtruesin , manipulatorin , hakëmarrësin, makbethin dhe intrigantin.
Shqipëria e Edi Ramës sot është një truk futurist. Realisht ajo është në nivelin e një diktature të vërtetë në mes të Europës. Shumica e shqiptarëve përveç kastës, e ndjejnë egërsinë diskriminuese të kësaj qeverisje, e cila sillet me egërsinë e mundshme të një bande që grabit pronat dhe të ardhurat e taksapaguesëve shqiptarë, duke siguruar të ardhura shfrytëzuese prej tyre në shërbim të qejfeve dhe lezeteve të luksit dhe sigurisht, në blerjen e mbështetjes të politikanëve dhe diplomatëvse perëndimorë.
Pse është e sigurt për ne që jetojmë në këtë vënd, se Shqipëria është një eksperiment makabër i një narkodiktature në mes të Europës?
Sepse të gjitha pushtetet në të gjithë territorin e saj prej 28 mijë kilometrash katrorë, si pushteti lokal dhe qëndrorë i ka në duart e saj një klike, ose më saktësisht një njeri me emrin Edi Rama.
Të gjitha instucionet e pavarura nën trysninë e trustit të Lule Lakrës janë gjithashtu e drejtë eklskluzive e këtij njeriu.
Madje herë pas here për të qënë i sigurt në paranojën e tij, ai bën rifiniturat e çdo çasti në mënyrë, që siguria e tijë të jetë absolute në vendimarrjet dinamike për përjetësinë e pushtetit të tij të mos bjerë përtok.
Europa e atashuar me agjensitë e saj diplomatike është e pranishme, por është e verbër dhe nuk dëshiron ta komentojë këtë realitet të hidhur tashti për tashti .. Amerika me këtë administrat në departanentin aktual të shtetit, e ndikuar nga një lobim i fortë sororosian i ka kontribuar këtij eksperimenti makabër.
Shprehëshqetësimin e thellë për shumë intekektualë, të cilët janë zhytur thellë në luksin akademik, që iu ka rezervuar regjimi, një kompromis i ndyrë ky dhe nuk pipëtijnë asnjë fjalë për Shqipërinë e rrafshuar nga popullsia, ose kur shikojnë si vidhen hapur milarda euro nga taksapaguesët shqiparë.
Ne sot kemi përpara një shtet të shpërfytëruar në të gjitha segmentet e tij, me të gjitha ekstremet e tij të imagjinueshme, përçdo administrim dhe politikëbërje.
Është diçka e parashikuar edhe dështimi i çdo firmacioni politik, por është diçka normale kur këtë e zvëndëson menjëherë nevoja e tranzicionit politikë.
Gjithçka brënda një periudhe mandati apo diçka më shumë mbetet brënda sistemit demokratikë dhe vota e lirë është ajo që i hap rrugë automatikisht nevojës së ndryshimit.
Janë përfundime të cilat eksperienca demokratike në botën perëndimore i ka zgjidhur duke ia lënë prioritetin kurdoherë demokracisë.
Por këto pretendime normale parimore mbeten thjesht pretendime, sepse vota në Shqipëri është asgjësuar dhe rotacioni figuron i ndaluar..
Në 11 korrik ne do protestojmë kundra regjimit kleptokratikë shtetëror.
Dikush iu është drejtuar njerëzve publikisht me thirrjen, se ne do shprehim revoltën kundra premtimeve të pa mbajtura të qeverisë. Kjo në fakt tingëllon si hiç asgjë.
Ne duhet të protestojmë për probleme shumë të mëdha të sotmes dhe të prespektivë.
Së pari për lirine.
Sepse sot lirine tonë e përpiu lubia politike e diktatorit. Ne sot skemi barazi në asnje drejtim.
Ne sot s’kemi atë drejtësi, që duhej të kishte çdo qytetar i botës së së lire.
Unë mendoj, se me gjithë mirëkuptimin dhe vlerësimin për punën e madhe që gjithësejcili po bën në këto kushte, ne duhej të kishim një adresim më të sakt në raport me dramën e rrënimeve regresive që po përjetojmë në të gjitha drejtimet.
Shqipëria sot nuk vuan vetëm nga ekonomia.
Shqipëria sot është kthyer në një vuajtje të stërmadhe dhe për këtë duhet të protestojmë.
Mbi gjithçka ne sot po përjetojmë një dëshmpërim që ka të bëj me të ardhmen.
Kanë ndodhur ndryshime mosbesuese të cilat nuk duhej të kishin as rrjedhën as mundësinë e natyrshmërisë për të hyrë në rrjedhën tonë politike dhe shoqërore.
Regjimi me dhunën dhe padrejtësinë e tij kanë krijuar një mbresë të pashlyeshme psikologjike në mëndësinë e shumë njerëzve; se demokracia është një problem më i komplikuar nga sa e mendonim të gjithë ne dhe aq më shumë, se rrjedhën e qëndrueshmërisë së saj se kemi plotësisht në dorë ne, por e kanë të tjerë.
Një gënjeshtër e imponuar mes propagandës dhe dhunës së trustit. Ky është dëmi më i madh që i është bërë një populli të vogël siç jemi ne shqiptarët dhe nuk mund të themi se është një përvojë kaq e thjeshtë për t’u kapërxyer.
Këtë e solli Edi Rama me udhëheqësin e tij shpirtërorë të globalizmit të shthurur Xhorxh Soros.
Kultura politike ka ndryshuar aq shumë, sa tash të duket plotësisht e besueshme, se vëndin e drejton i vetëm një regjim autiritaristo – komunist i cili me një platformë të mirëmenduar zvëndësoi një nga një të gjitha ligjet dhe normat të cilat i jepnin udhën e zgjidhjes të gjitha ngërçeve që krijonte dinamika e zhvillimeve demokratike.
Me forcën e zemërimit ne duhet ta “vrasim “ bishën që na ka ngulur sytë e skëterrës.
Prandaj të gjithë nesër duhet të jemi aty dhe ta sfidojmë edhe vapën përvëluese të këtyre ditëve.
Historia na këshillon veçanërisht ne shqiptarët, se ngjarje të tilla, nuk duhet t’i shikojmë kurrë nga pragu i shtëpisë, por të jemi prezent atje, se vetëm kështu shtohet fuqia e zemërimit.