Mëngjesin e të hënës, agjencia e Brukselit, EurActiv shpërndau në disa gjuhë një shkrim për zgjedhjet në Shqipëri, ku theksonte se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ tregoi se ishte e vetmja opozitë reale përballë partisë në pushtet.
Në shkrim thuhej se Enkelejd Alibeaj arriti të marrë disa vota me përqindje njëshifrore, më keq edhe se kandidatët e pavarur.
Pavarësisht kësaj, të parët që u lëshuan për të reaguar pas zgjedhjeve, ishin ‘ideatorët’ pranë Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
Edhe pse ishin në zgjedhje të dielën, edhe pse kishin me vete vulën e marrë me ndihmën e pushtetit, edhe pse kishin marrë fondet e milioneva të opozitës, edhe pse kishin nga pas makinerinë e Edi Ramës, edhe pse media më kamikaze pro-qeveritare i ndihmonte vazhdimisht, u katandisën sërish duke sulmuar atë që edhe mediat e mëdha si EurActiv e quajnë opozita reale.
Agron Gjekmarkaj, me të cilin Rama tallet sipas sezonit, rifilloi me tezat aq të dashura të OJQ-ve të Ramës për rithemelim opozitar, kurse Preç Zogaj tha se nuk mund të fitohet duke qenë kundër Amerikës.
Vetë Zogaj ishte pjesë aktive e zgjedhjeve në krah të kandidatit me honorare të pushtetit, Roland Bejko.
Ky i fundit mezi u rendit i katërti në garën për Tiranën, duke konkurruar me Lajla Përnaskën. Ata i mposhti Arlind Qorri, ndaj nuk është çudi që në zgjedhjet e tjera, edhe Lajla Përnaska të marrë revanshin.
Dhe prape sërish dalin sot disa që i thonë vetes intelektualë, edhe pse kanë më shumë shkrime për Sigurimin e Shtetit se sa per mediat në demokraci, dhe japin leksione për parimet dhe vlerat më të larta.
Ata që i zvarriteshin Edi Ramës për një makinë si zëvendëskryetar Kuvendi, apo Taulant Ballës për ndonjë udhëtim jashtë, u bënë pjesë e grupit që zhduki logon e Partisë Demokratike nga harta elektorale, dhe sërish si të pafytyrë dalin sot e flasin për gjithçka përveç faktit që këto vetëm zgjedhje nuk ishin.
Ata që flasin në emër të SHBA dhe demokracisë, nuk guxojnë të thonë as ato gjëra që raporti i ODIHR i tha troç, që ky ishte një manipulim zgjedhor.
Gabimi më i madh është edhe i gazetarëve të mbrëmjes që iu dhanë hapësire këtyre “idioteve të dobishëm politike”, duke i servirur edhe si intelektualë, kur në fakt ata u afruan vetëm si servilë të Lulzim Bashës për një vend në Kuvend. syri.net