Sadik Bejko është poet shqiptar. Një kohë punonte si redaktor i teksteve të këngëve në Radio Tirana.
Është autor i teksteve të 3 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor 1972. Pas dënimit të festivalit u largua nga Tirana dhe u dënua me punë të rëndë në minierë, ku gjashtë vite me radhë nxori qymyr dhe doli vetëm pas ndërhyrjve të vazhdueshme të
Jeta dhe vepra
Sadik Bejko ka lindur më 30 mars 1943 në fshatin Komar të Tepelenës. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Poezinë e parë e botoi në gazetën “Drita” në janar 1965 falë ndihmës së Kadaresë, i cili shkroi dy recensione të mira për to. Librin e parë poetik “Rrënjët” do ta botonte shtatë vite pas botimit të poezive të para. Deri atëherë kishte çuar dy libra në ndërmarrjen botuese “Naim Frashëri” mirëpo nuk ia pranonin. Kadareja do të thoshte në referatin e një mbledhje për letrarët se të riut të talentuar, S. Bejko, po ia kthejnë librat. Bejko pohon se po bëhej gati ta lija poezinë, por nxitja e Kadaresë e mbajti në punë.
Ishte autor i teksteve të 3 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor 1972.
Pas Plenumit IV, libri “Rrënjët” do të ndalohej jozyrtarisht. U akuzua se kishte fabrikuar diplomën e shkollës, akuzë që ishte e pavërtetë. Iu hoq e drejta e botimit, ndërsa Bejko do të dërgohej në minierën e qymyrgurit në Memaliaj, si minator galerie. Për gjashtë vjet (janar 1974- nëntor 1980) nxori qymyr guri. Vajtjen në minierë Bejko, e cilësoi si grusht të fortë që ia errësoi jetën.
Për daljen nga miniera Kadareja ndërhyri me forcë disa herë tek kryesia e Presidencës së kohës. Pastaj ndërhyri tek Sekretari i parë në Gjirokastër dhe te shumë të tjerë që ta kthenin Bejkon në arsim. Pas daljes nga miniera, po Kadareja, i ndihmoi të botonte prapë poezi.