UEFA do të votojë në lidhje me pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit në mbledhjen e caktuar më 3 maj. Kosova do ta mësojë vendimin në lidhje me pranimin në UEFA në mbledhjen e caktuar për 3 maj nga Federata Evropiane e futbollit.
UEFA ka konfirmuar datën kur do të vendoset për aplikacionin e Kosovës. Në rast të pranimit, Kosova do të kërkojë pranim në FIFA për të marrë pjesë në ciklin e eliminatoreve për Kampionatin botëror 2018 në Rusi, edhe pse shorti i fazës së grupeve tashmë është tërhequr.
“Nëse aprovohet Kosova si anëtare e 55 e UEFA-së, pritet që ata të kërkojnë anëtarësimin e plotë në FIFA, që do t’i lejonte atyre pjesëmarrjen në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”“, ka shkruar më tej njoftimi nga UEFA.
Komentet