DITË ZIE NË NIKAJ – MËRTUR
(pushkatim pa gjyqë)
Pushteti i djehit, i komanduar direkt nga politika skllavo – serbë, sollë “rrezen e zezë”; “operacionin” e pa parë në Lekbibaj të Tropojës; në “Koder t’Bek Selimit”; me 29 – shtator – 1946; nën drejtimin e Komandantit të Operacionit, MUSA DACI DHE TOGERIT XHEMAIL SELIMIT ku pushkatoi, pa gjyqë përpara popullit të vet të Nikaj – Merturit; – FET SADIKUN e Palqit dhe UKË QUNIN e Tetajve.
Krismat e tigujve të batareve komuniste, mbi trupat e atdhetarëve, t’ pafajshëm, përpara popullit; ishin nji presion i madhë “psikologji – ideologjik”; që mbeten në historinë e popullit tonë; si “rë ugurzezë” e “OPERACIONIT terorist – komunist”.
…!
Pushka ballë për ballë të NDERON
…!
FET SADIK GJOLIN, burrë i lartë i Merturit dhe djali i SADIK GJERGJIT të Mërturit; — i Cili ruhet, në Historinë Kombëtare si udhëheqës: Në “Kryengritjen e 1910” – tës dhe pjesëmarrës; në “Kryengritjen e 1912” – tës…– LAVDI PASTË ! Dhe UKË QUN QEHAJEN; i pushkatuen ballë për ballë pa gjyqë; përpara popullit …, I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre !
Urdhëri ishte: “14 deri në 80 vjeç”; me u grumbullue në “Koder të Bek Selimit” në Lekbibaj; në mëngjesin e 29 – shtatorit të vitit 1946 – tës. Si u tha, u ba, pa asnji munges …
Mbi ata burra u bë nji presion, PSIKOLOGJIK I PAPARË !
Populli u gjënd i rrethuar, me forca ushtarake, që mbanin në duar pushkë, automatikë e mitraloza…!?
Me dhjetra – dhjetra të tjerë i nxirrnin mbas kodre duke u zbrazur batare pushkësh; mbi krye dhe duke ndjellur e mbjellur, “presion psikologjik”, se gjoja i vranë dhe disa, po i nisin për në burg, në “Kodër t’ Shëngjergjit”…!? — Ishte një tmerr i pa parë…! ME dhjetra e qindra i burgosen nëpër ahuret e fshatarëve.
FET SADIKU 71 vjeç, e UKË QUNI 25 vjeç, urrejtjen ndaj komunizmit e paguen; “në mënyrën, më tragjike; por edhe më madhështore” !?
Unë isha tetë vjeç atëhere dhe më tregoi babai im, i cili ishte prezent atë ditë të zezë në “Koder t’ Bek Selimit”:
Nëntogeri i ra më “qytë të automatikut” dhe e shtyu FETË SADIKUN, në sy të popullit të vet…, ai i tha;
pa i ra fare syni qerpik: “Më vritni përballë, se ham drej jetën; s’ jam për kështu…, mue s’ më ka prekë kush kurrë, me dorë; përveç nana ime”…!?
“Aty, aty, mos e çon më larg” – i tha MAJORI; Komandanti i Operacionit togerit…!? I cili me breshëri automatiku, përpara popullit e ka pushkatue — 71 vjeçarin FET SADIKUN; dhe po ashtu edhe 25 vjeçarin UKË QUNIN…!?
…!
Gjaku i tyre është dritë për DEMOKRACINË në Nikaj – Merturë e më gjërë në Shqipëri.
…!
Figura e lartë e Burrave të Merturit Fet Sadikut e Ukë Qunit; kan shpërthyar në “eposin e këngës”:
Kujtojmë vargjet e poetit NDOC MALAJ; ku nëpërmes të tjerave thekson se; ç’ thotë Fet Sadiku përpara vdekjes:
…/ “Largomja pushkës tytën/ /Mos më prek por skuqja grykën/
/Se edhe qielli në tokë me ra/ /FET SADIKU frikë nuk ka”/.
E vazhdojmë më këngëtaret:
— Bardhok Prebibaj e Nikolin Përpali..,
/“Toka e qielli se qu nxi/ /Vajton zana mbi Kaki/
/Fet Sadiku e Ukë Quni/ /Krenari Nikaj – Merturi”/
Theksoj; kater vargje të poetit PAL NEÇAJ:
/“Lavdi pastë kreshniku Fet Sadiku/ /S’ ju tundë mjekra, s’ ju tund qerpiku/ /Sa të jetë jeta dheu dhe guri/, /E kujtojnë të gjallë Nikaj – Merturi’’/
Djemtë e pa epur, t’ MERTURIT…,s’ i harron historia ! Ketyre, “Martirëve të DEMOKRACISË” edhe unë u kam thur vargje:
/Ukë Quni i forte sa guri/ /për konopi e terhoqën zvarrë/…,
/S’ u përul, asë para plumbit/; /në zemrat tona, jeton i gjallë/
/Fet Sadiku i Sadik Gjergjit/; /i drejtoi gjoksin automatikut/ ,
/nuk e trëmbin “këllysht e trathtisë”/; /të urdhëruar prej Serbisë/ /Me futë tmerr, me ngjallë panik/…,
/Trimi s’ vdes, po shëndrrohet, në mejt/…!
/Gjakpirsit i drejtohet/: — /“Zkuqja gryken mashinkes/;
/më vrit përballë e jo, mbas shpindës”/…!?
T’ i pushkatojnë, njerzit pa gjyqë…! S’ e bënë pushtuesit e huaj — Këtë e bënë vëllëzrit shqiptar, me urdhërin e STALINIT; e të udhëhequr prej … DIKTATORIT, të “Pushtetit të Djehit” !
Atë fat e pësoi, me 30 nëndor 1946, Burri i Tetajve: SYL MARTIN MARKAJ; i cili u pushkatue “NË ËMËR TË POPULLIT” pa gjyqë; përpara popullit të Dukagjinit në “KODER TË SHINGJERGJIT”
Popullsia e NIKAJ – MERTURIT, kët dhunë — S’ E KISHTE PA asë pranuar ndonjiherë…!?
Kjo ishte “NJOLLË E ZEZË”, e urdhëruar, prej — U D B-së;
e miratuar, nga DIKTATI i parties !
Populli e thotë: Ajo mos u harroftë… !?
— FET SADIK GJOLI, UKË QUN QEHAJA, SYL MARTIN MARKAJ; — ranë MARTIRË të DEMOKRACISË; për të mos u shuar kurrë.
Ju pershndes per ket kujtese te nderueme!
Me respekt.