Herbert Spencer (shqip: Herbert Spenser) (27 prill 1820 – 8 dhjetor 1903) ishte një filozof anglez dhe një teoricien politik i famshëm; me një njohje pothuaj enciklopedike që i mundësonte të shkruante mbi tema si qeverisja, etika, edukimi, ekonomia, sociologjia, biologjia, psikologjia dhe antropologjia.
Spenceri ngriti disa nga idetë mbi konceptin “evolucion” të cilat mëpastaj u morrën nga Charles Darwin dhe u zhvilluan më tej në kornizën biologjike.
Nga idetë politike Spenceri ishte një liberal i shekullit të 19-të (liberal klasik), i ngjashëm me libertarianët e sotëm. Kundërshtonte ndërhyrjen e çfarëdollojshme të qeverisë në punët private dhe dha argumenta thelpësore që përdoren ende edhe sot e kësaj dite. Herbert Spencer është i famshëm për idetë e tija individualiste dhe për refuzimin e çdo lloj kolektivizimi. Spenceri këmbngulte për një qasje humane dhe etike ndaj problemeve dhe zhvillimeve shoqërore, e cila qasje e ndalonte dominancën dhe agresionin drejt grupeve apo individëve më të dobët, pavarësisht se mund të tregohej se në afatgjatë një sjellje e tillë mund të kishte efekte të mira.
Herbert Spenceri është quajtur “Libertariani i parë” (The First Lbertarian), Sciabarra (1999).
Biografia
Herbert Spencer u lind më 27 prill 1820 në Derby, Angli.
Idetë
Idetë e Herbert Spencerit u shtruan së pari në artikuj revistash dhe u botuan në një seri librash të cilët ai i rishkruajti dhe rishikoi në mënyrë të vazhdueshme.
Spencer vendosi në qendër të filozofisë së vet një konceptim organik të evolucionit me origjinë biologjike. Si shumë racionalistë të tjerë të viteve 1800-të, përqafon të gjithë kompleksin e njohurisë njerëzore, nga shkencat natyrore tek etika. Teorinë e evolucionit e përdor për të rindërtuar sistemin e një shoqërie natyrore me kufijë natyrorë mes ekonomisë dhe politikës.
Nga një homegjeneitet jokoherent, mbërrihet në heterogjeneitet hoherent. Nga biologjia kalohet tek psikologjia, tek sociologjia dhe tek etika: natyra avancon sipas një linje të drejtë nga energjia tek jeta, nga jeta tek mendja, nga mendja tek shoqëria, nga shoqëria tek qytetërimi dhe tek qytetërime edhe më të përdalluara (diferencuara) dhe të integruara.
Ky konceptim, në terma shoqërorë, do të thotë se një shoqëri që bëhet gjithnjë e më komplekse ka më pak nevojë për Shtetin. Me rritjen e industrializmit një pjesë gjithnjë e më e madhe i lihet inciativës private – ndërsa janë shoqëritë e militarizuara që mbeten me ndërhyrje të përhapura shtetërore.
Pjesa më e madhe e legjislacionit është i keq sepse korrupton perfeksionin që natyra priret të prodhojë nëpërmjet mekanizmave selektues natyrorë, si për shembull: eksperienca, tradita etj.
Social Statics (1850) ishte libri i tij i parë dhe bënte një portretizim utopik të shoqërisë. Ai argumentonte se shoqëria njerëzore ështe e drejtuar nga ligje natyrore fikse, dhe se qeveria duhet ta kufizonte veprimtarinë e saj në forcimin e këtyre ligjeve natyrore. Ai theksoi nevojën e shoqërisë që të vetrregullohej në varësi të ambientit material dhe deklaroi një princip libertarian të “lirisë së barabartë” për çdo individ.
Evolucioni
Në vitin 1852 Herbert Spencer botoi një artikull të rëndësishëm ku artikulohej ideja e evolucionit biologjik. Artikulli pati një ndikim të madh mbi Charles Darwin-in dhe mbi teorinë e tij të evolucionit e cila u shfaq në vitin 1859. Tek vepra “he development hypothesis ai sulmoi “kreacionizmin-special” dhe proklamoi një model evolucionar të botës natyrore, bazuar mbi një proces të vazhdueshëm ndryshimesh të vogla. Libri i dytë i tij, The Principles of Psychology (1855) argumentonte se mendjy njerëzore ishte produkt i evolucionit organik të prodhuar nga ambienti dhe stimujt rrethues. Ai u sulmua për ateizmin dhe materializmin e tij.
Edukimi
Esetë e tij mbi edukimi,n Education: Intellectual, Moral and Physical (1861), përqeshin praktikën e mësimit me ngut, dominancën e latinishtesh dhe greqshtes në klasat më të larta të shkollës dhe vëmendjen e tepruar ndaj historive me mbretër dhe me mbretëresha. Spencer-i në të kundërt rekomandoi një program “vet-zhvillimi”, bazuar mbi zgjidhje problemesh, gjeometri empirike, ushtrim të shëndetshëm, vizatim nga vëzhgimi, dhe shkencat natyrore. Ai tha se fëmijët duhet të mësohen dhe disiplinohen, jo nga grada artificiale dhe nga ndëshkime por duke pranuar pasojat e veprimeve të tyre.
Filozofia
Etika dhe sociologjia
Spenseri shumë shpesh përmendet së bashku me Kontin, në radhën e sociologëve që ndikuan në zhvillimin e sociologjisë.
Herbert Spencer-i ishte një ndër kontribuesit më të hershëm të filozofisë se idetë evolutive aplikohen edhe mbi njerëzit dhe shoqëritë. Spenceri i zhvilloi idetë e tij përpara Darvinit, dhe darvinizmi shoqëror i konceptuar nga ai merrej vetëm me përmirësimin progresiv dhe të vetvetishëm të shoqërisë njerëzore, sikundër ndodh në botën natyrore. Versioni individualist spencerian i darvinizmit shoqëror nuk ka asgjë të përbashkët me format e kolektivizuara të “darvinizmit shoqëror” që promovonin dhe realizonin luftë dhe vrasje mes racave, sikundër predikonin nacional socialistët gjermanë (nazistët). Studiuesit Root (2008) dhe Leonard (2009) nëpërmjet studimeve të tyre, demonstrojnë se H. Spenceri nuk e mbështeti verisonin gjerman të “darvinizmi shoqëror”, dhe për më tepër nuk ishte përgjegjës për shtrembërimet që iu bënë konceptit. Wikipedia