Më 25 prill 1993 Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Kreu i Selisë së Shenjtë u ndal në Shkodër dhe në Tiranë. Pas vizitës së tij, në hierarkinë e re të pasdiktaturës u vendosën katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Ilia , Imzot Rrok Mirdita, Imzot Robert Ashta dhe Imzot Zef Simoni.
Polaku Karol Jozef Vojtila u zgjodh “Papë” në Vatikan më 16 tetor 1978. Eshtë autor i veprës “Të kapërcejmë pragun e shpresës”, njofton Drejtoria e Arkivës. Bashkëlidhur, paraqitet një fotografi e Imzot Frano Iliajt në Vatikan me Papa Gjon Palin II dhe Mikel Brogën.